Connect with Us

Rivaliteti për portën e Lazios, trajneri Inzaghi gabon me zgjedhjen, statistikat favorizojnë… Strakoshën

Seria A

Rivaliteti për portën e Lazios, trajneri Inzaghi gabon me zgjedhjen, statistikat favorizojnë… Strakoshën

Publikuar

-

Tomash Strakosha ka humbur vendin e titullarit te Lazios. Dëmtimi dhe Covid-19 bën që portieri i Kombëtares shqiptare të përfundonte në stol dhe trajneri Inzaghi vendosi t’I besonte spanjollit Reina. Statistikat tregojnë se trajneri lacial ka gabuar me këtë vendim pasi në bazë të statistikave të sezonit të kaluar me këtë aktual, Strakosha është shumë herë më superior se Reina.

Lazio në sezonin 2019/2020 me Strakosha kishte një qëndrueshmëri më të rëndësishme mbrojtëse sesa ajo që kanë me Pepe Reina këtë sezon. Përqindja e ndeshjeve të fituara bie nga 59% vitin e kaluar me shqiptarin në portë në 27% këtë vit me Reinan. 9 fitore radhazi sezonin e kaluar ndaj 3 këtij viti, por mbi të gjitha Strakosha mund Reina si për ndeshje pa pësuar gol (0.25 kundrejt 0.23), por edhe për golat e pësuar (1.16 kundrejt 1.38).

Në disa aspekte, nëse krahasoni sezonin 2019/2020 të portierit shqiptar me atë të 2020/2021 të Reinas, Strakosha, kishte një performancë shumë më efikase sesa spanjolli. Më e lartë për shqiptarin është edhe përqindja gjuajteve të pritura (73 kundrejt 67) dhe shpëtimit të portës për ndeshje (1.20 vs 1.04). Për sa i përket lojës me këmbë Strakosha është sërish më I avantazhuar. Përqindjet e pasimeve të gjata të suksesshme dhe të sakta (71%) është i barabartë, për pasimet e shkurtra (5.4 vs 2.7 për ndeshje) dhe ato në topin joaktiv rritet me shumë.(7 kundrejt 4.5 për ndeshje për gardianin e portës shqiptare). Këto statistika tregojnë se te Lacio kanë gabuar me lënien në stol të Strakoshës dhe ndoshta ka ardhur momenti që portieri kuqezi të marrë vendin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dëshirë e vjetër për Juventusin, PSG cakton çmimin për Mauro Icardin

Publikuar

-

Nga

Në verën e shkuar PSG vendosi të blejë shërbimet e Mauro Icardit pas një sezoni shumë të mirë në huazim nga Interi. Gjithsesi, në këtë sezon argjentinasi nuk ka arritur të zërë vend stabël në formacion.

Ai është një nga më të paguarit te PSG, por një talent si Mosie Kean i ka marrë vendin e titullarit dhe nuk po e lëshon më. Nga Franca bëjnë me dije se Icardi është nxjerrë në merkato.

Ai është dëshira e madhe e Juventusit dhe bardhezinjtë mund ta blejnë për një shifër relativisht të përballueshme. 40 milionë euro mësohet të jetë çmimi i vendosur për Icardin, i cili e ka provuar veten në Serie A me Interin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Darmian bën heroin, Interi fitore mes vuajtjesh ndaj Cagliarit

Publikuar

-

Nga

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Antonio Contes mori fitoren e radhës në kampionat kundër Cagliarit, në shifrat minimale 1-0. Ishte një duel i vështirë për zikaltërit që hasën vështirësi në gjetjen e hapësirave. Në pjesën e parë rastet për shënim ishin të pakta. Në minutën e 69-të ndërkohë De Vrij gjeti shtyllën pas një tentative me kokë.

Gjithsesi goli nuk do të vononte, pasi në minutën e 77-të, gjatë një aksioni të bukur të Hakimit në krahun e djathtë, mbrojtësi maroken shërben në zonë për Darmian, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Me këtë fitore Interi ruan kreun me 74 pikë, 11 më shumë se Milani i vendin të dytë.

FT| INTER-CALGARI 1-0

Darmian 77′

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shumë pranë marrëveshjes, zbulohen detaje të reja në kontratën e Ibrës me Milanin

Publikuar

-

Nga

Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç janë shumë pranë rinovimit të kontratës.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë edhe drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini gjatë një interviste me “Corriere dello Sport” ku tha se janë shumë afër rinovimit.

Sipas të njëjtës të përditshme thuhet se marrëveshja do të arrihet në bazën e 7 milionëve të eurove me bonuse të përfshira siç janë prezencat dhe golat e realizuar.

LEXO TE PLOTE