Connect with Us

LRE prezanton kandidatët kryesorë për deputetë në 12 Qarqe!

Politikë

LRE prezanton kandidatët kryesorë për deputetë në 12 Qarqe!

Publikuar

-

LRE prezanton kandidatët kryesorë për deputetë në 12 Qarqe!

Pasi regjistroi në KQZ listën e saj të kandidatëve për deputetë, LRE – Lëvizja e Re, ka prezantuar në Selinë Qendrore të kësaj partie, edhe kandidatët e saj kryesorë në 12 Qarqe.

Udhëheqësit e listavë të kandidatëve për deputetë të LRE janë qytetarë të thjeshtë, të ndershëm dhe të papërlyer.

Kryetari i LRE z. Arian Galdini tha se 50% e kandidatëve të LRE janë intelektualë të nderuar nga Diaspora.

Bien në sy dy shtetasit amerikanë Luljan Strazimiri dhe Fitimtar Lala.

Inxhinieri Luljan Strazimiri kthehet pas 25 vitesh nga SHBA, ku ka qenë drejtues i lartë në kompani prodhimi dhe robotike, për të konkuruar si i dyti në listën e kandidatëve të LRE për Qarkun e Tiranës.

Ndërsa Inxhinieri dhe Sipërmarrësi nga New Yorku, Fitimtar Lala, kthehet pas 30 vitesh nga SHBA, për të udhëhequr listën e kandidatëve për deputetë të LRE për Qarkun e Lezhës.

Ekonomisti Majlind Mejdani kthehet pas 20 vitesh në Itali, për të udhëhequr listën e kandidatëve për deputetë të LRE në Qarkun e Beratit.

LEXO EDHE:  Gara për KLP/ Prokuroria e Përgjithshme miraton Vladimir Marën dhe Esmeralda Keshin

Ish – Ushtaraku i Lartë dhe Sipërmarrësi Alban Kokallaj kthehet pas 21 vitesh emigracion nga Britania e Madhe, për të udhëhequr listën e kandidatëve për deputetë të LRE për Qarkun e Vlorës.

Inxhinieri Përparim Demi rikthehet pas 30 vitesh emigracion në Rumani, për të udhëhequr listën e kandidatëve për deputetë të LRE në Qarkun e Elbasanit.

Sipërmarrësi dhe ish mësuesi i muzikës Shpëtim Puca rikthehet pas 30 vitesh emigracion për të udhëhequr listën e kandidatëve të LRE për Qarkun e Dibrës.

Qarkun e Korçës e udhëheq zonja, nëna, gazetarja dhe intelektualja Ejona Mema, Qarkun e Fierit e udhëheq pedagogia e ekonomisë Denisa Kele, Qarkun e Shkodrës e udhëheq bankierja Elma Bala, Qarkun e Kukësit e udhëheq juristi Asllan Hoxha, Qarkun e Gjirokastrës e udhëheq arkitektja Altea Karaj, ndërsa Qarkun e Durrësit e udhëheq traineri i boksit i Ekipit të Teutës dhe pedagogu e edukatori Jonid Nano.

Motoja elektorale e LRE për fushatën zgjedhore të 25 prillit është, Ndize Zjarrin!

LRE është parti e re politike e së djathtës humane, e drejtuar nga pedagogu i ekonomisë Arian Galdini.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nuk ka shanse për mungesa”/ Balluku: Synimi ynë, 24 orë energji elektrike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka folur në lidhje me krizën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në lidhje me energjinë elektrike dhe rritjen e çmimeve.

Balluku u shpreh se nuk ka asnjë shans të kthehet mungesa e energjisë elektrike dhe synimi është të ofrohet 24 orë energji elektrike në gjithë territorin e Shqipërisë.

Gjithashtu, ministrja zbuloi se për përballimin e krizës ka dy paketa që në total përmbajnë rreth 200 milionë euro.

Balluku thekson se e rëndësishme është të mos abuzohet me çmimin.



Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në mungesë të energjisë elektrike. Synimi ynë është të ofrojmë 24 orë energji elektrike për gjithë territorin. Ne po marrim masa.

Çfarë do bëjmë sot është sigurimi sasisë së energjisë elektrike. Pas daljes së VKM për emergjencën është krijuar një shtab, tashmë jemi duke bërë menaxhimin dhe duke marrë vendime të përbashkëta që do të ndihmojnë në përballimin e krizës.

Ka dy paketa, faza e parë llogarit 100 milionë euro deri në dhjetor dhe nga janari deri në fillim te pranverës janë 100 milion euro të tjera. Ne presim edhe rritje të niveleve te kaskadës. Nëse kemi reshje kjo faturë do të zbutet. Kryeministri tha se të gjithë abonentët familjarë dhe të bizensit të vogël do të jenë të mbuluar. Nuk ka shans që të rikthehet një regres një reformë e bërë.

Është e rëndësishme se nuk duhet të abuzohet me çmimin”, është shprehur Balluku në Opinion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjetike/ Balluku: Mund të kemi një dimër të vështirë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka folur për krizën energjetike globale, e cila parashikohet të prekë edhe Shqipërinë.

E ftuar në “Opinion”, Balluku ka deklaruar se kyqeveria nuk ka pasur asnjë pritshmëri për rritjen e një kërkese të tillë.

Ajo ka shtuar se diçka e tillë është marrë vesh gjatë muajit gusht dhe është ndikuar nga disa faktorë.



“Fillimisht është kërkesa më e madhe se ajo që kemi pas në 2019, tregu po kërkon të kthehet në një nivel më të lartë. Nuk ka pasur asnjë pritshmëri për rritje të prodhimit dhe të kërkesës së tillë.

Ne e morëm vesh gjatë muajit gusht, ku kanë ndikuar disa faktorë, kërkesa më e lartë. Disa nga termocentralet kryesore janë mbyllur, faktorë tjetër janë edhe ndryshimet klimaterike, shpejtësia e  erës është ulur në 50%. Ky dimër ndoshta mund të jetë i vështirë”, ka deklaruar Balluku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Baton Haxhiu mbron Bashën dhe akuzon: Militantët e PD-së janë llumi i shoqërisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Baton Haxhiu, ka marrë rolin e avokatit të Lulzim Bashës sonte në Opinion, ku po diskutohej për lëvizjen e liderit të demokratëve në rrethe, ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka gjetur mbështjetjen e qindra e mijëra militanteve nëpër “Foltoret” e tij.

Haxhiu tha se militantët që ndjekin Berishën si duhen askujt, duke i konsideruar si ‘llum’.

LEXO EDHE:  “800 firma mbështetëse brenda pak ditësh”/ Galdini prezanton kordinatorin politik për qarkun e Kukësit

LEXO EDHE:  Gara për KLP/ Prokuroria e Përgjithshme miraton Vladimir Marën dhe Esmeralda Keshin

“Këta e kanë ndarë Partinë Demokrartike në dysh. Ky i ka marrë militantët, ata që nuk i duhen askujt. Janë vetëm votues.



Këta votues që janë afër Sali Berishës janë lidhur shpirtërisht me ta. Dhe ky po keqpërdor shpirtin e tyre për të rrënuar partinë e vet”, tha Haxhiu./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE