LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë Divjakë/ I kallëzuari për dhunë në familje i kundërpërgjigjet me zjarr policisë

12 Mars 2021, 21:30, Kronika CNA
Të shtëna me armë Divjakë/ I kallëzuari për

Disa të shtëna më armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Divjakë.

Mësohet se efektivët e policisë kanë shkuar të shoqërojnë një person dhe ai është kundërpërgjigjur ndaj tyre.

Burime nga blutë lokale thanë për CNA.al se bëhet fjalë për shtetasin Artan Kaboçi, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Ka qenë vëllai i Kaboçit ai i cili ka telefonuar policinë për dhunën në familje dhe efektivët menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, por sipas Report Tv, i dyshuari është ka qëlluar me armë ndaj tyre.

Ai ka tentuar të largohet me makinën e policisë, por është vënë në pranga nga forcat Renea.

Sakaq, pritet njoftimi zyrtar i bluve për të hedhur më shumë drirtë mbi ngjarjen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga