Connect with Us

Rritet sërish numri i infektimeve në Kosovë/ Në 24 orët e fundit,730 raste dhe 6 viktima

Kosova & Rajoni

Rritet sërish numri i infektimeve në Kosovë/ Në 24 orët e fundit,730 raste dhe 6 viktima

Publikuar

-

Valët me ultratinguj mund ta shpërbëjnë strukturën e koronavirusit

Kosova ka pësuar sërish një numër të lartë infektimesh.

Gjatë 24 orët e fundit janë testuar 3.317 persona dhe  kanë rezultuar pozitiv me covid-19, 730 persona dhe janë shënuar  6 viktima.

Në krahasim me një ditë më parë infektimet janë rritur ndjeshëm ndërsa janë rregjistruar me dy humbje jetë më pak.

Sipas Institutit Kombëtar Shëndetësor Publik në Kosovë, rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç).

LEXO EDHE:  “Më rrënqethet akoma mishi”/ Epidemiologu që zbuloi “pacientin zero” tregon momentin e vështirë

Numri total i infektimeve ka shkuar 76.110, ndërkohë që ai i viktimave është 1.688 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Publikuar

-

Nga

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, përmes një komunikate për media.

Imunizimi i dy zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës është bërë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë e cila është transformuar në qendër vaksinimi.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Konjufca kanë parë nga afër “përgatitjet për vaksinimin në masë që do të fillojë nga java e ardhshme”.

“Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  “Korça rrezikon të kthehet në vatër për COVID-19”/ Andi Përmeti thirrje urgjente qeverisë
LEXO EDHE:  “Akuzoi mjekët për të mbrojtur menderën e tij” / Berisha “shpërthen” keq ndaj Ramës

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar qytetarët që ta marrin vaksinën, sepse sipas tij, me vaksinim bëhet e mundshme hapja, rikthimi i normalitetit, por edhe stabiliteti i përgjithshëm.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka njoftuar se afër 100 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas tij vaksina nuk ka pasur asnjë efekt serioz anësorë në asnjë prej të vaksinuarve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sitauata nga Covid-19/ Kosovë, një viktimë dhe shtatë raste të reja

Publikuar

-

Nga

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13 qershor) është shënuar një rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se bazuar në 2.117 mostra të testuara, me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe shtatë persona.

Sipas njoftimit, nga COVID-19 janë shëruar edhe 103 pacientë, ndërsa raste aktive janë 434.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  “Më rrënqethet akoma mishi”/ Epidemiologu që zbuloi “pacientin zero” tregon momentin e vështirë

LEXO EDHE:  Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

AUV: Gripi i shpezëve H5N8 është nën kontroll

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, (AUV) ka asgjësuar një numër të shpezëve në dhjetë ferma familjare, në lokacione të ndryshme nëpër Kosovë, për shkak të diagnostikimit të tyre me virusin H5N8, apo siç njihet ndryshe, gripi i shpezëve, kurse disa ferma të tjera po mbahen në izolim, deri në përfundimin e analizave.

Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion, tha se pas konfirmimit të prezencës se këtij virusi në Kosovë, në fund të muajit të kaluar, AUV është duke monitoruar situatën në terren, më qëllim të parandalimit dhe luftimit të kësaj sëmundje.

Deri më tani në Kosovë, thotë ai, nuk ka shpezë të prekura në ndonjë fermë komerciale, produktet e të cilave janë të pranishme në treg. Për këtë arsye, nuk ka dyshim apo rrezik për konsum të produkteve nga fermat vendore.

“Fatmirësisht, deri më tani kemi të prekura vetëm një numër të kufizuar të fermave familjare, kurse fermat tjera komerciale, janë të lira dhe masat e biosigurisë nga fermerët janë marrë më kohë. AUV do të bëjë monitorimin që të vazhdojë mbikëqyrja e zbatimit të masave, që të mos kemi shtim të numrit të rasteve të prekura, apo ta tejkalojmë sa më lehtë që mos të kemi dëmtim ekonomik, qoftë për fermerë apo shtetin tonë”, tha Thaçi

Fermerët kanë marrë masa parandaluese

Gripi i shpezëve, kryesisht përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë midis zogjve të infektuar dhe atyre të shëndoshë dhe mund të bartet edhe tek njerëzit. Njerëzit gjithashtu mund të përhapin sëmundjen indirekt, nga ferma në fermë, duke bartur virusin në veshjet e tyre.

Në Kosovë ekzistojnë mbi 180 ferma komerciale të shpezëve, të cilat arrijnë me produktet e tyre (mish, vezë) të mbulojnë shumicën e tregut të brendshëm. Pronarët e këtyre fermave me, rekomandim të AUV kanë dezinfektuar hapësirat e jashtme të objekteve, për të parandaluar mundësinë e përhapjes se këtij virusi, tha Sabit Rama, kryetar i Shoqatës se Shpezëtarëve të Kosovës.

“Situata është nën kontroll. Fermat komerciale janë në sistem të mbyllur. Megjithatë, fermerët kanë marrë masa të rrepta, duke bërë dezinfektimin jashtë objekteve të fermave, për shkak të shpezëve të egra”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

LEXO EDHE:  “Korça rrezikon të kthehet në vatër për COVID-19”/ Andi Përmeti thirrje urgjente qeverisë

AUV: Nuk ka rrezik, por me kujdes të konsumohen produktet

Megjithatë, AUV ka sugjeruar konsumatorët të kenë kujdes gjatë furnizimit me mish të shpezëve dhe me vezë. Në një njoftim për media, thuhet se “furnizimi me mish të shpezëve të bëhet vetëm nga operatorët ekonomikë te aprovuar dhe regjistruar në marketet dhe dyqanet e autorizuara dhe jo në tregjet e kafshëve, ku therja ndodh aty për aty nga operatorë ilegalë”.

Profesionistë shëndetësorë, ndërkaq pohojnë se tek njeriu, deri më tani në Kosovë nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me gripin e shpezëve. Infekologu Sali Ahmeti, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk ka vend për shqetësim, pasi në aspektin klinik nuk paraqet ndonjë rrezikshmëri më të veçantë, se sa viruset tjera të rrugëve respiratore.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye për shqetësim. Nëse eventualisht shfaqen raste, është një menaxhim i zakonshëm sikur për viruset e tjera. Menaxhimi i tij qoftë në aspektin klinik dhe laboratorik, është më i lehtë se sa COVID 19”, tha Ahmeti.

Edhe në Shqipëri, me datë 8 qershor janë konfirmuar rastet e para me grip të shpezëve. Shërbimi Veterinar atje kreu eliminimin e shpezëve të prekura dhe atyre dyshimta.

Kurse qeveria e Kinës, tashmë ka konfirmuar rastin e parë të infektimit të njeriut, nga gripi i shpezëve.

Virusi H5N8, është virus vdekjeprurës për shpezët në ferma dhe shpezët e egra. Në vitin 2021, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shtatë persona punëtorë të një ferme janë infektuar në Rusi me këtë virus. Ky virus, është duke qarkulluar në fermat në vende të ndryshme të Evropës që nga viti 2014. Sipas OBSH-së, infektimi me këtë virus i njerëzve konsiderohet shumë i ulët. Personat e infektuar duhet të mbikëqyren minimum 10 ditë, për të kontrolluar simptomat. REL

LEXO TE PLOTE