LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj thumbon Metën/ “Ja qaj hallin, po shikon me sytë e tij partinë të shpërbëhet”

10 Mars 2021, 14:45, Politikë CNA
Veliaj thumbon Metën/ “Ja qaj hallin, po shikon me sytë e tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në një deklaratë për mediat thumboi, Ilir Metën.

Ai e quan Metën si ?hallexhi? që po e shikon me sytë e tij, sesi partia e tij që themeloi po i shpërbëhet.

Veliaj nuk harroi të ironizojë edhe kandidatët e LSI- së  në këto zgjedhje, të cilët sipas tij kanë probleme drejtësinë.

?Unë e kuptoj që presidenti Meta është në një pozicion shumë të vështirë dhe realisht ia qaj hallin. Do të jetë shumë e vështirë që të shikosh partinë që ke themeluar, që ke investuar kaq shumë, të të shpërbëhet para syve të tu. Duhet të jetë shumë e vështirë kur shikon që lista jote është me njerëz që sot janë të kërkuar nga drejtësia. Të shikosh ish Sekretarin e Përgjithshëm e Ministrisë së Bujqësisë kur e drejtonte LSI-ja, që i ka blerë papaqët me dyfishin e çmimit dhe ka vjedhur edhe ilaçin e minjve të arave apo të karkalecave, duhet të jetë shumë e dhimbshme të kesh këtë kandidat. Të shohësh Rim Spahiun, i cili u bë i famshëm në Tiranë si pushtues i Selvisë tek Vojo Kushi. Ia kishte hipur kioskat e llotove Vojos, si Vojo Kushi tankut. Duhet të jetë shumë e dhimbshme të shohësh që Tit Fusha, personi që u largua nga drejtësia të futet tani nga dritarja në Parlament. LSI sot është bërë palë me fosilizimin e PD dhe e shikon që kandidatët i ka të gjithë me atë letrën ?ËANTED?. Kur shikon që ti ke Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë që përgjonin ambasadorin Lu, do të thotë që ajo parti lindi me kaseta, mbijetoi me kaseta dhe tani po vdes me kaseta. Duhet të jetë shumë e dhimbshme. Ia qaj hallin, por nuk e ndihmoj dot Presidentin e Republikës?, tha Veliaj /CNA.al

Lajmet e fundit nga