Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ Emigranti nga Londra futet në listat e PS

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Emigranti nga Londra futet në listat e PS

Publikuar

-

Gjatë prezantimit të programit të PS, kryeministri Edi Rama ka prezantuar edhe disa prej figurave të reja që përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Rama ka prezantuar një emigrant shqiptar në Angli, i cili do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

“Kam kënaqësinë dhe nderin që të ftoj një emigrant nga Londra që do të jetë pjesë e skuadrës sonë e 25 prillit. Lavdrim Krashi nga Dibra i ikur prej vitesh dhe duke jetuar duke e nisur nga hiçi dhe sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashki”, tha Rama.

Krashi në fjalën e tij është shprehur se dëshira e tij është që tashmë përveç kontributit që ka dhënë në Britani, ta sjellë në vendlindje.

LEXO EDHE:  Video- Rama e urdhëroi të lyente muret e pallatit/ A e zbatoi Veliaj detyrën?

“Kam punuar si shërbëtor në sektorin publik të Bashkisë së Londrës. Unë ju tregova që dua që të angazhohem si anëtar në politikën shqiptare dhe fëmijët me japin mbështetje duke më dhënë kurajo për të vijuar për të dhënë kontributin tim për vendlindjen. Këtu kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha në këto dekade, unë vij prej një qarku ku ndryshimet janë m ëtë pakta dhe unë në këtë kuadër do të vlerësoja se mundësia që i jepet Dibrës përmes rrugës së Arbrit që është premtuar disa herë. Tashmë kur shikohet se pjesa më e madhe është ndërtuar nuk do të ketë kënaqësi më të madhe që Dibra të jetë një aneks i aksesueshëm nga Tirana”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE