LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Takohet me subjekte të OFL-së”/ Meta: Nëse Rama më thotë një emër jap dorëheqjen

11 Mars 2021, 22:02, Politikë CNA
“Takohet me subjekte të OFL-së”/ Meta: Nëse Rama

Kryeministri Edi Rama ka ngritur akuzat se presidenti Ilir Meta takohet skutave me njerëz që janë subjekte të Operacionit Forca e Ligjit.

Meta ka reaguar për këto akuza dhe ka treguar se për këtë çështje i ka dërguar një letër asamblesë së PS-së dhe kreut të qeverisë.

Kreu i Shtetit tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse kreu i socialistëve i thotë emrin dhe personin që ka takuar dhe është subjekt i OFL-së.

?Nëse ty të duket një njeri normal nga ana psiqike, kjo është e drejta jote. Unë për një akuzë të tillë që më ka bërë para nja dy-tre muajsh, i kam dërguar letër asamblesë së PS-së dhe këtij dhe i kam thënë, nëqoftëse ti zotëri më thua emrin dhe personin që kam takuar që ka problem për këtë gjë, unë jap dorëheqjen se nuk jam si puna jote e para. Dhe e dyta, hajde në çdo studio, ku të duash, zgjidhe ti studion, analistë. Nuk kam marrë asnjë përgjigje unë që atëherë?, theksoi presidenti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga