Connect with Us

Raportime për efekte anësore/ Nesër në vendin tonë mbërrijnë 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca

Shëndeti

Raportime për efekte anësore/ Nesër në vendin tonë mbërrijnë 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca

Publikuar

-

Danimarka bllokon vaksinën AstraZeneca/ Nesër në vendin tonë mbërrijnë 38.400 doza

Nesër në vendin tonë do të mbërrijnë 38.400 doza të vaksinës Astra Zeneca, sikurse është bërë me dije nga autoritetet.

Ndërkohë, ndërsa disa vende të Europës kanë ndaluar përkohësisht përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca si masë paraprake, pas raporteve për efekte shëndetësore.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Manastirliu tha se kjo seri që vjen tek ne nuk është e njëjta me atë që ka rezultuar problematike në Danimarkë.

LEXO EDHE:  ‘Varravinga me vaksinat në Rinas’/ Shano: Rama flet për kekun e byrekun, PD ka njerëz të specializuar

“Ne jemi informuar që seria që vjen nesër nuk është e njëjta seri që është në Danimarkë. Ka një seri që konsiderohet problematike dhe ky numër seri është bllokuar. Ka dalë dhe sot OBSH me një deklaratë ku thotë se pavarësisht se EMA është duke shqyrtuar këtë lot të vaksinës, pjesa tjetër duhet të vazhdojë vaksinimin duke monituar”, tha Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/06/12/msh-nxjerr-shifrat-ja-sa-raste-te-reja-jane-konfirmuar-sot-3/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,916 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

LEXO EDHE:  Sa të shqetësuar duhet të jemi për mpiksjet e gjakut nga vaksinat?

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      19

Të shtruar në spitale      21

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759

Raste pozitive             132,449

Raste të shëruara        129,826

Raste Aktive                  170

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51

Tiranë          44

Berat             22

Elbasan        14

Lezhë           12

Durrës          7

Korçë           6

Gjirokastër  5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              2

Kukës           1/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2915 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Rregullatori i BE-së, i bindur në përfitimet nga AstraZeneca
LEXO EDHE:  Covid 19/ Kosova në dozat e fundit të vaksinave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,915

Testime totale 751,831
Raste pozitive 132,437
Raste të shëruara 129,807
Raste Aktive 177
Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 43
Berat 23
Elbasan 15
Lezhë 12
Korçë 7
Durrës 5
Gjirokastër 5
Fier 4
Dibër 3
Vlorë 2
Kukës 1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik/ Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik/ Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit

Kanë mbërritur sot 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, për të vijuar procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Instituti i Shëndetit Publik, ku u krye administrimi i dozave të vaksinave Sputnik, deklaroi se deri tani janë mbi 936 mijë vaksina të mbërritura në vend.

Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksianve të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total përsa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksnimit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se do të vijojmë me planin kombëtar të vaksinimit, Manastirliu tha se do të ulet fasha e vaksinimit.

Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksnimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtëpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksnimit”, bëri me dije Manastirliu.

LEXO EDHE:  Vendimi i EMA për Astra-Zenecan/ Manastirliu nuk humb kohë pas kritikave
LEXO EDHE:  Shumë shtete pezullojnë përdorimin e AstraZeneca/ Silva Bino del garant: Është e sigurtë

Duke folur për situatën e kontrolluar epidemiologjike, Manastirliu bëri sërish apel qytetarëve për të vijuar të kenë kujdes dhe të respektojnë protokollet shëndetësore të vendosura edhe gjatë sezonit turistik.

Edhe pse aktualisht në vend kemi rreth 190 raste pozitive aktive dhe rreth 20 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv që po trajtohen me kujdes maksimal nga mjekët, duhet të vijojmë që të kemi sërish vigjilencë të shtuar dhe kujdes në zbatimin e protokolleve shëndetësore, edhe gjatë këtij sezoni, pra gjatë sezonit turistik”, apeloi Manastirliu.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 doza të vaksinës antiCOVID19. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE