Connect with Us

Humbi bashkëshortin nga Covid/ Reagon ish-deputetja socialiste: Kalova një situatë të vështirë

Politikë

Humbi bashkëshortin nga Covid/ Reagon ish-deputetja socialiste: Kalova një situatë të vështirë

Publikuar

-

Humbi bashkëshortin nga Covid/ Reagon ish-deputetja socialiste: Kalova një situatë të vështirë

Ish-deputetja socialiste Valentina Leskaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, dy javë pasi humbi bashkëshortin nga Covid-19.

Leskaj rrëfen se edhe vetë kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore, ndërsa falenderon të gjithë ata që i telefonuan dhe dërguan mesazhe ngushëllimi.

“Të dashur miq, kolegë e dashamirës,

Në këto ditë të vështira të humbjes së bashkëshortit tim të dashur, babait e gjyshit të shtrenjtë të fëmijëve të mi, njeriut që na bën krenar për vlerat njerëzore dhe emrin që la, Astritit, dua të shpreh një falenderim zemre dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ju, që me telefonatat e mesazhet e ngushëllimit, të ardhura nga çdo cep i Shipërisë e përtej kufijve të saj, na dhatë mbështetje të madhe.

Situata e vështirë shëndetsore që kalova, më pengoi t’u përgjigjesha menjëherë mesazheve tuaja, po unë besoj se falenderimi dhe mirënjohja nuk kanë të bëjnë me kohën, ato janë aty, brenda zemrave tona pavarësisht nga rrethanat e vështirësitë fizike.

Mbështetja juaj më ka dhënë mua dhe gjithë familjes, forcë dhe kurajo për të përballuar humbjen, të cilën do ta kishim më të vështirë pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme.

Lus me zemër të keni vetëm gëzime e mirësi në familjet tuaja, sikurse uroj më të mirën për çdo familje shqiptare në këto ditë të vështira të pandemisë.

Faleminderit nga zemra.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatura që duhet paguar ndaj Becchetit/ Ish avokatja e shtetit: Fitore për qeverinë që është vetëm një

Publikuar

-

Nga

Fatura që qytetarët shqiptarët duhet ti paguajnë biznesmenit italian Francesco Becchetti, pasi u shpall fitues në Arbitrazh, ishte tema e diskutimit mbrëmjën e sotme në emisionin ‘Log’

Ish avokatja e shtetit e viteve 2010-2013, Ledina Mandija është shprehur se kjo është një çështje e ndërlikuar dhe se deri diku qeveria e ka cilësuar fitore gjyqin me sipërmarrësin pasi nga paditë e bëra ai pretendonte të merrte 1,2 miliardë euro.

“Ka ngritur dy padi dhe një nga ato që është në arbritrazhin e investimeve është pendig, ndërsa tjetra ka kaluar në pezullim. Nëse do të ishte e kujdesshme qeveria çështja dhe situata do të ishte ndryshe. Familjarët Beccheti kishin përqindje të konsiderueshme në televizion që është dhe çështja kryesore.

Beccheti ka filluar me ekzekutimin e vendimit kohë më parë ndërkohë që kishim një veprim të arbritrazhit, ka pas dhe veprime të tij ndaj shtetit shqiptar që gjithashtu shteti i është kundërpërgjigjur. Këtë vit është dhe kërkesa e anulimit të vendimit nga arbritrazhi, duke berë që tashmë vendimi duhet të pranohet nga qeveria.  Nga proceduarat që janë ndjekur dhe nga vendet e tjera të botës ta marrim në total të gjithë këtë kosto shifra shkon deri në 120 milionë euro.

Kur Becchetit fitoi gjyqin ai deklaroi fitoren para publikimit zyrtar dhe pse akoma nuk kemi një vendim të publikuar të arbitrazhit pasi pala shqiptare nuk ka rënë dakord për ta bërë një gjë të tillë. Nga paditë që ai ka mund të pretendonte të merrte 1.2 miliardë euro dhe mund të quhet fitore nga qeveria që është vetëm një faturë për tu paguar . Që në 2015 ka filluar beteja ligjore me Becchetit, është e rëndësishme që të bëhet një analizë mbi studiot shqiptare që kanë fituar. Në të gjithë këtë betejë qoftë dhe me lidhjet penale duhet të ishin të kujdesshëm dhe të punohej në grup”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  Mbi 58 milionë të infektuar me Covid-19 në botë/ SHBA regjistron shifra alarmante

LEXO EDHE:  PE miraton vendimin për certifikatat COVID-19

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Disa mësues të gjimnazit infektohen me Covid-19/ Zëvendësohen nga ata të 9-vjeçares

LEXO EDHE:  Disa mësues të gjimnazit infektohen me Covid-19/ Zëvendësohen nga ata të 9-vjeçares

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE