LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me tenderin e pastrimit të Tiranës/ Dalin në dritë të tjera detaje

8 Mars 2021, 15:46, Denoncim CNA
Skandali me tenderin e pastrimit të Tiranës/ Dalin në dritë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga skandali me tenderin e pastrimit të Tiranës.

CNA.al ka denoncuar dhe i ka nxjerrë të provuara me dokumenteve ekskluzivek, që prej shumë vitesh bëhet nga e njëjta firmë.

Në tre shkrime të ndryshme, kemi treguar se si kompania Korsel, ka paraqitur dokumente false si dhe një dosje të plotë nga Bashkia e Tiranës.

CNA.al prej më shumë se 10 ditësh ka bërë një investigim të tillë dhe ka mundur të sigurojë të dhëna zyrtare dhe përgjigje zyrtare nga kjo drejtori në Rumani.

Firma Korsel, e cila është e njëjta që po vjel taksat e qytetarëve për pastrimin e Tiranës ka marrë gati tre miliardë lekë vetëm nga shtesat e kontratës.

Mjafton të shikosh këtë listë dhe kupton fare qartë se vetëm Lulzim Basha i ka dhënë 2.1 milirdë lekë firmës Korsel në vitin 2011 shtesë kontrate dhe në vitin 2015.

Ndërkohë në vitin 2017 dhe në vitin 2021 ka marrë gati 700 milionë lekë shtesë.

Përfaqësues të firmës ?Korsel? ditën e parë të publikimit kanë kontaktuar zyrtarisht redaksinë e CNA.al dhe kanë kërkuar dhe kanë dhënë informacion me këtë tender. Ata pretendojnë se nuk kanë bërë falsifikime, por në qoftë se kjo ka ardhur mund të ketë ardhur prej firmës me të cilën ata kanë bërë kontratë në Rumani.

Gjithsesi fakti është një: Në tenderin e Lotit të II një subjekt ka dokumenta të falsifikuara apo të ndryshuara të mjeteve që ka futur në tender dhe së dyti gara duket të jetë krejtësisht formale nga futja e dokumentave, nga subjekte që thuajse kanë zënë prej fyti tenderat e pastrimit të kryeqytetit dhe së treti nga ajo që bie në sy Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues subjekte të cilat kanë dhënë oferta 500 milionë apo më shumë sesa ofertuesit e tjerë.

Dhe gjithçka është bërë duke përdorur kriteret skualifikuese. Por në fakt fiton dikush që ofron 500 milion më shumë por dokumentat e paraqitura i ka false./CNA.al

 

Skandali/ Firma me dokumenta false në garë për pastrimin e Tiranës

 

Lajmet e fundit nga