Connect with Us

Emri/ Bindja Demokratike prezanton kandidatin e parë në listën e Vlorës

Politikë

Emri/ Bindja Demokratike prezanton kandidatin e parë në listën e Vlorës

Publikuar

-

Ardi Kollozi është kandidati i parë i cili do të përfaqësojë Partinë Bindja Demokratike, në zgjedhjet e 25 prillit në Vlorë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kollozi nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook. Kollozi është një figurë e njohur politike, që ka dhënë kontribute të shumta duke qenë dy herë radhazi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kandidat për Bashkinë e Vlorës në vitin 2013,Kryetar i Partisë Demokratike në Vlorë, prej vitit 2019 ishte themelues i Bindjes Demokratike dhe nismëtar i krijimit të saj për Degën Vlorë.

Ai shkruan se do të marrë përgjigjësitë e tij dhe se do të bëjë shumë për zhvillim dhe ndryshim të thellë në projektet e reja për qytetin e Vlorës.

“Rikthimi im në politik, paraprihet nga një mirënjohje e thellë, për këdo ndër vite më ka mbështetur.
Vendimi im për të kandiduar ka qenë pa dilema, pasi jam i bindur se Vlora ka nevojë për kontributin dhe eksperiencën time, e për më tepër kjo ngjarje ndodh në një periudhë të veçantë të jetës sime, kur jam tepër i angazhuar nga pikëpamja profesionale, por nuk mund të mos i përkushtohem totalisht kësaj sfide të bukur.

Kjo zgjedhje u jetësua edhe pas vendimit që së bashku me një grup miqsh morrëm, për të krijuar Bindjen Demokratike, si një alternativë, si një mundësi zgjedhje, përtej partive të vjetra, dhe e gjykoj këtë vendim të drejtë e të duhurin pasi Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim, ndryshim të thellë, të gjithanshëm, shumëplanësh, dhe jo thjesht një rotacion.

Jam krenar që kryesoj listën e Bindjes Demokratike për Vlorën, e cila ka në rradhët e saj, njerëz të nderuar, vajza e djem parimor, energjikë e plot ide, e jemi të bindur se ndryshimi është i mundur e do ta realizojmë së bashku.

Theksoj se kjo është sfida më e bukur që kam pranuar e iniziuar ndonjëherë, sepse është një garë që jep shpresë, mua të parit, e gjithë vlonjatëve e shqiptarëve.
Të dashur vlonjat të mi, jam sërish në garë, pasi jam i bindur se do të vlerësoni mua, familjen time, prindërit e gjyshërit e mi, i bindur se ky qytet di t’i njohë vlerat” shkruan Kollozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE