Connect with Us

“PD-ja shtëpia e lirisë”/ Tabaku: Partia nuk më ka përdorur për fasadë

Politikë

“PD-ja shtëpia e lirisë”/ Tabaku: Partia nuk më ka përdorur për fasadë

Publikuar

-

Ditën e sotme kryetari i PD, Lulzim Basha ka realizuar një takim me gratë kandidate për deputete.

Ish-deputetja Jorida Tabaku e cilësoi Partinë Demokratike shtëpinë e lirisë, të vlerave dhe mundësive. Ajo theksoi se asnjëherë nuk e ka ndaluar partia të thotë atë që mendon dhe nuk e ka përdorur asnjëherë për fasadë.

“Ne jemi ndryshe dhe duhet të tregojmë që jemi ndryshe dhe këtë duhet ta bëjmë me punën tonë. Gratë mund të bëjnë shkencë, janë të zonjat dhe në amësi, dhe në politikë, por ju duhet dhënë një mundësi. Në PD grave ju jepet një mundësi dhe ne duhet të japim rezultate, secila në fushën e vet. Unë jam rritur në PD dhe kam kënaqësi të them që vij nga strukturat e kësaj partie. E ndjej veten edhe militante të kësaj partie, por mua asnjëherë nuk më ka ndaluar partia të them atë që mendoj, nuk më ka përdorur asnjëherë për fasadë, nuk më ka detyruar të shaj kundërshtarin apo flas për kundërshtarin. As të flas për kryetarin, megjithëse zoti Basha e meriton. Ndaj jemi këtu, PD është partia e vlerave, e mundësive. Këto mundësi që na janë dhënë duhet t’ia japim çdo gruaje. Çdo grua ia del të jetë e para në fushën e vetë. Unë kam qenë kundër kuotave në parti sepse gratë e PD ia dalin vetë. Gratë nuk kanë nevojë t’i japin privilegje vetëm mundësi. Dy kryeministre të djathta ka njohur bota, Margaret Thatcher dhe Angela Merkel”- tha Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Përgjimet e deputetëve/ Indrit Hoxha: Basha si ish sigurims, ka frikë nga shkarkimi

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Veprimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të përgjuar deputetët në mbledhjet e grupeve parlamentare është cilësuar se veprim tipik komunist nga ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Indrit Hoxha.

Në nje reagim të shkurtër për CNA.al, Hoxha deklaroi se Basha ka frikë nga shkarkimi dhe po iu largohet interesave të demokratëve për të mbrojtur karrigen e tij për interesa personale.



LEXO EDHE:  Komisioni Zgjedhor hap listat e anëtarësisë së PD/ Gjana: Zarfet dhe materialet shpërndahen nesër

LEXO EDHE:  Basha fton për të pestën herë në debat televiziv Ramën/ Ja vendi ku propozoj të zhvillohet

Sipas tij, veprimi i tij është i njëjtë me ato të ish sigurimsave të shtetit, të cilët përgjonin armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

Veprim tipik komunist, si ish sigurimi shtetit, Përgjon armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të partisë nga frika e rrëzimit, për të mbajtur karrigen për interesa të veta personale, duke iu larguar interesit të demokratëve”, tha Indrit Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë mbyllin dosjet korruptive

Publikuar

-

Nga

Institucionet shqiptare, ministritë dhe strukturat që ato drejtojnë në Shqipëri, janë të përfshira në skema korruptive. Lidhje të forta politike, të cilat çojnë në zbatim të urdhërave të verbër që finalizohen me mbyllje proçedurash apo fshehje dosjesh skandaloze, duke përdorur disa inspektorë, që gjoja kryejnë veprime disiplinore.

CNA.al ka mundur të monitorojë disa nga veprimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, kryesisht nga inspektorët e këtij institucioni, të cilët çohen për të verifikuar denoncimet që vijnë nga qytetarët, për aktet e kryera nga noterë apo dhe struktura të tjerë në varësi të këtij institucioni.

Nga Ministria e Drejtësisë e kanë kthyer në Ministri të Zhdrejtësisë, me kuazi hetime, sa për të thënë dhe për t’u vënë epilogun sipas dëshirës.

Nëpërmjet një dosje të plotë, qartazi tregohet sesi inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kapërcejnë sa në një krah në krahun tjetër, për të shpëtuar përgjegjësit dhe aktet e tyre skandaloze ligjore.

Këto akte që mund të quhen afera korruptive, që duhen ndjekur në mënyrë penale mbyllen pa asnjë pasojë ose maksimalisht jepet një “këshillim disiplinor”.

“Skandali Gjonaj”, në duart e Ministrit të ri

Gjatë kohës që ky institucion është drejtuar nga Etilda Gjonaj të tilla mbyllje ka pasur me dhjetëra. Por, inspektorët vazhdojnë të jenë në detyrë edhe tani.

CNA.al e sjell këtë dosje në momentin që Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se do të ketë një institucion të ri. Ai që do të kontrollojë, dhe do të jetë një departament anti-korrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë.

CNA.al do të sjellë një dosje të plotë, ku tregohet sesi një notere e përfshirë në një skandal, nga një kontroll i kërkuar pas një denoncimi në media, del totalisht pa asnjë lloj përgjegjësie.

Pra, duke përdorur disa instrumenta. Së pari, afatet dhe së dyti duke luajtur me shtyrjen e kohës së kontrollit.

LEXO EDHE:  Rama ironizon aleatët e Bashës/ “Si shalqi me provë, kanë dalë kungull disa herë”

LEXO EDHE:  Rama ironizon aleatët e Bashës/ “Si shalqi me provë, kanë dalë kungull disa herë”

CNA.al ka mundur të sigurojë dosjen e plotë dhe do të tregojë në disa shkrime sesi Ministria e Drejtësisë për të shpëtuar një notere që ka falsifikuar një firmë dhe një akt noterial, i shtyhet afati i kontrollit, justifikohet situata me Covid-in, dhe pastaj gjendet argumenti që kanë kaluar pesë vite nga kryerja e këtij falsifikimi.



Në fakt, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nuk konstatojnë thelbin e problemit, por e justifikojnë dhe e mbyllin dosjen.

Pra, e justifikojnë noteren falsifikatore dhe duke qënë se kishin kaluar pesë vite i mbyllin dosjen.

Ç’ka do të thotë se çdo noter mund të falsifikojë, kalojnë pesë vite dhe ai del i pafajshëm, sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, edhe pa kryer detyrën e tyre, pa verifikuar faktet të cilat nxirrnin në pah të vërtetën e një falsifikimi dhe veprimi ishte mjaft i thjeshtë.

Verifikimi i dokumentave apo edhe i akuzave. Inspektorët shkojnë, marrin të mirëqenë një deklaratë dhe thonë se kanë kaluar afatet ligjore.

Inspektorët e MD, fshehin veprën penale

Në fakt, një rutinë administrative, e cila ka fshehur një vepër penale. Një falsifikim i cili ndodhet në një proces hetimor në prokurori, dhe Ministria e Drejtësisë, në të gjitha rastet sillet konfuze në lidhje me faktin se ishte kryer një falsifikim.

Një herë thotë se presim hetimin e prokurorisë, pastaj duke u justifikuar me Covid-in, shtynë afatin dhe në finale thotë se ka kryer një proçedurë rutinë dhe e ka mbyllur këtë dosje.

CNA.al do ta sjellë të plotë këtë skandal. Noteren, inspektorët e përfshirë, si një rast ulëritës drejtuar ministrit të Drejtësisë, për të parë a do të funksionojë vërtetë kjo reform anti-korrupsion në institucione.

Ky është një nga rastet më flagrante, që tregon se, ose korrupsioni ka mbyllur dosjen ose me urdhër politik ajo është futur në një sirtar pa u kryer aspak kontrolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E ktheve PD në parti të Soros”/ Shqiptarët akuza Bashës: Po merr leksione nga Rama, jep dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në selinë e PD një grup të rinjsh të Partisë Popullore Austriake. Në një postim në rrjetin social Facebook Basha shprehu gjithë kënaqësinë që i dha takimi me të rinjtë, ndërsa demokratët e kanë “kryqëzuar” me komente.

Një qytetar shprehet se Basha së pari duhet të mbledhë të rinjtë e vendit dhe të diskutojë për problemet reale që ka vendi.

Një tjetër komentues, i shkruar se ka marrë leksione të mira nga kryeministri Rama, duke e akuzuar se e ka kthyer PD në parti të Sororsit.

Byth e brek me edvin plehrën e ke kthyer Partinë në Parti të Sorosit se ti dhe edvini të Sorosit jeni thirri mëndjes sa nuk është vonë”, shkruan komentuesi.

LEXO EDHE:  Lobimi rus/ Caktohet data e seancës së parë gjyqësore për Bashën

LEXO EDHE:  Basha: Do kërkojmë shkarkimin e Vangjush Dakos



Një tjetër qytetar, i vë në dukje Bashës parimet europiane, që një lider duhet të japë dorëheqjen nëse humbet në zgjedhje.

Ne Partine Popullore Europiane nuk aplikohet asnje nga format e drejtimit te Partise qe aplikoni ju o zoteri. Atje statuti eshte mbi gjithçka! Dhe doreheqja ne rast humbje e liderit eshte preambula e ketij statuti”, shprehet komentuesi./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE