LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

8 Mars 2021, 23:39, Politikë CNA
Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ  listën me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Lista e Tiranës kryesohet nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërkohë që janë dhe disa nga figurat kryesore të PD, si Berisha, Tabaku, Vokshi, Shehaj, Duma, nuk mungojnë as emrat e aleatëve.

Fatmir Mediu është renditur i 7-ti, Shpëtim Idrizi i 9-ti, Vangjel Dule i 11-ti, Mesila Doda e 12-ta e cila rikthehet në PD, Dashamir Shehi i 13-ti.

Në Kukës, listat kryesohet nga Flamur Hoxha i ndjekur nga Isuf Çela. Në Gjirokastër lista e kandidatëve kryesohet nga Tritan Shehu, ndërsa i katërti renditeti aleati i PD, Kosta Barka nga radhët e PDBNJ

Xhelal Mziu do të kryesojë listën e Dibrës, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi. Në Berat, PD ka listuar të parin Tomorr Alizotin, ndërsa në Shkodër lista do të kryesohet nga Helidon Bushati, aleati i Bashës, Nard Ndoka është renditur i teti.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të kryesojë listën në Elbasan, e ndjekur nga shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj do të kryesojë qarkun e Fierit, qark në të cilin PD ka vendosur të pozicionojë të pestin në listë nga radhët e PDIU-së Nusret Avdulla, të tetin Eduart Sharkën nga PAA ndjekur nga Shpëtim Axhani i PLL.

Në Korçë PD ka konfirmuar ish deputetin Ervin Salianji duke e renditur të tretin, në listën që kryesohet nga numri dy i demokratëve Edmond Spaho.

Bujar Leskaj, është caktuar sakaq i pari i listës në Vlorë, ndjekur nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ndërsa i pesti është renditur Gezim Ademaj nga radhët e PDIU, vendi i 10-të i është lënë Lasko Milto Nastit nga PBDNJ.

Qarku i Lezhës, do të kryesohet në këto lista nga ish deputeti Mark Marku, pasuar nga analisti Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është caktuar të kryesojë listën në Durrës, ndjekur nga kreu i PA Agron Duka.

Lajmet e fundit nga