LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shefi i fushatës elektorale të PD nxjerr pamjet/ Si po ndahen miell dhe oriz në zyrat e PS

10 Mars 2021, 14:12, Politikë CNA
Shefi i fushatës elektorale të PD nxjerr pamjet/ Si po ndahen miell

Shefi i fushatës elektorale në Partinë Demokratike Alfred Rushaj ka denoncuar deputetin socialiste Ervin Bushati për të cilin thotë se po ndan ndihma ekonomike nga zyra e PS.

Rushaj thotë se është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Sipas tij, pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë.

?Një votë sa një lëmoshë. Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.

Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s?ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!

Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s?dalin as për një ditë.
Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes. Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër?, shkruan Rushaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga