LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A i dha fund Covid-19 vrullit populist në Itali?

10 Mars 2021, 13:53, Blog CNA
A i dha fund Covid-19 vrullit populist në Itali?

Nga Martin J.Bull ?The Conversation?

?Është ora jonë më e errët si komb. Po ne do t?ia dalim?. Në marsin e vitit 2020, kryeministri i atëhershëm i Italisë, Xhuzepe Konte, duke i bërë jehonë frazës së famshme të Uinston Çërçill, e përmblodhi në këtë mënyrë thellësinë e krizës së vendit të tij përballë pandemisë COVID-19.

Është e lehtë tani pas kaq muajsh të harrosh shkallën dhe natyrën e pashembullt të emergjencës së 1 viti më parë. Italia u përball fillimisht e vetme me pandeminë. Ajo ishte demokracia e parë liberale që u godit nga virusi.
Qeveria u vonua dhe hezitoi në marrjen e një serie masash kontradiktore nga zbulimi i rastit të parë më 21 shkurt, dhe një bllokimi kombëtar më 11 mars. Përpjekja për ta frenuar përhapjen e virusit dështoi, dhe sistemet shëndetësore në vend ishin afër kolapsit në rajonin e Lombardisë.

Dy imazhe që bënë bujë në të gjithë botën ishin ato që në Itali nuk do të harrohen kurrë: njerëzit që këndonin himnin kombëtar nga ballkonet e tyre gjatë bllokimit; dhe një radhë e gjatë e automjeteve të ushtrisë në Lombardi duke transportuar qindra kufoma, pasi autoritetet lokale nuk mundeshin që të merreshin me ta.

Pas regjistrimit të njërit prej numrave më të lartë të vdekjeve në botë që nga marsi i kaluar, Italia gjendet ende e mbërthyer nga pandemia nën një qeveri të re të udhëhequr nga Mario Dragi. E megjithatë, pandemia ka pasur një efekt interesant, në mos paradoksal, në vend. Italianët duket se po ri-zbulojnë vlerën dhe rëndësinë e institucioneve të tyre politike (dhe atyre evropiane). Për shumë kohë ky vend dallohej në Evropën Perëndimore për nivelet më
të ulëta të besimit të qytetarëve tek shteti, dhe disa nga institucionet që e përbëjnë atë (qeveria, parlamenti, partitë politike).

Për një farë kohe, kjo mungesë besimi në shtëpi, u kompensua nga italianët që kishin nivelet më të larta të besimit në Bashkimin Evropian, pra gati si një kundërpeshë ndaj mangësive të perceptuara të sistemit të tyre politik. Pastaj erdhi kriza financiare e viteve 2007-2009 dhe vitet e kursimit, dhe pati sërish të njëjtat qëndrime skeptike për Evropën.
Ajo nuk shihej më si një shpëtimtare, por si fajtore për shkurtimin drastik të shpenzimeve. Partitë anti-establishment apo populiste u bënë të famshme duke kombinuar anti-evropianizmin me një narrativ të ashpër kundër elitave politike tradicionale.

Pra, në prag të pandemisë italianët u gjendën në një pozitë delikate, me një mosbesim të përhapur si ndaj sistemit të tyre politik, ashtu edhe ndaj rolit të BE-së. Pastaj, ndërsa po përhapej Covid-19, gjithçka ndryshoi. Pavarësisht nga një përgjigje e dobët qeveritare, kriza u shoqërua me një ndryshim të jashtëzakonshëm pozitiv në qëndrimet e italianëve ndaj autoriteteve publike.

Deri në fund të marsit 2020, 94 për qind e italianëve vlerësonin si pozitive performancën e autoriteteve të shëndetit publik në menaxhimin e pandemisë, 88 për qind vlerësonin Departamentin e Mbrojtjes Civile, 82 për qind qeverinë, dhe 77 për qind qeveritë rajonale. Vlerësimet personale ndaj kryeministrit Konte u rritën gjatë valës së parë. Njerëzit që e vlerësuan performancën e tij me notën 6 ose më lart (nga 10 të mundshme) u rritën në 71për qind në mars 2020, duke tejkaluar vlerësimet ndaj paraardhësve të tij të afërt.

Ky ndryshim nuk ishte domosdoshmërisht unik për Italinë. Por për shkak të historisë së mosbesimit, ai është më domethënës atje. Deri në fund të vitit të shkuar, nivelet e besimit tek shteti ishin rritur me 11 për qind krahasuar me vitin 2019, ndaj parlamentit me 8 për qind, dhe ndaj qeverive rajonale me 6 për qind.

Të gjithë këta numra janë më të larta se sa ato të regjistruar në vitin 2009, vitin e parë pas krizës financiare. Përjashtimi i vetëm janë vetë partitë politike. Këtu, besimi mbetet kronikisht i ulët. Diçka e ngjashme ka ndodhur në lidhje me pikëpamjen e këtij vendi ndaj BE-së, edhe pse me një trajektore paksa të ndryshme.

Në valën e parë, italianët ndiheshin të izoluar dhe të pambështetur nga BE. Në mars 2020, vetëm 35 për qind e italianëve,kishin një vlerësim pozitiv të performancës së saj gjatë pandemisë. Por ky gjykim nuk zgjati shumë, pasi BE-ja e përdori gradualisht kapacitetin e saj mbi-kombëtar, dhe ndërmori një sërë masash mbështetëse ndaj Covid-19.
Italisë i është dhënë përqindja më e lartë e fondeve nga Fondi i Rimëkëmbjes së BE-së. Një studim i Parlamentit Evropian në fund të vitit 2020, zbuloi se 69 për qind e italianëve besojnë se rikuperimi nga pandemia do të jetë më i shpejtë falë Bashkimit Evropian. Përqindja e italianëve me një pikëpamje pozitive mbi anëtarësimin në BE është rritur me 11 për qind në vit, dhe nivelet e përgjithshme të besimit tek BE me 5 për qind në vit. Është e vërtetë, këto shifra janë ende të ulëta sipas standardeve të para vitit 2008, dhe nuk marrin parasysh performancën e dobët të BE-së në shpërndarjen e vaksinave.

Gjithsesi, kjo gjë nuk ka gjasa të minojë atë që duket të jetë një bazë e fortë mbështetëse për atë që do të jetë një përfitim afatgjatë i përmasave të mëdha nga programi i rimëkëmbjes së BE-së. Ky ndryshim reflektohet gjithashtu edhe në nivelin politik, me emërimin në janar në postin e kryeministrit të Mario Dragit, ish-president i Bankës Qendrore Evropiane.
Një teknokrat që drejton Italinë, nuk është ndoshta diçka e habitshme në kuadrin e përbuzjes së vazhdueshme që kanë italianët për partitë e tyre politike. Por që ai është një burokrat që mund të duket i çuditshëm pas një dekade të euroskeptizmit në rritje.

Sidoqoftë, opozita populiste anti-BE duket se është dobësuar ndjeshëm, për shkak të një realitet të ri që po agon për italianët, dhe me rëndësinë që ata shohin tek përkatësia në këtë klub. Një vit pas emergjencës kombëtare të marsit 2020, pandemia duket se ka hedhur bazat për një ndryshim thelbësor në mënyrën e të menduarit tek italianët.
Pandemia ishte paraprirë nga një dekadë e politikës së inatit, në të cilën ekstremizmi populist, i tejkaloi masat shtrënguese të imponuara nga BE. Tani duket se italianët, të dëmtuar rëndë nga Covid-19, mund të jenë gati që t?i kthehen Evropës dhe një politikë më pragmatiste./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://theconversation.com/did-covid-end-italys-populist-moment-156640

Lajmet e fundit nga