Connect with Us

Vranësira, reshje shiu dhe bore/ Si e parashikojnë sinoptikanët motin në fundjavë

Sociale

Vranësira, reshje shiu dhe bore/ Si e parashikojnë sinoptikanët motin në fundjavë

Publikuar

-

Priten ngrica dhe reshje dëbore/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Kjo fundjavë do të shoqërohet me vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.

Shërbimi Meteorologjik parashikon reshje shiu në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët e përkohësisht mesatar në veri, ndërsa mund të bjerë borë në male dhe veri.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për këtë shkak temperaturat do të pësojnë rritje ditën e dielë. Ndërkaq, valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në zonat e mëposhtme.

Njoftimii i OSHEE

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 27 korrik

Në vijim të investimit që po bën OSSH për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Tiranës, në datën 27  korrik do të   stakohet energjia në disa zona në kryeqytet. Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky investim

LEXO EDHE:  Nga biseda me Muharremin te kaseta/ Artan Hoxha zbulon arsyen, pse e vrau Fatmir Haklaj Azem Hajdarin

LEXO EDHE:  Vranësira dhe reshje shiu lokale/ Ja si parashikohet të jetë dita e sotme

09:00-15:00

Rruga Kamëz-Valias, Kasall. Rruga “Sami Frashëri”

09:00-15:00 dhe 13:00-17:00

Rruga dytësore Tiranë– Vorë

15:00- 19:00

Rruga ”Shefqet Ndroqi”

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përfundon java e hapur për vaksinimet +18 vjeç/ Manastirliu apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 70 mijë persona janë vaksinuar, gjatë javës së vaksinimeve të hapura për personat +18 vjeç, duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 1,138,771.

Gjithashtu, Manastirliu ripërsërit apelin për qytetarët që të vaksinohen.

“Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi.

LEXO EDHE:  Zbuloi skandalin me nënshtetësitë/ Presidenca i publikon mesazhet kërcënuese gazetarit

Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

LEXO EDHE:  A do ketë mbyllje të dytë nga Covid-19?/ Përgjigjet Spiropali: Shanset janë…

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.”-shkruan Manastirliu.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritja e moshës që lë punën dhe pandemia ulin kohën e gëzimit të pensioneve

Publikuar

-

Nga

Koha e gëzimit të pensionit pësoi një ulje të ndjeshme në vitin 2020 si për meshkujt dhe për femrat.

Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore koha e gëzimit të pleqërisë shënoi 25.6 vite për femrat me një ulje 2 muaj në krahasim më vitin 2019, ndërsa për meshkujt koha e gëzimit të pensionit ishte 19.3 vite me ulje 5 muaj nga viti 2019.

Ekspertët e fushës shpjeguan se kjo rënie u ndikua nga dy faktorë. E para rritja e moshës së daljes në pension dhe e dyta një mortalitet më i lartë ndër pensionistë gjatë vitit të kaluar si pasojë e pandemisë Covid -19.

Sipas të dhënave zyrtare nga ISSH gjatë vitit të kaluar pensionet e mbyllura ishin 15,590 me një rritje 16% nga viti i mëparshëm.

Për shkak se dalin në pension më shpejt dhe jetojnë më gjatë, fermat e gëzojnë pensionin më shumë se 5 vite në raport me meshkujt.

Mosha mesatare e daljes në pension vitin kaluar u rrit me një muaj duke arritur në 63.3 3 vite nga 63.2 vite që ishte më 2019. Nga viti 2015 në vitin 2020 mosha mesatare për daljen në pension u rrit me 8 muaj.

Koha e gëzimit të pensionit ka pësuar rënie për burrat në tre vitet e fundit, ndërsa për gratë ka pësuar një rritje graduale më një rënie në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Zbuloi skandalin me nënshtetësitë/ Presidenca i publikon mesazhet kërcënuese gazetarit

LEXO EDHE:  Studimi/ Mutacioni i koronavirusit, mund ta ketë bërë atë më infektues

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë, ndërsa pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë. Pensioni mesatar është aktualisht 57% e gjysmës së pagës mesatare, duke e klasifikuar pjesën dërrmuese të pensionistëve në normën e varfërisë.

Numri i të moshuarve do të rritet me shpejtësi, kurse të ardhurat do të jenë në presion dhe me gjasë, në rënie. Në janar të vitit 2021, INSTAT raportoi se numri i personave mbi 60 vjeç arriti në 619 mijë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 14,600 persona. Në krahasim me vitin 2016, numri i tyre është rritur me 95 mijë, ose 18%. Deri më 2051, grup-mosha mbi 60 vjeç do të përbëjë rreth 35% të popullsisë./B.Hoxha-monitor

LEXO TE PLOTE