LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Tabaku: Është nder dhe privilegj të përfaqësoj Tiranën

9 Mars 2021, 09:55, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Tabaku: Është nder dhe privilegj të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur nderin dhe kënaqësinë për të përfaqësuar Tiranën

në listën e PD.
?Për mua është nder dhe privilegj të përfaqësoj Tiranën si numri dy në listën e PD. Jam shumë krenare se kjo listë ka në përbërje intelektualë, figura politike dhe mbi të gjitha zonja me vlera!?- u shpreh Tabaku.

Ndër të tjera ajo ka falenderuar kryetarin e Partisë Demokratike dhe të gjithë ata që e kanë votuar.

? Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, z. Basha dhe mbi të gjitha bazën e votuesve që më propozuan e më pas strukturat e tjera të partisë deri në Kryesi dhe Këshill Kombëtar që vendosën kandidaturën time?- shtoi ish deputetja.

Dhe në fund të shkrimit të saj Tabaku shprehet se: ?Së bashku do të trokasim në çdo derë për të dëgjuar me vëmendje çdo shqetësim, për të rikthyer besimin e shpresën dhe për të shpërndarë lajmin e mirë të një Familje që fiton, të një Shqipërie që fiton?./CNA.al

Lajmet e fundit nga