LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biden urdhër shtetet/ “Vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë amerikanët deri më 1 maj”

12 Mars 2021, 17:40, Kosova & Bota CNA
Biden urdhër shtetet/ “Vaksina të jetë e disponueshme

Në fjalimin e tij të parë madhor televiziv të enjten mbrëma, Presidenti Joe Biden shënoi një vjetorin e mbylljes së vendit për shkak të pandemisë dhe u kërkoi amerikanëve të ndihmojnë për sfidat që ende mbeten përpara.

Ka kaluar një vit që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli COVID-19-ën një pandemi globale. Që nga ajo kohë, më shumë se 2.6 milionë njerëz kanë vdekur në të gjithë botën, 530,000 prej tyre në Shtetet e Bashkuara.

?Të gjithë kemi humbur diçka. Ka qenë një vuajtje kolektive, një sakrificë kolektive, një vit i mbushur me humbje jete për të gjithë ne?, tha presidenti Biden.

Në fjalimin e tij të parë madhor televiziv të enjten, në ditën e 50-të të mandatit të tij, Presidenti Joe Biden parashtroi hapat që po ndërmarrë administrata e tij për të mposhtur virusin, duke përfshirë tejkalimin e objektivit të tij për administrimin e 100 milionë vaksinave në 100 ditët e para në detyrë.

“Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivin për 100 milionë vaksinime, në ditën time të 60-të në detyrë. Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka bërë këtë?, tha presidenti Biden.

Presidenti Biden tha se po i udhëzon të gjitha shtetet që të gjithë amerikanët e rritur të kenë të drejtën të vaksinohen deri më 1 maj. Por ai po përballet me një numër sfidash, përfshi hezitimin mes disa amerikanëve për vaksinimin dhe me qeveritë e disa shteteve që po injorojnë udhëzimet federale të protokollit shëndetësor, përfshi Teksasin, shtet që kohët e fundit hoqi detyrimin mbajtjes së maskës.

?Maska është gjëja më e lehtë që mund të bëjmë për të shpëtuar jetë njerëzish. Ndonjëherë ajo na ndan, duke i vënë shtetet përballë njëri-tjetrit, në vend që të punojnë së bashku?, tha presidenti.

Analistët thonë se pikëpamjet e ndryshme mbi vaksinat dhe protokollet shëndetësore kanë ardhur si pasojë e politizimit të çështjes, veçanërisht gjatë ditëve të para të pandemisë.

?Njerëzit kanë marrë mesazhe të ndryshme lidhur me shëndetin publik, dhe klima ka qenë aq e polarizuar saqë ka një mungesë vërtet shqetësuese të besimit të publikut tek shkenca lidhur me shëndetin publik. Është e kuptueshme, po të marrim parasysh mesazhet e ndryshme që njerëzit kanë dëgjuar. Mendoj se është një nga dëmet afatgjata që është bërë?, thotë për Zërin e Amerikës Katherine Baicker me Universitetin e Çikagos.

Më herët të enjten, presidenti Biden nënshkroi ligjin e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh. Paketa stimuluese u miratua nga Kongresi pa mbështetjen e republikanëve.

“Ky nuk është një projekt-ligj shpëtimi. Nuk është një projekt-ligj lehtësimi. Është një listë e përparësive që krahu i majtë ka patur qysh para pandemisë”, tha Kevin McCarthy, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti Biden do të udhëtojë në mbarë vendin javën e ardhshme në mbështetje të paketës së ndihmës ekonomike për lehtësimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19./VOA

Lajmet e fundit nga