LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmbahet Valbona Mezini/ Në Parlament ka lloj lloj zhabash

12 Mars 2021, 20:23, Politikë CNA
Nuk përmbahet Valbona Mezini/ Në Parlament ka lloj lloj zhabash

Kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini, ka bërë deklarata të forta për listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prilli.

Mezini tha se kryetarët e partive e përdorin partinë për të bërë biznes dhe para, ndërsa pretendon se ka kryetarë partish në opozitë që kanë fituar miliona euro në këto 8 vjet.

Sipas saj, në Parlament ka lloj lloj zhabash që nuk e përfaqësojnë fare interesin publik, por janë për interes të të afërmve.

?Kryetarët e partive e përdorin partinë për të bërë biznes dhe para dhe po të them që ka kryetarë partish në opozitë që kanë fituar miliona euro në këto 8 vjet, ndërkohë që 500 mijë shqiptarë sot i ke jashtë Shqipërisë. Kanë emigruar për bukën e gojës dhe nuk mund të them unë tani ka ndonjë problem se ka ndonjë yll televizioni në Parlament.

Po ti në Parlament kishe lloj lloj zhabash që nuk e përfaqësojnë fare interesin publik dhe janë aty për interesin e vëllait që ka paguar në llogarinë bankare te kryetari i partisë x se i intreson që të vazhdojë biznesin e vet dhe nuk i intereson se do të të përfaqësojë ty aty?, theksoi anëtarja e BD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga