Connect with Us

Të zgjedhur thuajse dy muaj para votimeve!

Opinione

Të zgjedhur thuajse dy muaj para votimeve!

Publikuar

-

Të zgjedhur thuajse dy muaj para votimeve!

Nga Jak Simoni

Shqiptarët tashmë kanë para syve në çdo media listat e  kandidatëve, disa prej të cilëve tashmë  të sigurt, ndonëse ka një muaj e ca nga zgjedhjet, e të tjerë për tu zgjedhur  si  përfaqësues të popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Në pamje të parë duket se votuesit shqiptar kanë më shumë mundësi se herët tjera, sepse parti e nisma të reja kanë paraqitur ofertat e tyre me të rinj e të reja, madje dhe nga Kosova.

Gjithashtu, si rralle ndonjëherë, ka kandidatë nga sektorë të prodhimit dhe të sakrificës deri me jetë, si në rastin e minatorëve që kanë dhe ato një kandidat.  Gjithashtu, në këto lista bota e krimit duket se përfaqësohet më pak se herët tjera, të paktën në mënyrë direkte. Por, ndonëse u tentua një reformë zgjedhore, ku votuesit të votonin kandidatin që dëshironin, ajo prodhoi lista më të cilat kryetarët e partive përsëri  emërojnë përfaqësuesit për në Kuvend, të cilët do të vetëquhen si të tillë e do të flasin për katër vjet si të zgjedhur nga populli.

Faktikisht përbën një farë kontradiksioni logjik: dhe përfaqësues  i zgjedhur dhe i emëruar.  Lista, ku në mënyrë paradoksale lihen në fund ose pa vend fare kontribuuesit e vërtetë të partive. Po t’i qëndrojmë  një ndarje dikotomike, që karakterizon mënyrën e të menduarit të njeriut që nga  periudha primitive dhe që është dominuese në shoqërinë tonë, mund të themi se partia kryesore e vetëquajtur e djathtë, në “favor” të koalicioneve me ish parti (madje duke iu lënë vend të sigurt kryetarëve të tyre, në mënyrë që fushatën ta kenë si muaj mjalti), le në fund ose pa vend fare shumë nga kontribuuesit e vërtetë të saj.

Në krahun tjetër të njëjtën gjë bën  partia kryesore e vetëquajtur e majtë, e cila le shumë  socialistë të vërtetë që kanë sakrifikuar për të në fund të listave ose pa vend fare në favor të kandidatëve lehtësisht të bindshëm apo të kandidateve që kanë krijuar imazh mediatik në një situatë të jashtëzakonshme; imazh i cili nuk duhej humbur, por duhej shfrytëzuar për interesa imediate  politike!

LEXO EDHE:  Investigimi/Skandali në Bashkinë Kolonjë, 1.51 miliardë lekë tendera fitohen me 100% të vlerës

N.q.s. nuk kanë qenë kontribuuese të mëparshme ose socialiste të pazbuluara në këtë parti, këto eksperte, në fushat  e tyre, nuk kanë bërë asgjë më tepër sesa u kanë zënë vendin socialistëve të vërtetë. Me gjithë tentativat që u bënë për ta ndryshuar, sistemi zgjedhor, në vend të zgjedhjes, le vend për emërim të përfaqësuesve të popullit.

Njëkohësisht është dhe sistem i komplikuar.  Është mirë që  në të ardhmen, natyrisht jo të afërt, ekspertet e kësaj fushe  ta bëjnë më të thjeshtë për votuesit, për kandidatët, për partitë dhe për administratën zgjedhore.

Të bëjnë një sistem, ku askush mos ta kishte të garantuar, paraprakisht votimeve, vendin në Kuvendin e Shqipërisë, por ta fitonte nga besimi i votuesve të tij; një sistem që të ishte më i thjeshtë për gjithë procesin zgjedhor përfshi numërimin, certifikimin, konstituimin e kuvendit dhe të qeverisë. Shpresoj që kjo që shkruaj mos të jetë tërësisht utopike; megjithëse gjithmonë utopitë  ndërtohen  mbi një realitet të papranueshëm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Çfarë nuk kanë të përbashkët shqiptarët dhe palestinezët?

Publikuar

-

Nga

Çfarë nuk kanë të përbashkët shqiptarët dhe palestinezët?

Nga Emin Azemi*

Në çfarëdo tryeze bisedemesh që do ta organizohet nesër për zgjidhjen e kontestit në mes të Izraelit dhe Palestinës do të jetë i përjashtuar Hamasi, një organizatë e shpallur terroriste nga Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe një mori shtetesh të botës.

Palestinezët, për të qenë në paqe me moralin e tyre, duhet të mësojnë pak më shumë mbi origjinën e raketave që aktualisht po shkrepen mbi vendabimet hebreje. Kundërpërgjigja izraelite mund të jetë edhe joproporcionale, por ata që e bëjnë matematikën e balistikës duhet ta kenë të qartë edhe efektin që prodhon ky “festival raketash”.

A janë palestinezët të aftë të kuptojnë se dikush po i sponsoron këto raketa në emër të tyre, përse ato u aktivizuan pikërisht tani dhe se a janë mbrojtësit e vërtetë të çështjes palestineze pikërisht këta që nesër nuk do të mund ta përfaqësojnë popullin palestinez në procesin e bidsedimeve?

Atëherë, përse po ndodh kjo dhe deri kur në emër të palestinezëve bëhen pazare pa i pyetur ata?

Ajo çka nuk kanë të përbashkët shqiptarët dhe palestinezët është pikërisht kufiri që e ndan moralin e të bërit rezistencë. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan të kontraktojnë ndonjë organizatë luftarake që do të ishte e kundërshtuar nga bota e qytetëruar, ndërkohë që palestinezët kauzën e tyre për liri e vetëvendosje po e fusin në qorrsokak, duke lejuar që në istikamet e luftës anti-izraelite të futen kamikazë që minojnë jo vetëm procesin e paqes në Lindjen e Mesme, por edhe perspektivën liridashëse të vetë popullit palestinez.

LEXO EDHE:  PS thirrje qytetarëve/ Votoni, kjo është dita kur politika hesht dhe populli flet!

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Shfaqja e panevojshme e Ramës në “Opinion”

Palestinezëve po u mungon një tru politik, i cili do të komandonte procesin e formimit të shtetit palestinez. Bota arabe, e përçarë dhe e atrofuar institucionalisht në përballje me sfidat gjeopolitike, aktualisht është aleati më i keq i palestinezëve, ndërkohë që Izraeli, në pritje të rikonfigurimeve të brendshme politike, do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe jetën e njerëzve, duke e bërë këtë herë-herë edhe në dëm të imazhit të vet, por me një objektiv të qartë se Tel Avivi aktualisht e ka përballë një forcë që kontrollohet nga jashtë Palestina. Kjo forcë po punon që konfliktin ta zgjerojë në gjithë Lindjen e Mesme, duke e katapultuar një kauzë krejt tjetër nga ajo që në dukje të parë po shihet në Gaza.

Tensionimi më i ri në Gaza vjen në periudhën post-trampiste, ndërkohë që presidentit aktual Joe Biden i nevojitet kohë të gjejë një palë të denjë negocuese tek palestinezët, në mënyrë që ky konflikt disavjeçar të marrë një epilog të pranueshëm për të dyja palët.

Nëse Jerusalemi është burimi i konflikteve dhe mosmarrëveshjeve izraelito-palestineze, atëherë duhet të gjendet formula që do të fashiste këto mosmarrëveshje, por me kusht që kauza palestineze për liri dhe vetëvendosje të përjashtojë nga gjiri i vet të gjitha ato forca që pikësynim final e kanë ngulfatjen e çështjes palestineze dhe futjen e saj në tunele pa shtegdalje.

Definitivisht, Hamasi nuk është Palestina!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Përse je kaq i LUMTUR o Lul?

Publikuar

-

Nga

Përse je kaq i LUMTUR o Lul?

Shiheni portretin e këtij miq!

Unë jam gazetar i djathtë, demokrat pjesë e strukturave të PD për 20 vite, e theksoj pa asnjë kompleks. Pjesë jo vetëm tek kjo opozitë 8 vjeçare, por edhe ajo e dhunshmja 8 viteve të ekzistencës ‘97-2005.

Nuk kam qenë pro zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar dhe sot më shumë se kurrë ndjehem si gjithë ata demokratë që s’dine c’të  mendojne më.

Ju dhimbset vetja e kontributet e tyre ndër vite. Duan partine e tyre, por parti s ka. Duan demokracine e brendshme, por vetem demokraci s’ka.

Akoma me keq, Partia e Lulzim Bashës dhe kunatit te tij, nuk është sot as më pak as më shumë se një biznes i mbrojtur nga sigla PD, marre peng, nga të sipërpërmendurit.

Duan një lider e kanë një dështak që  nuk e vret ndërgjegja as shqetësohet  sic shqetësohem unë e demokratët e thjeshtë.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Shfaqja e panevojshme e Ramës në “Opinion”

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Shfaqja e panevojshme e Ramës në “Opinion”

Shiheni portretin e ketij!

A keni qeshur dhe ju te dashur demokratë kaq fort sa Luli këto ditë?!

Çfare e lumturon kaq shumë Kryetarin e partisë së marrë peng?

Fitorja?! Jo!

Une them siguria që çdo humbje e PD për Lulzim Bashën është fitore!

Fiton pengmarrja dhe lekëmarrja!

Mbledhje të mbarë nësër! Si ato qe behen kur drejton Luli pas humbjeve. E di me siguri çfarë do ju thotë, në mbledhje, do dëgjoni për vjedhjet e votës, do dëgjoni sa bukur bëri fushatë dhe të gjitha këto për të justifikuar pse Partinë duhet ta mbajë ai, sepse “më mirë”, më këq se ai asnjë tjetër nuk mund ta bëjë.

Kaq kisha!

/Nga Elvi Fundo 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Basha nuk është Selmani anonim, që u martua dy herë me të njëjtën grua

Publikuar

-

Nga

Basha nuk është Selmani anonim, që u martua dy herë me të njëjtën grua

Nga Lorenc Vangjeli

Zoti Basha nuk është Selmani anonim, ai tipi që u martua për herë të dytë dhe mori sërish të njëjtën grua. Ndryshe prej tij, kryetari i partisë demokratike, po synon me të njëjtat mjete dhe të njëjtat mënyra për herë të katërt së paku, që të ketë një rezultat të ndryshëm nga humbja. Turi grotesk i tij nëpër Shqipëri, fjalori që përdor dhe mënyra sesi tund lugën bosh përpara gojës së uritur të demokratëve, e bën edhe më qesharake historinë e këtyre zgjedhjeve, të cilat tashmë janë një kapitull i mbyllur.

Ka vetëm një shans real që të hedhë hije dhe të tkurrë fitoren e Ramës në 25 prill, por asnjë mundësi qoftë edhe hipotetike që të zhbalancojë rezultatin. Ankimimet për qarkun e Beratit dhe Durrësit, ku kandidatët e LSI-së nuk morrën mandat për 77 dhe 138 vota, përsëri nuk kalojnë nga zyra e kryetarit të PD-së, që po kërkon t’i gjejë vetes punë këto ditë. Ndoshta, do të ishte shumë më e udhës të thoshte disa të vërteta të thjeshta. Duke nisur nga fundi, konkurrimi i ndarë i opozitës përballë Edi Ramës, la pa numëruar dhe pa u përkthyer në mandate disa dhjetra mijëra vota, kryesisht të LSI-së. Partia e Kryemadhit morri një deputet për rreth 25 mijë vota, kurse PS e PD i morrën me mesataraisht rreth dhjetë mijë të tilla.

Edhe konstalacioni i madh i partive të vogla e të reja të dala nga e djathta, që budallenjtë bolshevikë të PD-së i quanin tradhëtarë, i hoqën disa mijëra vota të tjera opozitës. Këto janë pjesë e arsyeve që e lanë sërish opozitën nën hijen e rëndë të Edi ramës, që maksimalizoi taktikisht çdo votë të partisë së tij. Strategjia e gabuar e PD-së deri në minutën e fundit përpara fillimit zyrtar të garës, për të mos folur për idiotësitë e tjera që e nxorrën nga sistemi, janë faji i Lulzim Bashës dhe i një sërë zërash të tjerë autoritarë publikë që gabuan në gjykim. Të yshtur nga urrejtja për të mohuar dhe të pandershëm për të pohuar, të gjithë bashkë ata bënë gabimin fillestar të mos kuptimit të thelbit të demokracisë: mohuan magjinë e votës.

Edi Rama, triumfues i 2021-it nuk ishte më i fortë apo më i frikshëm se Berisha humbës i 2013-ës. Dhe siç demonstrojnë edhe shifrat e dala nga kutitë, Edi Rama mund të ishte larguar me votë. Kritikët dhe kundërshtarët e PS-së, për të kompesuar dobësinë vetjake dhe frustrimin ndaj kryeministrit, arrogancën e tij e quajtën diktaturë. Në botën e lepurushëve, dhelpra ngjan luan dhe në jetën e balerinave, edhe çorapet mund të vrasin këmbën delikate të atyre që e njohin Shqipërinë vetëm nga syzet e cinizmit, e masin me metrin e interesit dhe besojnë atë që duan dhe jo atë që ekziston. Ata u vetësugjestionuan ditë mbas dite dhe mitizuan forcën dhe aftësinë e kundërshtarit, për të bërë më të pranueshme humbjen që e vetëpranonin përpara se të ndodhte.

LEXO EDHE:  Paradokset tona

LEXO EDHE:  PD nuk duhet të futet në zgjedhje/Marrëveshjet nuk kanë sjellë kurrë asgjë

Kushtetutshmërisht duhet pritur edhe katër vjet të tjera për të pasur përballjen kombëtare elektorale, me kusht, që përtej aktorëve lokalë, të mos futet në mes edhe një aktor me “pasaportë” të dyfishtë, shqiptare dhe ndërkombëtare. Edhe pse ende shumë e largët si ide, edhe pse me shenja shumë të zbehta si paralajmërime, edhe pse pothuaj e paimagjinueshme për shkak të traditës së ngulitur të pandëshkueshmërisë, reforma në drejtësi mund të jetë instrumenti që ka më shumë shanse të ndryshojë skenën politike sesa vetë opozita zyrtare. Për ironi të fatit, ky është pikërisht instrumenti që vetë Basha, për shkak të konfliktit personal që ka me drejtësinë në vite, ka bërë sikur e ka pranuar, por e refuzon thelbësisht.

Eshtë e kuptueshme kriza në PD. Eshtë dramë kombëtare gjithashtu që institucioni i opozitës është në krizë. E humbur në zgjedhje kryesisht për mendtë e kokës, e mpirë nga narkoza paraelektorale që e nanuriste me ëndrra pushteti, e dërmuar nga perspektiva e një katërvjeçari tjetër në opozitë, edhe pse thotë gjithë ditën e Perëndisë të kundërtën e asaj që mendon, edhe pse e mallkon gjithë natën e Djallit, PD-ja është më afër se kurrë me Edi Ramën. Nën sindromën e Stokholmit, e marrë peng nga humbjet e saj të njëpasnjëshme, ajo ka nisur ta shohë Ramën jo si individin që i rreh dorë për dorë sa herë që vihet në lojë pushteti, por si tipin që ka në dorë të ndajë pushtet me ta. Dhe ky është paradoksi tjetër i kësaj historie.

Kushdo tjetër në PD, që në rast hipotetik do të hiqte hipotekën e Bashës nga PD-ja, do të ishte larg “projektit misterioz” të Ramës për bashkëpunim pa kufi më PD-në. Sot për sot, vetëm Lulzimi do të donte të ishte në vendin e Bashës, me shpresë se edhe çudia më e madhe se vetë çuditë, zgjat vetëm tre vjet. Më pas, viti i katër përpara zgjedhjeve, nuk kuptohet hiç sesi shket e rrjedh me shpresën se hera e pestë mund të jetë e vërteta. Selmani anonim gjeti të njëjtën grua në martesën e tij të dytë. Basha mund të verë kurrorë me kryeministrinë, në kryeministri, si kryeministër, edhe në tentativën e gjashtë. Nëse e merr me të qeshur, fati nuk është treguar i keq me të./ CNA.al

LEXO TE PLOTE