Politikë
Basha, një listë me humbësa për Korçën

Pas shumë emrash të nxjerrë nga mediat, por edhe të publikuar nga strukturat e PD-së, më në fund Basha ka bërë publike kandidatët e qarkut të Korçës.
Një listë me humbësa të skualifikuar edhe nga komisioni që do të bënte vettingun e kandidatëve të PD-së, kryesuar nga Genc Ruli dhe Bujar Nishani, njerëz të votuar kundër, të shumëakuzuar, por edhe humbësa serial do të kandidojnë “për të fituar” PD zgjedhjet e vitit 2021 në 25 prill.

I pari në listë është Edmond Spaho, i cili në vitin 2017 drejtoi qarkun e Elbasanit dhe humbi, në vitin 2015 drejtoi fushatën e Grida Dumës në Durrës dhe humbi, në vitin 2013 ishte pjesë e listës në Korçë dhe humbi. E vetmja fitore e tij është në vitin 2005 dhe diferenca ka ardhur për shkak të votave të LSI-së, të kandidates Filloreta Kodra.

E dyta në listë është Sorina Koti, kandidate e PD-së në vitin 2013, humbëse. Më pas, drejtuese lokale dhe humbëse në 2015-ën dhe 2017-ën, e pashfaqur dhe e mbajtur në karrierë për shkak të lidhjeve të forta politike me Fatbardh Kadillin.

Më tej, i kandiduar në Korçë në 2017-ën por pjesë e fushatës së Andrea Manos, humbës në vitin 2011 në Korçë, i cili edhe pse kryetar i degës dhe pretendues i lartë ka përfunduar I shtati.

I katërti në listë është Bledjon Nallbati. Vjen në garë pas një përplasje të ashpër me Hekuran Hoxhallin, ish-deputetin e Devollit, ku beteja mes tyre është kthyer në luftë.
Më pas vjen Selaudin Jakupllari në Pogradec dhe Marjeta Halili, e cila është e gjashta në listë. Një zonjë e panjohur deri diku dhe shumë emra drejtuesisht lokalë që në fakt përfaqësojnë atë që Lulzim Basha e ka quajtur pushteti i vjetër dhe i korruptuar i komunave për të shkuar në një mbyllje me emra që nuk kanë ndodnjë përfaqësi të madhe.
Zona e Kolonjës duket e pambuluar. Përfaqësimi i qytetit në fushën e Korçës sërish duket i dobët, e kështu me radhë, por ajo që bie në sy është se humbësat serialë kryesojnë dhe do jenë ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet e vitit 2021.
Dje ishin në Elbasan apo në Korçë, sërish janë mbledhur bashkë, kandidojnë të gjithë në qarkun e Korçës në një listë humbësash serialë me dëshirën për të fituar në emër të Lulzim Bashës.
Mesa duket, i pashpresë Lulzim Basha nuk ka mundur dot të sigurojë një listë të qartë me emra bindës dhe njerëz më kontribut elektoral. Ka përfunduar te riciklimi, duke e kthyer në një lloj landfilli listën e kandidatëve të PD-së në Korçë./ CNA.al