Connect with Us

E ndoqi gjatë infektimit me Covid/ Ambasadori falenderon publikisht Tritan Kalon

Shëndeti

E ndoqi gjatë infektimit me Covid/ Ambasadori falenderon publikisht Tritan Kalon

Publikuar

-

E ndoqi gjatë infektimit me Covid/ Ambasadori falenderon publikisht Tritan KalonE ndoqi gjatë infektimit me Covid/ Ambasadori falenderon publikisht Tritan Kalon

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca është një ndër personat që e ka kaluar në një formë të rëndë Covid-19.

Një gjë të tillë e bëri të ditur mjeku Tritan Kalo, i cili ka qenë edhe mjeku personal që e ka ndjekur gjatë asaj periudhe ambasadorin.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Kalo ka nxjerrë edhe mesazhi e ambasadorit, që shpreh falënderime për mjekin infeksionist, ku edhe ka bërë të ditur dhurimin nga BE të aparaturave moderne në spitalin Nënë Tereza.

“Kohë kovidiane….11.03.2021….Në mjediset e Shërbimit të Imazherisë në QSUNT, dje u inagurua një dhuratë e re BE-së për Shëndetësinë tonë Publike, një CT-Scanner i gjeneratës më të fundme në vlerë 700.000 Euro…

LEXO EDHE:  Grumbullimet në fushata elektorale/ Rakacolli shmang përgjegjësitë: Mos merremi me emra të përveçëm

Në fjalën e tij me këtë rast Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, mes të tjerave u shpreh se: “Më lejoni t’ju them se personalisht kalova një formë të rëndë të Covid-19, dhe u mjekova këtu në Shqipëri. Më lejoni të falenderoj në emër të BE-së dhe timin personal, Profesor Kalon, i cili si mjek personal më ndoqi me shumë miqësi përgjatë kësaj periudhe mjaft të vështirë.”…..

Fjalë zëmre të cilat shprehin njëkohësisht edhe vlerat civilizuese të Demokracisë Perëndimore…Ju jam mirënjohës Ambasador Soreka për vlerësimin tuaj ndaj Punës, Përkushtimit dhe Profesionalizmit tim…. Together forever!!!”, shkruan Kalo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH kritikon vendet e pasura/ “Mos vaksinoni fëmijët, jepjani vaksinat vendeve të varfra”

Publikuar

-

Nga

OBSH kritikon vendet e pasura/ “Mos vaksinoni fëmijët, jepjani vaksinat vendeve të varfra

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë për mediat u ka kërkuar vendeve të pasura që të jenë më solidare me të varfrat për sa i përket shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit.

Ghebreyesus kërkoi nga vendet më të fuqishme që të shtyjnë planet për të vaksinuar të adoleshentët dhe fëmijët dhe të furnizojnë me sa më shumë doza skemën e Covax, e cila shpërndan vaksinat për vendet e varfra.

“Mos vaksinoni fëmijët  e adoleshentët, jepjani dozat  ‘Covax’. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, furnizimi me vaksina nuk ka qenë i mjaftueshëm as për të vaksinuar punonjësit e sistemit shëndetësore që përballen çdo ditë me virusin vdekjeprurës”, tha Ghebreyesus./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar shifrat e vaksinimeve që janë zhvilluar deri me tani.

Ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu shprehet se nga nisja fushates janë kryer 650 mijë vaksinime ndërsa  procesi do të vijojë deri në arritjen e objektivit për 1 milion.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend u raportua për një viktimë dhe 49 raste të reja.

LEXO EDHE:  Video-Beteja me Covid-19/ Ministri Izraelit jep mesazhin e fortë: Kjo është ajo çfarë duhet të bëni

LEXO EDHE:  Ndërroi jetë nga Covid-19/ Përcillet me duartrokitje për në banesën e fundit arkitekti i njohur durrsak

Ndërsa 983 persona e fituan betejën me sëmundjen e rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Eksperti epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se ka ardhur koha që disa masa kufizuese kundër Covid-19 të rishikohen menjëherë, duke nisur nga heqja e maskës në rrugë, mjafton që të respektohet distancimi social.

Epidemiologu në një intervistë për Bw, thotë se Shqipëria nuk do të përjetojë më valë të reja të COVID-19 si ato që u regjistruan në muajt dhjetor 2020 dhe shkurt 2021.

Ai shprehet se imunizimi i tufës nuk duhet marrë si mekanizëm mbrojtje ndaj personave të pavaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar COVID-in, për aq kohë sa virusi COVID-19 do të jetë në qarkullim./CNA.al

LEXO EDHE:  Grumbullimet në fushata elektorale/ Rakacolli shmang përgjegjësitë: Mos merremi me emra të përveçëm

LEXO EDHE:  Ndërroi jetë nga Covid-19/ Përcillet me duartrokitje për në banesën e fundit arkitekti i njohur durrsak

 

LEXO TE PLOTE