Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama njofton largimin e një tjetër deputeteje

Kryeminsitri Edi Rama ka njoftuar largimin e Englantina Gjermenit nga PS.
Përmes një postimi, vetë kryeministri deklaroi se ajo nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se për 12 vjet ka dhënë kontribtin e saj maksimal.
gJERMENI ka qenë ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në mandatin e parë të qeverisë Rama.
“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, thuhet në mesazhin e Kryeministrisë.
Kujtojmë që më herët ka qenë Vasilika Hysi, Besnik Barja dhe Reme Lala të cilët kanë njoftuar dorëheqjen, ndërkohë që listës së PS për zgjedhjet e 25 prillit iu shtua inxhinieria Luljeta Bozdo dhe mjekia Najada Çomo./CNA.al