Vetingu
Me mbi 15 000 dollarë dhuratë, 4 shtëpi dhe dyqan/ Prokurori “pasha” që hoqi dorë nga dosja 184

Në shtator 2019, Rifat Kojku u emërua në krye të Prokurorisë së Dibrës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 8 vota.
Ai zëvendësoi Esmeralda Keshin e cila u zgjodh anëtare e KLP. Rifat Kojku, për të cilin Vettingu ka nisur në Dhjetor të vitit 2020, është një nga prokurorët që ka hetuar dosjen 184, e cila ka si objekt hetimi, manipulimin e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër.
Kujtojmë se në korrik vitit 2019, dosja në fjalë, nga Prokuroria për Krimet e Rënda u transferua në Prokurorinë e Dibrës, ku drejtuesja Esmeralda Keshi, të cilës një familjar i saj i ka dalë në përgjimet e dosjes 184, caktoi për hetimet prokurorin Rifat Kojku së bashku me një tjetër.
Prokurori Kojku pasi nisi hetimet për këtë dosje u zgjodh në krye të Prokurorisë së Dibrës dhe kjo u komentua si një “shpërblim” për shkatërrimin e dosjes 184. Por, më vonë u raportua se prokurori Kojku kishte hequr dorë nga kjo dosje, për arsye ende të paditura publikisht.
Duke iu referuar pasurisë së tij ndër vite, duket se nuk i ka munguar lidhja me pushtetin. Në vitin 2016 vajza e tij deklaron se ka punuar në Kryeministrit, ndërsa në vitin 2018, djali deklaron se ka punuar në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Nëse ndalemi vetëm tek pasuria, patundshmëri dhe tundshmëri, prokurori Rifat Kojku rezulton me disa shtëpi një prej të cilave 86 m2 trashëgimi në Dibër.
Apartament banimi 88.79 m2, apartament banimi 99.72 m2, apartament banimi 100.69 m2, dyqan me sipërfaqe 27.16 m2 dhe garazh me sipërfaqe 21.40 m2 në Yzberisht. Gjithashtu ndër vite ai deklaron dhuratë nga motra 15 000 dollarë.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Rifat Kojku.
Viti 2003
Ap banimi ku zotëron 20 % me vlerë, 0,0184 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 0,096 milion lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga, 0,036 milion lekë.
Të ardhura të djalit nga paga me vlerë, 0, 755 milion lekë.
Viti 2004
Shtëpi banimi blerë nga privatizimi, me vlerë 19 800 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 990 830 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 248 000 lekë.
Pensioni i prindërve në shumat, 96 000 lekë dhe 36 000 lekë.
Viti 2005
Shtesë në shtëpi në papafingo me vlerë 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 115 332 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 313 281 lekë.
Pensioni i prindërve në shumën 132 000 lekë.
Viti 2006
Shtëpi banimi.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 125 230 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 333 731 lekë.
Pensioni i prindërve, 110 000 lekë dhe 50 000 lekë.
Detyrim për studime të vajzës, 1 720 euro.
Viti 2007
Kursime, 650 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 974 520 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 342 000 lekë.
Pensioni i prindërve, 120 000 lekë dhe 80 000 lekë.
Detyrim për studime të vajzës, 200 000 lekë.
Viti 2008
Kursime 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 327 548 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 417 000 lekë.
Pensioni i prindërve, 120 000 lekë dhe 80 000 lekë.
Viti 2009
Kursime, 450 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 062 834 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 464 000 lekë.
Pagesë për studimet e vajzës, 250 000 lekë.
Viti 2010
Kursime, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 117 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 480 000 lekë.
Të ardhura nga ekonomia ndihmëse (nuk e sqaron), 100 000 lekë.
Pagesë për studimet e vajzës, 450 000 lekë.
Viti 2011
Kursime, 500 000 lekë.
Dhuratë nga dhëndëri dhe motra, 5 000 dollarë amerikan.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 229 296 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 511 084 lekë.
Të ardhura nga ekonomia ndihmëse, pemëtore, 80 000 lekë.
Pagesë për studimet e vajzës, 550 000 lekë.
Viti 2012
Kursime 500 000 lekë.
Dhuratë e sjellë nga motra në SHBA, 5 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 293 928 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 520 183 lekë.
Të ardhura nga ekonomia ndihmëse, tokë e paregjistruar, 50 000 lekë.
Pagesë për studimet e vajzës, 500 000 lekë.
Viti 2013
Kursime 370 000 lekë.
Ap 1+1 me sip 100.33 m2.
Ap 2+1 me sip 105.9 m2.
Ap 2+1 me sip 113.77 m2.
Garazh, 25 m2.
Dyqan me sip 28 m2. Këto prona do të ndërtohen ne pronën 300 m2, të blerë në vitin 1997, ku ka qenë në fazën e ndërtimit një banesë dy kat me papafingo, që ka filluar të ndërtohet në vitin 1999.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 229 827 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 555 533 lekë.
Të ardhura nga ekonomia ndihmëse, tokë e paregjistruar, 50 000 lekë.
Viti 2014
Kursime, 450 222 lekë.
Dërguar nga vajza në SHBA, 5 992 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 395 661 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 569 591 lekë.
Të ardhura nga ekonomia ndihmëse, tokë e paregjistruar, 50 000 lekë.
Viti 2015
Kursime, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 461 695 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 575 321 lekë.
Të ardhura nga ekonomia ndihmëse, tokë e paregjistruar, 50 000 lekë.
Shpenzime për ndërtim ap, 500 000 lekë.
Shpenzime, për mobilim ap, 400 000 lekë.
Shpenzime për shkollimin e djalit, 200 000 lekë.
Shpenzime për aktivitetin e përditshëm familjar, 800 000 lekë.
Viti 2016
Ap banimi 88.79 m2 në Yzberisht.
Ap banimi 99.72 m2 në Yzberisht.
Ap banimi 100.69 m2 në Yzberisht.
Dyqan me sip 27.16 m2 në Yzberisht.
Garazh me sip 21.40 m2 në Yzberisht.
Blerë makinë për vajzën me vlerë, 244 800 lekë.
Blerë makinë për djalin me vlerë 173 320 lekë.
Shpenzime për aktivitetin e përditshëm familjar, 885 187 lekë.
Gjendje cash jashtë sistemin banker, 75 000 lekë.
Pakësim i llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues, 93 611 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 339 696 lekë.
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 75 000 lekë.
Bashkëshortja deklaron shpenzime për familjen 271 469 lekë.
Gjendje cash e bashkëshortes, 100 000 lekë.
Shtesë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 194 819 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 566 288 lekë.
Vajza deklaron makinë Kia me vlerë,244 800 lekë.
Vajza deklaron shpenzime të kryera për familjen,273 180 lekë.
Gjendja në llogarinë rrjedhëse të vajzës, 223 872 lekë.
Gjendja në llogarinë rrjedhëse të vajzës, 1 146 dollarë.
Të ardhura të vajzës nga puna në Kryeministri, 497 052 lekë.
Djali deklaron makinë Renault me vlerë, 173 320 lekë., të cilën e ka shitur me të njëjtën vlerë.
Shpenzime nga djali, 70 000 lekë.
Gjendje cash të djalit, jashtë sistemit bankar, 103 320 lekë.
Viti 2017
Ap 86 m2 në Peshkopi.
Shpenzime për familjen, 981 626 lekë.
Shpenzime të kryera cash, jashtë sistemit banker 100 000 lekë.
Shtesë cash 80 000 lekë.
Shtesë në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues, 215 394 lekë.
Shtesë në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues, 253 068 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 450 088 lekë.
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 180 000 lekë.
Bashkëshortja deklaron shpenzime të kryera për familjen, 401 039 54 lekë.
Bashkëshortja deklaron shpenzime nga gjendja cash, 30 000 lekë.
Shtesë në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, 199 318 54 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 600 358 lekë.
Vajza deklaron pakësimin e llogarisë rrjedhëse, 72 073 8 lekë.
Vajza deklaron pakësimin e llogarisë rrjedhëse, 1 146 dollarë.
Djali deklaron pakësimin e gjendjes cash, 103 320 lekë.
Të ardhura të djalit të arkëtuara për studime master në Bolonja, 3 652 53 lekë.
Viti 2018
Shpenzime në funksion të familjes, 1 168 566 lekë.
Pakësim llogarie e subjektit deklarues, 11 521 lekë.
Shtesë në gjendjen cash të subjektit deklarues, 280 000 lekë dhe 286 724 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria Dibër, 1 443 769 lekë.
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 180 000 lekë.
Bashkëshortja deklaron shpenzime të kryera për familjen, 402 989 5 lekë.
Shtesë në llogarinë e bashkëshortes, 50 000 lekë.
Shtesë në llogarinë e bashkëshortes, 146 585 5 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga paga si mësuese 599 575 lekë.
Vajza deklaron shpenzime, 414 083 lekë.
Gjendje cash e vajzës, jashtë sistemit bankar 100 000 lekë.
Vajza deklaron pakësim në llogarinë rrjedhëse, 39 444 7 lekë.
Të ardhura nga DAP-i në Tiranë, 474 639 lekë.
Të ardhura të djalit nga KLSH, 45 727 lekë./CNA.al