Connect with Us

Xhika hero, Vllaznia dhe Kukësi ndajnë pikët në Shkodër

Sport

Xhika hero, Vllaznia dhe Kukësi ndajnë pikët në Shkodër

Publikuar

-

Vllaznia-Kukësi i pati të gjitha. Raste të shumta, penallti, pritje spektakolare dhe një hero: portierin Dashamir Xhika. 0-0, në një ndeshje ku shkodranët dhanë gjithçka për të fituar dhe i patën të gjitha mundësitë për ta bërë diçka të tillë. Në fund u mjaftua me një pikë, që e mban në vendin e parë mbi Laçin dhe Teutën, që kishin ngecur gjithashtu. Kjo javë foli për Tiranën, që triumfoi me Kastriotin në transfertë.

NDESHJA – Vllaznia ka humbur shumë raste në pjesën e parë të takimit, me Nya Vedji që dha sinjalin e parë dhe më pas u la radhën Arlind Kalasë dhe Ardit Hoxhajt, të cilët u ndalën mrekullisht nga portieri Dashamir Xhika.

Edhe Kukësi kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, me kapitenin Agim ibraimi. Ky i fundit, i vetëm me Zogovic, nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës në një nga rastet më të mira. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura.

Minutat e para të pjesës së dytë nuk dhuruan ndonjë rast, ndërkohë që trajneri Brdaric hodhi në fushë lojtarë si Imeri, Dilaver dhe Cisse dhe ky i fundit fitoi një penallti në minutën e 70-të, pas një dueli me Bruno Lulajn.

Imeri ekzekutoi nga pika e bardhë dhe u ndal nga portieri Dashamir Xhika. Sulmuesi i shkodranëve edhe 10 minuta më pas kishte një mundësi të mirë shënimi, por gjuajti jashtë. Kalezic gjithashtu u mundua të vinte në provë portierin e Kukësit, me një gjuajtje të fortë që nuk ishte e saktë.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën pa gol dhe arbitri i katërt sinjalizoi edhe pesë minuta shtesë, me Vllazninë që u hodh në sulm për të shënuar golin trepikësh. Përpjekjet e tyre nuk u shpërblyen, madje Agim Ibraimi iu afrua shumë golit që do nxirrte Vllazninë duarbosh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Gol shprese, ish-sulmuesi i Skënderbeut gjen rrugën e rrjetës në Rumani

Publikuar

-

Nga

Realdo Fili ka gjetur rrugën e rrjetës në futbollin rumun. Sulmuesi nga Fieri i ka dhuruar avantazhin Botosanit në takimin shtëpiak ndaj Univ. Craiova.

Minuta e 12-të e ndeshjes, Fili protagonist në aksionin e ekipit vendas. Sulmuesi i majtë rikuperoi një top pas presingut dhe gjeti rrjetën kundërshtare pas një goditje të bukur.

Avantazh i rëndësishëm për Botosanin (titullar edhe Enriko Papa) që po garon për një biletë në Europa League, teksa ky ishte goli i katërt sezonal në kampionat për 24-vjeçarin.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Në izolim prej tre ditësh, mesfushori i Real Madrid pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Federico Valverde u izolua tre ditë më parë për shkak të kontaktit me një person që rezultoi pozitiv me Covid-19. Mesfushori i Realit humbi takimin e fundjavës me Getafen, që përfundoi në barazim pa gola.

22-vjeçari nga Uruguai ka rezultuar pozitiv në tamponin e fundit. Valverde do duhet të vijojë të qëndrojë i izoluar me shpresën për të kaluar sa më shpejt këtë situatë.

 

Lajmi është bërë publik nga një postim zyrtar i kampionëve në fuqi të Spanjës. 3 gola dhe një asist regjistron këtë sezon lojtari latin i ekipit të Zinedine Zidane.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Një nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut”, flet trajneri Reja: Kam emra të rinjë për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Stafi i ekipit kombëtar U-17 ka zhvilluar një seleksionim me lojtarë të përzgjedhur të kampionatit shqiptar. Të pranishëm në këtë seleksionim kanë qenë rreth 49 lojtarë të vitlindjeve 2005-2006, të cilat po mbahen vazhdimisht në vëzhgim nga stafi kuqezi për të përzgjedhur më pas ata më cilësorët.

Në seleksionimin e zhvilluar sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz kanë qenë të pranishëm edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, drejtori teknik i FSHF, Giancarlo Camolese dhe pjesëtarë të departamentit të ekipeve kombëtare në FSHF. Ata kanë ndjekur nga afër procesin stërvitor dhe kanë monitoruar lojtarët e ftuar në këtë seleksionim.

Tekniku Reja ndodhet në Shqipëri për t’u takuar dhe diskutuar me stafet e ekipeve kombëtare dhe më drejtuesit e zyrave rajonale të FSHF-së për ecurinë e punës me lojtarët e talentuar dhe për të ndjekur disa nga seleksionimet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe.

Në një prononcim për mediat, trajneri kuqezi ka folur mbi punën që po bëhet me seleksionimet në Kombëtaret e moshave në Shqipëri, duke theksuar se niveli është i mirë. Gjithashtu, i pyetur mbi Kombëtaren, ai foli mbi grupin dhe të rinjtë që mund të përfshihen në Kombëtare.

“Po shoh lojtarët e rinj në aksion, ditën e djeshme ishim dhe në Shkodër, bëmë disa seleksionime në zyrat rajonale të FSHF dhe mund të themi që jemi në fillimin e seleksionimeve në sektorin e të rinjve në Shqipëri. Pastaj do të bëjmë dhe turneun në Zagreb dhe kjo do na japë mundësinë të bëjmë krahasimet me ekipet e tjera kombëtare të moshave për të kuptuar nivelin e pjekurisë së të rinjve tanë. Ky është vetëm fillimi i punës. Deri tani është punuar mirë, pasi këtu pashë disa cilësi të mira.

Ka djem që paraqesin cilësi si nga ana fizike ashtu dhe nga ana teknike. Sigurisht, punës së bërë deri tani i duhet dhënë vazhdimësi, duhet organizim mbi të gjitha nga ana taktike. Duhen gjetur stërvitjet e duhura në mënyrë që në të ardhmen këto kapacitete të zhvillohen”, – tha Reja, teksa vlerësoi nivelin e elementëve të rinj të kampionatit shqiptar. “Niveli është mjaft i mirë. Nga ana teknike pashë gjëra që më pëlqyen. Të rinjtë kanë performancë fizike të mirë, kanë shkathtësi dhe duhet t’i presim rritjen e tyre të mëtejshme. Por është një fillim i mirë. Duke parë seleksionimet, për shembull grup-moshat e vitlindjes 2005 janë më të formuar fizikisht, ndërsa grup-moshat e vitlindjes 2006 kanë ende mundësi përmirësimi”.

Më tej, trajneri i Shqipërisë ka folur edhe për ndeshjet e ardhshme miqësore të Kombëtares, që luhen në muajin qershor. Reja thekson se po punohet edhe për të afruar lojtarë të rinj, të cilët mund t’i vlejnë përfaqësueses në të ardhmen.

“Për sa i përket Kombëtares, duhet të presim dhe të shikojmë. Kam propozuar rreth 30 emra në mënyrë që të fillojnë të përgatiten edhe autorizimet për të shkuar në Angli. Por jam në proces vlerësimi. Të shikojmë se mund të përfshij edhe emra të tjerë. Grupin e kam pothuajse të formuar, por do të më pëlqente të përfshija edhe të tjerë, sidomos në ndeshjet miqësore.

Shpresoj të ketë dhe emra të rinj, do të shikojmë dhe gjatë fazës finale të sezonit nëse spikat ndonjë figurë e re. Kam pikasur disa lojtarë të rinj të vitlindjeve 2000 e 2001. Të shikojmë nëse do të pranojnë të vijnë në Shqipëri, pasi dikush është nga Kosova, një tjetër nga Republika e Maqedonisë së Veriut, prandaj ka edhe problematika nga ky këndvështrim. Jo të gjithë janë shqiptarë. Për shembull kemi krijuar një listë me një grup lojtarësh që aktivizohen në Itali, grup-mosha 2004, 2005, 2006 të cilët janë shqiptarë dhe nuk paraqesin probleme”, – ka deklaruar ndër të tjera trajneri Edoardo Reja.

LEXO TE PLOTE