Connect with Us

Katër pyetje lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson

Blog

Katër pyetje lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson

Publikuar

-

Food and Drug Administration (FDA) e Shteteve të Bashkuara ka autorizuar përdorimin në emergjencë për të rritur e vaksinës kundër Covid-19 të zhvilluar nga Johnson & Johnson. Ja sesi funksionon dhe cilat janë diferencat me vaksinat e Moderna dhe Pfizer/Biontech.
Si funksionon vaksina e Johnson & Johnson?

Vaksina e Johnson & Johnson është një vaksinë me vektor viral. Për ta krijuar, kërkuesit kanë përdorur si vektor një adenovirus të padëmshëm dhe e kanë zëvendësuar një pjesë të vogël të instruksioneve gjenetike të tij me gene të proteinës spike të Sars-Cov-2, ajo që mundëson të hyhet tek qelizat dhe t’i infektojë ato.

Kur ky adenovirus i modifikuar injektohet, hyn në qelizat e personit që i nënshtrohet vaksinimit. Qelizat lexojnë instruksionet gjenetike dhe prodhojnë proteinën spike, që do të jetë kështu e pranishme në sipërfaqen e tyre. Sistemi imunitar i personit të vaksinuar zbulon kështu këto proteina të huaja dhe prodhon antitrupa që do ta mbrojnë në rast se do t’i ekspozohet Sars-Cov-2.

Vaksina që përdor vektorin adenovirus është e sigurtë, pasi adenovirusi i përdorur nuk mund të replikohet në qelizat njerëzore apo të shkaktojë sëmundje dhe proteina spike të Sars-Cov-2 nuk mund ta shkaktojë Covid-19 pa pjesën tjetër të koronavirusit.

Kjo teknikë nuk është e re. Johnson & Johnson ka përdorur një metodë të ngjashme për të prodhuar vaksinën e tij kundër Ebolës, por edhe vaksina kundër Covid-19 e AstraZeneca-Oxford është një vaksinë me vektor viral që rrjedh nga adenovirusi.

Sa është efikase?

Nga studimet e FDA në Shtetet e Bashkuara ka dalë se kjo vaksinë e Johnson & Johnson ëështë efikase në masën 72% në parandalimin e të gjitha rasteve me Covid-19 dhe në masën 86% në parandalimin e formave akute të sëmundjes. Edhe pse mbetet probabiliteti që një njeri i sëmurë të infektohet, do të kishte shumë mmë pak probabilitet që këta të kenë nevojë të shtrohen në spital apo të vdesin nga Covid-19.

Testime të ngjashme në Afrikën e Jugut, ku mbretëron një variant i ri dhe më infektues, kanë prodhuar rezultate të ngjashme: kërkuesit kanë zbuluar se vaksina e Johnson & Johnson është lehtësisht më pak efikase – në masën 64% – në parandalimin e sëmundjes në përgjithësi, por megjithatë ka një efikasitet prej 82% në parandalimin e formave të rënda. Raporti i FDA tregon se vaksina mbron edhe ndaj variantit “anglez” dhe atij “brazilian”.

Cilat janë diferencat më vaksinat e tjera?

Diferenca kryesore është se vaksina e Johnson & Johnson është një vaksinë me vektor viral që derivon nga adenovirusi, ndërsa vaksina e Moderna dhe e Pfizer janë të dyja vaksina me Rna lajmëtar (mRna). Këto lloje vaksinash përdorin udhëzimet gjenetike e ardhura nga koronavirusi për t’u thënë qelizave të një personi që të prodhojnë një proteinë spike, por nuk përdorin një virus tjetër si vektor. Veç kësaj ka shumë diferenca praktike.

LEXO EDHE:  A po shuhet pandemia?/ Fauci: Në dhjetor fillojnë vaksinimet në SHBA dhe Evropë

Të dyja vaksinat e mbështetura mbi mRna kanë nevojë për dy doza. Vaksina e Johnson & Johnson është njëdozëshe, një element themelor kur ka ka mungesë vaksinash. Vaksinat me mRna duhet të transportohen dhe të ruhen në temperatura shumë të ulëta dhe kanë nevojë për një zinxhir kompleks ftohës për t’u shpërndarë në siguri, kurse ajo e Johnson & Johnson mund të ruhet për të paktën 3 muaj në një frigorifer normal, duke ja lehtësuar përdorimin dhe shpërndarjen.

Përsa u përket efikasitetit të ilaçeve të ndryshme, është e vështirë të krahasohen, duke pasur parasysh disa diferenca në fazat e eksperimentimit. Vaksinat e Moderna dhe Pfizer duket se kanë një efikasitet prej rreth 95% në parandalimin e Covid-19, por testimet janë kryer gjatë verës dhe vjeshtës së 2020, përpara përhapjes së variantëve të rinj dhe më infektuese, kundër të cilave tani po u testohet efikasiteti. Eksperimentimet e Johnson & Johnson janë bërë më së vonshmi dhe marrin në konsideratë efikasitetin e ilaçit kundër variantëve të rinj.

Duhet të zgjedhim një vaksinë në vend të një tjetre?

Edhe pse efikasiteti i përgjithshëm i vaksinave të Moderna dhe Pfizer është më i lartë se ai i vaksinës së Johnson & Johnson, është mirë të mos pritet që të mund të zgjidhet se cila vaksina të bëhet, duke qenë se për momentin është ende shumë larg. Vaksina e Johnson & Johnson është efikase thuajse sa ato me mRna në parandalimin e rasteve të rënda dhe është kjo që vërtet ka rëndësi.

Vaksina e Johnson & Johnson dhe vaksina të tjera me vektor viral, si ajo e AstraZeneca, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për përpjekjet e vaksinimit global. Nga pikëpamja e shëndetit publik është e rëndësishme të kihen vaksina të ndryshme kundër Covid-19 dhe ajo e Johnson & Johnson është një shtesë e re e dobishme në arsenalin vaksinor. Nuk ka nevojë për ndonjë freezer, gjë që e bën shumë më të thjeshtë për t’u dorëzuar e ruajtur dhe është vaksinë njëdozëshe, një element që thjeshton logjistikën respektivisht asaj të nevojshme kur përdoren dy doza për person.

Për të kufizuar zhvillimin e variantëve të rinj të Sars-Cov-2 duhet të vaksinohet numri më i madh i mundshëm i personave sa më shpejt të jetë e mundur. Johnson & Johnson duhet të dorëzojë rreth 4 milion doza pasi të ketë marrë nga FDA autorizimin e përdorimit të emergjencës. Pasja e një vaksine të tretë të autorizuar në Shtetet e Bashkuara do të jetë një hap i madh përpara në pplotësimin e kërkesave për vaksinim dhe në ndalimin e kësaj pandemie./ (nga The Conversation)-Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

SHBA duhet të ndërhyjë për të ndalur autokratizimin e aleatëve të NATO-s në Evropë

Publikuar

-

Nga

Nga Danial Hegedus “The Hill

Ndërsa administrata e Xho Bajden e cilëson luftën kundër tendencave autoritare dhe korrupsionit si një përparësi të politikës së jashtme, SHBA-ja përballet tani me një sfidë të fortë për axhendën e saj në mbrojtje të demokracisë:zhvillimet autoritare tek aleatët e saj evropianë të NATO-s, dhe sidomos Hungarisë dhe Polonisë.

Që të dyja këto vende kanë përjetuar rënien më të madhe të cilësisë së demokracisë në botën perëndimore, që kur në pushtet u ngjitën partia Fidesz eViktor Orban në Hungari, dhe partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni, e udhëhequr nga Jarosllav Kazinski, përkatësisht në vitet 2010 dhe 2015.

Fakti që asnjëri nga dy institucionet kryesore të matjes së nivelit të demokracisë në botë – Freedom House dhe V-Dem – nuk e konsideron Hungarinë si asnjë lloj demokracie, duhet të ngrejë alarmin për natyrën e vërtetë autoritare të projekteve jo liberale në mesin e aleatëve të SHBA-së në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Nëse Uashingtoni bën një sy qorr ndaj zhvillimeve autoritare në sistemin e vet, SHBA rrezikon që të akuzohet për standarde të dyfishta, gjë që mund të dobësoj ëndjeshëm axhendën e saj në mbrojtje të demokracisë.

Gjithsesi kur bëhet fjalë për demokracinë dhe sundimin e ligjit, autokratizimi i Hungarisë dhe Polonisë përbën një sfidë më të madhe për Amerikës sesa vetë besueshmëria e saj. Përveç Turqisë, Hungaria është i vetmi shtet anëtar i NATO-s që nuk po arrin të veprojë, jo vetëm në përputhje me vlerat demokratike që promovon administrata aktuale në SHBA, por edhe me përparësitë e politikës së jashtme dhe interesat e SHBA në raport me Kinën dhe Rusinë.

Në kontrast të dukshëm me Budapestin, angazhimi i Polonisë ndaj NATO-s ka qenë i palëkundur, për shkak të kërcënimit ekzistues të sigurisë që buron nga Rusia. Gjithashtu Varshava ka qenë e gatshme edhe në të kaluarën për të përmbushur pritshmëritë kryesore të Uashingtonit në lidhje me Kinën, në mënyrë që ta mbajë SHBA-në të angazhuar si një ofrues sigurie në krahun lindor të NATO-s.

Por qëkur ka nisur punën administrata Bajden, Polonia duket se po distancohet nga politika e Uashingtonit ndaj Kinës, duke kërkuar një marrëdhënie më intensive dhe të ekuilibruar me Pekinin, dhe duke e etiketuar si një “çështje dypalëshe” rivalitetin strategjik SHBA-Kinë.

Varshava mund të besojë se ka epërsi në marrëdhëniet dypalëshe me Uashington, nëse vepron sipas supozimit se SHBA nuk do ta zvogëlojë angazhimin e saj të sigurisë së krahut lindor të aleancës, pa minuar qasjen e vet strategjike ndaj NATO-s.

Sipas perceptimit polak, administrata Bajden nuk mund të kërcënojë Poloninë me dobësimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, edhe nëse qeveria e PiS vazhdon edhe më tej me axhendën e saj autoritare. Po si mund të trajtojë Uashingtoni autokratizimin e aleatëve të saj të Evropës Qendrore, Hungarisë dhe Polonisë dhe afrimin e tyre me Pekinin?

Ndërsa ndikimi i SHBA-së mbi Hungarinë mund të jetë i kufizuar, Uashingtoni ka ende ka fuqi të konsiderueshme mbi Poloninë, për shkak të interesit thelbësor të Varshavës në bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Ndaj Uashingtoni duhet të jetë gati që të luajë kartën e sigurisë për t’i bërë presion Varshavës.

LEXO EDHE:  Vaksina Johnson & Johnson nën shqyrtim të mëtejshëm në Shtetet e Bashkuara

LEXO EDHE:  Vaksina Johnson & Johnson nën shqyrtim të mëtejshëm në Shtetet e Bashkuara

Së pari, SHBA-ja duhet të kalibrojë lëvizjet e saj diplomatike dhe të politikave që ndjek, në një mënyrë që të krijojë një pykë midis Polonisë dhe Hungarisë. Kjo mund t’i japë pastaj mundësi institucioneve të Bashkimit Evropian të adresojnë në mënyrë më efektive zhvillimet autoritare në të dyja vendet, por kryesisht në Hungari.

Dhe si mund të realizohet një strategji e tillë? amerikane duhet t’ia bëjë të qartë Polonisë se aleanca strategjike e Varshavës me Budapestin, përbën një barrë të rëndë për çdo thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes SHBA dhe Polonisë.

Ndërkohë, Uashington duhet të përdorë edhe kartën e bashkëpunimit të sigurisë në skenën e brendshme polake, për të dobësuar përfaqësuesit kryesorë të politikës autoritare në qeverinë polake të koalicionit, dhe për të forcuar forcat politike më të moderuara.

Për më tepër, presidenti Bajden duhet t’i përdorë institucionet e BE-së si mjete të mundshme për forcimin e interesave të SHBA-së. Nën këtë frymë, SHBA-ja duhet që të ngrejë çështjen e autokratizimit të vendeve anëtare të BE në nivelet më të larta të dialogut transatlantik, dhe të krijojë një diskurs reciprociteti në lidhje me detyrat e shtëpisë për demokracinë si në SHBA ashtu edhe në BE.

Edhe Gjermania ka ndryshuar së fundmi qasjen e saj, duke pasur si fokus kryesor autokracisë brenda BE-së.  Ndaj politika e Berlinit ndaj Budapestit dhe Varshavës, duhet të përshihet në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe të SHBA-së më Hungarinë dhe Poloninë.

Ashtu siç ndodhi kohët e fundit me ish-prokurorin e përgjithshëm sllovak Dobroslav Trnka, administrata amerikane duhet të vndosë sanksione kundër aktorëve kryesorë të korrupsionit politik në Hungari, duke përfshirë potencialisht edhe prokurorin e përgjithshëm Peter Polt; oligarkun kryesorë të regjimit, Lorinc Mezarosh; apo dhëndrin e Orban, Istvan  Tiborz.

Kjo do të ushtronte presion mbi BE-në që të veprojë, dhe mund të ndihmonte për të nxitur zbatimin e rregullores së kushtëzimit të sundimit të ligjit të BE-së, e cila aktualisht është pezulluar. Nëse Uashingtoni synon që të ruajë besueshmërinë e axhendës së tij në mbrojtje të demokracisë, ai duhet të adresojë në mënyrë bindëse autokratizimin e aleatëve të saj të Evropës Qendrore. Por mund të ketë sukses vetëm nëse administrata Bajden është e gatshme që të përzihet në politikën evropiane në mënyra të papara më herët./Përshtatur nga CNA.al

https://thehill.com/opinion/national-security/552402-why-the-us-should-meddle-in-europe-to-stop-autocratizing-nato

LEXO TE PLOTE

Blog

Shpikësit që u vranë nga shpikjet e tyre

Publikuar

-

Nga

Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe të përdoret gjerësisht prej tij, shpikësi do të kryejë një proces shumë të gjatë testimesh dhe eksperimentesh, për t’u siguruar që mjeti apo objekti që ai ka shpikur është i sigurt dhe i përshtatshëm. Shumë shpikës janë sëmurur apo kanë pasuar aksidente fatale, për shkak të eksperimenteve të tyre. Ja cilët janë disa prej tyre:

Mari Kyri

Ajo ishte gruaja e parë që fitoi Çmimin Nobel në dy fusha të ndryshme, në kimi dhe fizikë. Kyri ishte shkencëtarja që zbuloi radiumin bashkë me burrin e saj Pier Kyri. Në fillim të viteve 1900, radiumi besohej të kishte më shumë vlerë sesa platini apo ari.
Në fillim të vitit 1934, Kyri vizitoi Poloninë, dhe nuk ishte fare e vetëdijshme mbi rreziqet e substancave radioaktive, teksa po përpiqej t’i izolonte ato. Kyri punoi për shumë kohë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe e pambrojtur prej tyre. Me kalimin e kohës, rrezatimi i tepërt i radiumit e sëmuri shkencëtaren me leuçemi. Ajo vdiq vetëm 3 muaj më vonë, më 4 korrik të vitit 1934 në Haute Savoie.

Horac Hanli

Hanli ishte një inxhinier detar gjatë Luftës Civile Amerikane. Shpikja e tij më e njohur ishte një nëndetëse që punonte manualisht, e njohur si “CSS HL Hunley”. Gjatë testit të parë të përdorimit të nëndetëses, 5 anëtarë të ekuipazhit vdiqën kur uji hyri aksidentalisht në nëndetëse. Më 15 tetor të vitit 1863, u krye një eksperiment tjetër. Këtë herë, i pranishëm ishte edhe vetë Hanlin. Fatkeqësisht, në atë eksperiment vdiqën8 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë vetë Horac Hanlin.

Franc Rajhelt

Lindi në Austri dhe u zhvendos me banim në Paris në vitin 1898. Ishte i njohur si një rrobaqepës, por edhe si shpikës. Rajhelt cilësohet si pionier i hedhjes me parashutë. Ai ishte i fiksuar me qepjen e kostumeve që mund të përdoreshin si parashuta.
Ai zhvilloi eksperimentin e tij të parë, duke përdorur një kukull të cilën e lëshoi nga lartësia e katittë pestë të pallatit ku banonte. Eksperimenti ishte disi i suksesshëm, edhe pse kukulla ra në tokë me forcë. Fatkeqësisht, eksperimenti që pasoi do të ishte një dështim total.
Rajhelti kërkoi policisë së Parisit leje për të testuar parashutën e tij nga lartësia e Kullës Eifel. Më në fund ai mori leje në vitin 1912. Më4 shkurt të vitit 1912, ai vendosi të mos lëshonte një kukull si eksperimenti i mëparshëm, por të hidhej vetë nga një lartësi prej më shumë se 57 metrash.
Për fat të keq, eksperimenti dështoi. Parashuta nuk u hap dhe hedhja e Rajhelt atë ditë, ishte e fundit për të në këtë botë. Ai u përplas me forcë në tokë dhe vdiq në çast. Të nesërmen, gazetat ishin plot me lajme për vdekjen e tij, duke e etiketuar si“shpikës të marrë”.

Oto Liliental

Njihet si pioneri gjerman i aviacionit, dhe mbante nofkën “njeriu fluturues”. Ai ishte
personi i parë që kreu me sukses një fluturim të mirë-dokumentuar me avion. Ai vazhdoi eksperimentet e kryera më herët nga Xhorxh Kajlej. Gjithashtu, ai studionte shpesh zogjtë, për të zbuluar strukturën aerodinamike të krahut të avionit.
Si aviator i aftë, Lilienthal kishte fluturuar mijëra herë me deltaplan. Por fluturimi i tij më 9 gusht të vitit 1896, ishte i fundit. Atë ditë ai kreu fluturimin e tij të zakonshëm të provës. Në përpjekjen e katërt, u rrëzua nga një lartësi prej 15 metrash duke gjetur vdekjen.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Silva Bino/ Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër do të…

LEXO EDHE:  Vaksina Johnson & Johnson nën shqyrtim të mëtejshëm në Shtetet e Bashkuara

Uilliam Bullok

Ishte një shpikës amerikan që shpiku shtypshkronjën rrotulluese. Gjetjet e tij ndihmuan në revolucionin e industrisë së botimeve për shkak të shpejtësisë dhe efikasitetit të saj të lartë. Por fatkeqësisht, edhe ai u vra nga shpikja e tij. Më 3 prill 1867, Bullok punoi si zakonisht. Më pas kreu disa rregullime në njërën nga makineritë e tij të reja të shtypjes, që ishte planifikuar të instalohej për gazetën “Philadelphia Pubic Ledger”.
Në atë kohë, Bullok u përpoq të godiste rripin rrotullues të pajisjes. Por i ngeci këmba, e cila u dëmtua shumë. Fati i keq nuk u ndal këtu. Disa ditë pas incidentit, Bullok u operua për të prerë këmbën e tij, por vdiq gjatë operacionit.

Maks Valier

Ishte një pionier i raketave nga Austria, dhe pararendësi i programit të eksplorimit të hapësirës që u bë realitet në shekullin XX-të. Në fund të vitit 1920, kompania tij “Verein Raumschiffahrt” i përqendroi përpjekjet e saj në prodhimin e raketave me karburant të lëngshëm.
Eksperimenti i parë i kryer në 19 prill të vitit 1930 ishte i suksesshëm, por duheshin bërë përmirësime të ndryshme. Një muaj më vonë, më 17 maj të po atij viti, Valier kreu sërish një eksperiment. Por këtë herë karburanti i përdorur ishte alkooli. Fatkeqësisht, raketa shpërtheu dhe Valier vdiq menjëherë në atë incident./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://historyofyesterday.com/6-stories-of-inventors-who-died-because-of-their-own-findings-d3911f727ab7

LEXO TE PLOTE

Blog

Nata e Thikave të Gjata/ Spastrimi i përgjakshëm në Partinë Naziste, që i siguroi Hitlerit pushtetin absolut

Publikuar

-

Nga

Adolf Hitleri ishte i tërbuar nga inati kur avioni i tij personal u ul në aeroportin e Mynihut në orën 4.30 të mëngjesit të datës 30 qershor 1934. Ai ishte i alarmuar dhe gati i dëshpëruar për lajmet e fundit në lidhje me trazirat në qytet. Para se të mbërrinte në Myhin nga Eseni, gati 3 orë më parë, Hitleri ishte informuar se Këmishë-kafenjtë kishin dalë nëpër rrugë duke shkatërruar gjithçka gjenin përpara.

Hitleri u prit në aeroport nga një udhëheqës i Partisë Naziste, që i tha se 3.000 trupa të Sturmabteilung (SA), krahut paramilitar të Partisë Naziste, kishin dalë në qytet, duke thyer dritare dhe duke hedhur parulla, shumë prej të cilave e akuzonin Hitlerin për “tradhti”.

Udhëheqësi nazist u trondit nga ajo që e quajti “dita më e zezë e jetës sime”. Nëse kishte ndonjë tradhtar atëherë ky ishte Ernst Rom, shefi i stafit të SA. Hitleri e anuloi axhendën e planifikuar për atë ditë. Nuk do të kishte asnjë takim me Rom dhe udhëheqësit e tjerë të SA.

Koha për negociata kishte mbaruar. Ai urdhëroi shoferin e tij që të shkonte në Ministrinë e Brendshme të Bavarisë, dhe pasi shkoi atje thirri për raportim 2 figura të larta drejtuese të SA. Kur mbërritën, Hitleri ua shkuli gradat nga uniformat, duke iu ulëritur:“Ju jeni nën arrest dhe do të pushkatoheni!”.

Më pas Hitleri mblodhi një grup policësh të rojeve SS të armatosur, dhe në krye të një kolone makinash, u nis drejt Hotel Hanselbauer në Bad Viese, një qytet me burime termale50 km në jug të Mynihut. Vetëm personeli i hotelit ishte ngritur nga gjumi kur Hitleri u shfaq në derën kryesore dhe kërkoi numrin e dhomës së Rom.
Ai ngjiti shkallët dhe hyri brenda në dhomë“Ju ndodheni nën arrest!”- bërtiti ai. Rom dukej i turbulluar nga ndërhyrja brutale. “Tungjatjeta, udhëheqësi im!”- mërmëriti ai, duke ngritur sytë nga jastëku. Kur Rom doli nga dhoma e tij – i veshur me një kostum blu dhe duke pirë cigare – pjesa tjetër e oficerëve të SA në hotel ishin mbyllur në një dollap.

Hitleri kishte dhënë tashmë urdhrin se ata do të pushkatoheshin. Por çfarë të bëjmë me Rom? Kjo ishte pyetja që e shqetësonte Hitlerin kur u rikthye në Mynih. Për më shumë se një dekadë, Hitleri dhe Rom kishin qenë shokë ideologjikë të pandashëm, veteranë të Luftës së Parë Botërore, dhe ndër të mbijetuarit e parë të atij konflikti që bënë thirrje për një Gjermani të re, që do të ngrihej nga rrënojat.

Të dy ishin dënuar për tradhti të lartë, për rolin e tyre në Puçin e Birrarisë së Mynihut të vitit 1923, dhe ishte Hitleri ai që e kishte ringjallur karrierën e Rom duke e emëruar atë shef të shtabit të SA. Por pushteti e kishte dehur shokun e tij të vjetër. Ai kishte dalë jashtë kontrollit, dhe sjellja e tij e padisiplinuar kërcënonte ambicien e Hitlerit për t’u bërë udhëheqësi suprem i Gjermanisë.

Trazirat po zienin prej gati një viti. Më 6 korrik të vitit 1933, vetëm 5muaj pas emërimit të tij si Kancelar i Gjermanisë, Hitleri mblodhi figurat kryesore brenda lëvizjes naziste për t’i njohur ata me vizionin e tij për kombin, që tashmë ishte një shtet njëpartiak. E tija ishte një analizë pozitive, por me një paralajmërim:frikën e Hitlerit për mundësinë e ndërhyrjes nga fuqitë perëndimore.

Në atë kohë Gjermania ishte ende ushtarakisht shumë e dobët, dhe Hitleri donte të shmangte çdo përballje. Por sjelljet e trupave SA, po përcillnin brenda dhe jashtë vendit përshtypjen e një vendi të dhunshëm dhe të paqëndrueshëm. Brutaliteti kishte arritur kulmin në fund të qershorit, kur Këmishë-kafenjtë arrestuan 500 njerëz në Berlin, pasi 3 prej tyre ishin qëlluar për vdekje nga një socialdemokrat.

Të paktën 23 nga të arrestuarit u torturuan deri në vdekje. SA po bëhej gjithnjë e më e egër, dhe Hitleri kishte frikë nga perspektiva e ndërhyrjes së huaj, para vënies në zbatim të programi i tij të armatosjes. Por, Rom drejtonte një organizatë të përbërë nga rreth 3 milionë anëtarë, shumë prej të cilëve ishin nazistë të guximshëm dhe luftëtarë të kalitur.

Ata po zhgënjeheshin nga Gjermania e Hitlerit. Për ta gjërat nuk ishin shumë ndryshe nga regjimi i dikurshëm, dhe Rom po fliste hapur për një revolucion të dytë. Ai nisi gradualisht ta promovonte veten si udhëheqësi i vërtetë i Gjermanisë naziste.
Më1 shkurt të vitit 1934,Rom firmosi një memo në të cilën ai i kërkonte Reichswehr (ushtrisë gjermane)shkrirjen me SA. Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Verner von Blomberg, refuzoi dhe u ankua tek Hitlerit. Gjatë një takimi më28 Shkurt, Hitleri e refuzoi kërkesën e Rom, dhe miratoi propozimin e Blomberg që SA të ishte si një forcë e mbrojtjes kufitare dhe një njësi stërvitore paraushtarake.

LEXO EDHE:  Dhjetëra të vdekur pas marrjes së vaksinës së Pfizer, çfarë po ndodh?

LEXO EDHE:  A po shuhet pandemia?/ Fauci: Në dhjetor fillojnë vaksinimet në SHBA dhe Evropë

Ai vendim ishte një zhgënjim poshtërues për Rom. “Ajo që deklaron një kaporal qesharak nuk vlen për ne. Hitleri nuk ka besnikëri, dhe duhet të dërgohet me leje. Nëse jo, atëherë ne do t’i menaxhojmë gjërat pa Hitlerin”- u tha ai njerëzve të tij më të ngushtë.

Por këto fjalë mbërritën në veshin e Hitlerit nga Viktor Luce, një informator brenda komandës së lartë të SA. “Ne duhet të ndërhyjmë në kohë”-murmuriti Fyhreri. Por Rom nuk ishte rivali i vetëm i Hitlerit në vitin 1934. Zëvendëskancelari Franz von Papen, kishte ambiciet e tij.

Gjatë fjalës së tij në Universitetin e Marburgut në 17 qershor të vitit 1934, von Papen paralajmëroi se Gjermania nuk mund të “jetojë në një gjendje të vazhdueshme trazirash”. Por Hitleri i zemëruar e paralajmëroi. “Grushti i kombit do të shtrëngohet dhe shkatërrojë cilindo që guxon të ndërmarrë edhe përpjekjen më të vogël për sabotim”-tha ai.

Duke u dergjur në shtratin e tij i sëmurë, presidenti 86-vjeçar Paul Von Hindenburg i
ndoqi ngjarjet me frikë. “Babai i kombit” po vdiste, por ai zotëronte ende aq autoritet sa ta këshillonte Hitlerin të shpallte ligjin ushtarak nëse do të kishte kaos.

Plani i Hitleri ishte i thjeshtë. Ai do të thërriste një mbledhje të udhëheqjes së SA në Bad Viese më 30 Qershor, dhe atje do t’i arrestonte që të gjithë. Teksa po nisej për në Essen për të marrë pjesë në një dasmë, ai njoftoi kreun e rojave personale SS që të përgatitej për “një mision të fshehtë dhe shumë të rëndësishëm të Fyhrerit”.

Ndërkohë, Rajnhard Hajdrih kreu i shërbimit të sigurisë në SS, përpiloi një listë arrestimesh të personave që konsiderohen “politikisht jo të besueshëm”. Ndërkohë,trupat e SA në Mynih dolën në rrugë në mbrëmjen e 29 qershorit për të shprehur pakënaqësitë e tyre, udhëheqësit e tyre – të mbledhur në Hotel Hanselbauer në Bad Viese – besonin se nuk u kanosej ndonjë kërcënim i afërt nga Hitleri.

Ata e kaluan mbrëmjen duke pirë. Pasi ishte rikthyer në Mynih, Hitler mbajti në mesditë një takim me liderët kryesorë nazistë. Fyhrer u tha se Rom kishte marrë 12 milionë marka nga Franca për ta vrarë, akt të cilën Hitleri e quajti si “tradhtia më e keqe në historinë botërore”.

Nuk pati prova për një pretendim të tillë, por ajo akuzë u përdor si justifikim për arrestimin dhe ekzekutimin e komandantëve të SA. Ndërsa SA ishin vënë nën shënjestër në Mynih, në Berlin po spastroheshin konservatorët. Kur u kthye nga Bad Viese, Jozef Gëbels, kreu i propagandës së Hitlerit, i telefonoi Herman Gëring duke i thënë një fjalë të koduar:“Kolibri”. Ishte sinjali që Ministri i Brendshëm të niste të eleminonte njerëzit që ndodheshin në listën e atyre që ishin “politikisht jo të besueshëm”.

Midis të vrarëve ishin Herbert von Bose, sekretari për mediat i Von Papen, dhe Edgar Jung një intelektual kryesor i së djathtës konservatore, që kishte shkruar disa nga fjalimet e Papen. Ndërkohë u vranë shumë figura të larta brenda ushtrisë, duke përfshirë gjeneralmajor Ferdinand Von Bredou dhe gjeneralin Kurt von Shlajer, kancelari i fundit i Gjermanisë gjatë Republikës së Vajmarit, që u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij së bashku me gruan e tij.

Von Papen mbijetoi vetëm sepse Hitleri kishte frikë nga një reagim negativ brenda dhe jashtë vendit, nëse vritej një shtetar i kalibrit të tij. Prestigji nuk i dha atij kurrfarë mbrojtje. Më 1 korrik Hitleri, nën presionin e Gëringut dhe nazistëve të tjerë kryesorë, vendosi pushkatimin e ish-shokut të tij të ngushtë Rom.

Ai i dha atij mundësinë të vriste veten, por Rom refuzoi ta përdorë pistoletën që i dhanë 2 oficerë të SS në qelinë e burgut. Të nesërmen Hitleri njoftoi përfundimin e “aksionit të pastrimit”, dhe më 13 korrik deklaroi në parlament se ishin vrarë gjithsej 74 njerëz. Por vlerësime të tjera flasin për mbi 200 të vrarë. Pavarësisht nga numri, ajo që hyri në histori si “Nata e Thikave të Gjata”, e shndërroi Hitlerin në udhëheqësin absolut të Gjermanisë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.historyextra.com/period/20th-century/night-long-knives-hitler-rise-why-what-happened/

LEXO TE PLOTE