LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takim me ambasadorin e Meksikës/ Zbulon kërkesën që i bëri

12 Mars 2021, 08:47, Politikë CNA
Meta takim me ambasadorin e Meksikës/ Zbulon kërkesën që i

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta bën me dije se i kërkoi Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

?Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Shpreha interesin për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar, në turizëm, kulturë dhe në fusha të tjera. I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tone?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga