Connect with Us

“Vendet e para iu duhen lënë të rinjve”/ Kush janë dy gratë që kryesojnë listën e Vlorës dhe Shkodrës

Politikë

“Vendet e para iu duhen lënë të rinjve”/ Kush janë dy gratë që kryesojnë listën e Vlorës dhe Shkodrës

Publikuar

-

“Vendet e para iu duhen lënë të rinjve”/ Kush janë dy gratë që kryesojnë listën e Vlorës dhe Shkodrës

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se në vendet e para në listën e kandidatëve për deputetë, duhet të jenë të rinjtë.

Kështu në Vlorë listën e kryeson Pranvera Resulaj dhe Edona Bilali Shkoder.

“Të gjitha këto do të thoja lidhen me projeksione që mbështeten në strategji, taktika, një sërë komponentësh. Për ta mbyllur pjesën time, do të prek vetëm një element. Kush do jenë të parët në lista? Me shumë kënaqsi po ua jap këtë informacion duke qenë se të parët në lista nuk kemi asnjë debat. Pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe vajza.

Po filloj me radhë: Edona Bilali është vendi i parë në Shkodër, personazh shumë i respektuar, një vajzë e përfshirë prej vitesh në projekte me donatorët në mbështetje dhe nxitje tëb krijimit të ndërmarrjeve të vogla, pedagoge në lëndën e ekonomisë dhe aktualisht doktorante në Austri. Është një prurje krejt e re.

Më tutje, Pranvera Resulaj e para në Vlorë. Është kandidate e mbështetur me shumë këmbëngulje nga gjithë komuniteti i biznesit në Vlorë. Ka qenë për një periudhë kohe drejtore e Tatimeve në Vlorë që gëzon reputacion. Meriton respekt duke qenë se përputhen më së miri për ne”, tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama nxjerr gjirokastritët në shi dhe u kërkon votat/ “Na duhet çdo shqiptar për të arritur majën”

Publikuar

-

Nga

Rama nxjerr gjirokastritët në shi dhe u kërkon votat/ “Na duhet çdo shqiptar për të arritur majën”

Kryeministri Edi Rama në vijim të fushatës elektorale, është ndalur pasditen e sotme në Gjirokastër.

Rama u ka kërkuar votat socialistëve, ndërsa reshjet e shiut që po bien aktualisht i krahasoi me votat e 25 prillit.

Na duhet çdo shqiptar për tu ngritur në majë. Ne nuk na gjunjëzojë virusi, tërmeti, nuk ka gjë që mund të na pengojë për të arritur majën.

Sot dielli nuk duket, por i ngjan paralajmërimit për brezhërin te votave të partisë socialiste.

Të këtij shiu paralajmërues, të këtij dielli që kanë mundësi ta bëjnë të ngrohtë çdo shtëpi shqiptari”, tha Rama./CNA.al

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Publikuar

-

Nga

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka realizuar një takim me ekipin e saj në Rrëshen. Topalli shprehet se Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet.

Më tej, në një postim në Facebook, ajo thekson se, ekipi i saj bën diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët.

Në Rrëshen e Lac! Nuk ka ndryshim me tre kryetarët e korruptuar. Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet, të rinj me shkollim e mentalitet evropian të cilët pavarësisht se nuk i jepet hapësirë në media bëjnë diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët”, shkruan Jozefina Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve”/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Publikuar

-

Nga

"Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve"/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Kreu i PD, Lulzim Basha ka realizuar në Shijak takimin elektoral të radhës. Basha është shprehur se, nuk ka më asnjë shans të ndalin vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Më tej kreu i PD ka thënë se, pas 25 prillit, ata që sipas tij kanë abuzuar me fondet e rindërtimit i pret burgu dhe drejtësia.

“Në ditën më të vështirë i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak njësoj si në Durrrës, dhe në zonat e goditura nga tërmeti është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota.

Mesazhi im nga Shijaku ju drejtohet atyre skthueve dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Pas 25 prillit i pret drejtësia i pret burgu. Pas 8 vjet dështimesh ai gjen guximin të kërkojë me lugën bosh përrallat që s’ja pranon askush. Shijaksit dhe durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës. Edhe 4 vjet të tjera do të ishin rrënim”, është shprehur Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE