LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majko i 19-i në listën e Tiranës/ Rama: Ai ka 30 vite në politikë

11 Mars 2021, 20:42, Politikë CNA
Majko i 19-i në listën e Tiranës/ Rama: Ai ka 30 vite në

Kryeministri Edi Rama duke folur për betejën e PS në zgjedhjet e 25 prillit si dhe ka komentuar renditjen e emrave ?të vjetër? në kufirin e listës.

Nga studio e ?Real Story?, Rama i ka cilësuar inxhinieren Luljeta Bozdo dhe mjeken Najada Çomo si personalitete dhe sipas tij ato do përfaqësojë kategoritë e caktuara që deri sot nuk kanë pasur asnjë zë në Parlament.

Sipas Ramës, renditja e Pandeli Majkos apo Fatmir Xhafajt në vendet e ?rrezikut? do të jetë një sfidë që ata duhet ta fitojnë për shkak se kanë shumë vite në politikë.

?Një skuadër ndërtohet mbi baza. Një skuadër është rreshtim i forcave që duhen në fushë për të përballuar ndeshjen. Ne kemi një strategjit të re dhe kemi një qasje të re.

Luljeta Bozdo nuk është etiketë, por personalitet që i flet shoqërisë dhe që do përfaqësoj në Parlament për herë të parë një kategori shumë të rëndësishme për nga numri, nga pesha dhe që nuk ka qenë kurrë e përfaqësuar. Ajo do të përfaqësojë pensionistët. Për mua dhe PS është nder që zonja Luljeta e ka pranuar këtë ftesë. Është kompliment që një zonjë e tillë ka besim të bëhet pjesë e kësaj skuadre.

Najada Çomo është personalitet që nuk vjen për tu bërë deputete por për tu bërë zëri i bluzave të bardha që vjen nga brenda tyre, jo nga ministria sepse ka të gjitha meritat që te jetë aty.

Pandeli Majko është i 19 sepse ka 30 vjet që është në vijën e parë të PS dhe sigurisht që Majko, unë, Ruçi nuk mund të rrimë në majë e të shohim nga lart poshtë. Aty është përballja me kundërshtarin nuk është në majë të listës.

Sali Berisha në PD ka bërë histori dhe ka meritat e veta. Po a janë ato merita që të jetë akoma në listë? Ne nuk po shkojmë para popullit për të bërë një panair, por për të qenë në lartësinë e këtij momenti dhe një parti që nuk bën këtë është e dënuar që të marrë goditjen mbrapsht nga populli?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga