LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rruga drejt 25 prillit”/ Rama: Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara

8 Mars 2021, 09:37, Politikë CNA
“Rruga drejt 25 prillit”/ Rama: Shqipëria e ardhmja,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se largimi nga vendi nuk ndodh vetëm në Shqipëri por në shumë vende. Gjatë një konference online, ?Rruga drejt 25 prillit?, ai ka theksuar se në vitin 2008-2013, kemi më shumë të largur se pas 2014.

“Pa emigracon masiv shqipëria do ishte një e vdekur klinike. Ende duhet punë për ti sjellë krej në terezi, nuk do flisnim për këto nëse sdo kishim humbur kaq shumë kohë. Askush të mos mendojë se nuk  do të flisnim për emigracionin. Diferenca që sot kroacia ka me ne, se ka ndaluar emigracionin. Edhe atje ikja e trurit është një shqetësim kombëtar, për të mos përmendur dhe vende të tjera. Numrat e ikjeve do kishin qenë më të ulët po të mos kishte pasur 1997-1998. Apo mos të ishin hapur prurjet e kalimeve nga Siria.

Në mjedisin tonë publik debati ska shkuar asnjëherë përtej politikës së sherrit. Edi Rama përzuri 1 milion erdhi rama ikën 600 mijë, si janë në të vërtet faktet. Pa mohuar asgjë, por i vetëdijshëm që shumëçka prej kësaj  tabloje do ishte po kështu.

Disa shifra të thjeshta, flasin vetë, Këtu kemi lejet e qëndrimit në BE. Duke marrë parasysh shqiptarët që kanë vendosur të zhvendosen. Në 2008-2013, kemi më shumë të largur se në 2014-2018. Është dokument zyrtar.

Në 2008 kemi afër 100 mijë njerëz brenda 1 viti,  trendi vjen në ulje. Kemi trend të qëndrueshëm me një ngritje dhe rizbritje. Kemi dhe të rikthyer. Kemi dhe një shifër tjetër që flet shumë për një tjetër rikthim të rëndësishëm… Shqiptarët për bukë skanë vdekur që nga koha e skënderbeut”, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga