LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U la nga Basha jashtë listës/ Gert Bogdani tregon sfidat e tij

10 Mars 2021, 13:05, Politikë CNA
U la nga Basha jashtë listës/ Gert Bogdani tregon sfidat e tij

Gert Bogdani është një nga emrat që mungonte në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, përmes listave jofituese dhe jo përfaqësuese që Lulzim Basha dhe Këshilli Kombëtar votuan formalisht.

Bogdani theksoi se ky vendim ka qenë diskutuar më parë dhe ka pasur miratimin e palëve, duke shtuar se sfida e tij është pushteti lokal dhe bashkia e Tiranës.

?Ka qenë diskutuar dhe miratuar më parë ky vendim. Ka qenë një proces i gjatë, që nisi nga sita e anëtarësisë deri në miratimin e vendimit. Ka pasur një diskutim, ka pasur një dakordësim dhe të gjithë do të jenë të angazhuar në fushatë. Sfida ime është pushteti lokal dhe bashkia e Tiranës mbas 25 prillit, por ajo që është e rëndësishme aktualisht është sfida e 25 prillit, sepse rëndësi ka që të ndryshojë kjo qeveri dhe jo thjesht një rrotacion, por një ndryshim real.

Ka nisur puna edhe për zgjedhjet vendore të ardhshme, pasi sfidat vijnë njëra pas tjetrës. Herën e fundit nuk patëm zgjedhje vendore, patëm një votim mekanik njëpartiak. Unë besoj se pas kësaj do të kemi shqyrtimin e Kushtetueses, por sot data më e rëndësishme është 25 prilli?, u shpreh Bogdani./CNA.al

Lajmet e fundit nga