LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga këngëtari i tallavasë tek mjekë e inxhiniere/ “Armata” që Rama i thur lavde

10 Mars 2021, 14:03, Politikë CNA

Të gjitha dilemat morën fund. Listat përfundimtare u bënë publike të hënën pas mesnate, kur edhe ishte afati i fundit ligjor për dorëzimin e tyre.

Dhe në fakt, në kampin e mazhorancës ndodhi ajo që pritej. Kreu i socialistëve Edi Rama, i cili pretendon mandatin e tretë, ka bërë një lëvizje të emrave në rrethe.

Në mbledhjet e ndryshme që ka zhvilluar Rama ka kërkuar nga baza më shumë punë dhe përkushtim, duke kërkuar prej tyre që të ketë sa më shumë takime me elektoratin dhe të dëgjojnë shqetësimet e tyre. Për të bërë të mundur arritjen e qëllimit të tij, Rama i ka vendosur në drejtuesit e qarqeve në limitet e renditjes, për të siguruar më shumë mandate se zgjedhjet e 2017.

Pakënaqësia e qytetarëve duket se është e madhe, aq sa edhe në vendet e sigurta, që janë bastion i së majtës, nuk ka lënë të njëjtët emra.

Në qarkun e Korçës, në këto zgjedhje mungon emri i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, të cilës i është besuar Kamza, duke u zëvendësuar nga Olta Xhaçka, e cila la Dibrën, ku dhe ishte drejtuese e këtij qarku.

Rama ka deklaruar se pjesë e listave të PS janë më të mirët dhe që do të arrijnë të fitojnë përball opozitës që sipas tij janë humbësa.

Por kë ka Rama pjesë në listate tij? Përveç emrave të njohur dhe të konsumuar në parti, Rama ka futur edhe shefen e Infektivit Najada Çomo dhe inxhinieren Luljeta Bozdo.

Por ?armata? që do i sigurojë mandatin e tretë Ramës janë edhe emrat e opozitës së re në Parlament, duke nisur nga Ylli Shehu, i cili nga një këngëtar tallava u fut në Parlament nga listat e LSI pasi Mona dhe Basha dogjën mandatet, e deri tek Aurora Mara apo Klajdi Qama e të tjerë si këta që në gati dy vite nuk folën asnjë herë në foltore për hallet dhe shqetësimet reale të qytetarëve.

Të tjerë emra që iu bashkuan Ramës janë edhe Edmond Rushi dhe  Halit Valteri në Tiranë, Vasil Stejovski në Korçë, Nimet Musai në Fier, etj.

Lëvizjet e PS ishin surprizë deri në momentin e fundit, kur edhe u bë publike lista përfundimtare.

Këto zgjedhje duken “të veçanta” ku nga një anë PS kërkon mandatin e tretë dhe nga ana tjetër kemi PD që kërkon të bëjë për herë të parë Lulzim Bashën kryeministër, ndonëse lista e këtij të fundit është e përbërë nga humbës.

Risi në këto zgjedhjet në Korçë është edhe kandidimi i Myslim Murrizit me Lëvizjen Demokratike Shqiptare por edhe të forcave të tjera të reja si Bindja Demokratike e Astrit Patozit apo edhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, të cilët do të jenë në 12 qarqet./CNA.al

Lajmet e fundit nga