Connect with Us

Një gjuajtje në portë për 3 pikë, Interi ia del edhe ndaj Atalantës

Seria A

Një gjuajtje në portë për 3 pikë, Interi ia del edhe ndaj Atalantës

Publikuar

-

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Atalantën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A.

Skuadra e Kontes u shfaq tepër cinike, teksa me gjuajtjen e vetme në portë, ia doli të shënojë dhe të marrë fitoren, e cila e shkëputu në krye të renditjes me 62 pikë, 6 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë.

Ishte Milan Shkrinjar, i cili pas një topi të mbetur në zonë, e gjuna menjëherë për ta ndalur në fundin e rrjetës në minutën e 54’.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje fenomenale, duke e bërë Lukakun të mos dukej në fushë, duke e neutralizuar plotësisht, kryesisht në pjesën e parë, kur i hoqi belgut dy gola, me ndërhyrjet e tij.

Megjithatë paraqitja e shkëlqyer e Gjimshitit nuk mjaftoi, pavarësisht se Atalanta kishte disa raste shënimi, por ishte e pamundur të shmangej Handanoviç, i cili kishte dy ndërhyrje vendimtare, duke i mohuar golin ekipit të Gasperinit.

Interi merr kështu fitoren e 10-të radhazi në shtëpi, ndërsa Atalanta pëson humbjen e dytë në transfertë, nga tetori i vitit të kaluar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dëshirë e vjetër për Juventusin, PSG cakton çmimin për Mauro Icardin

Publikuar

-

Nga

Në verën e shkuar PSG vendosi të blejë shërbimet e Mauro Icardit pas një sezoni shumë të mirë në huazim nga Interi. Gjithsesi, në këtë sezon argjentinasi nuk ka arritur të zërë vend stabël në formacion.

Ai është një nga më të paguarit te PSG, por një talent si Mosie Kean i ka marrë vendin e titullarit dhe nuk po e lëshon më. Nga Franca bëjnë me dije se Icardi është nxjerrë në merkato.

Ai është dëshira e madhe e Juventusit dhe bardhezinjtë mund ta blejnë për një shifër relativisht të përballueshme. 40 milionë euro mësohet të jetë çmimi i vendosur për Icardin, i cili e ka provuar veten në Serie A me Interin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Darmian bën heroin, Interi fitore mes vuajtjesh ndaj Cagliarit

Publikuar

-

Nga

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Antonio Contes mori fitoren e radhës në kampionat kundër Cagliarit, në shifrat minimale 1-0. Ishte një duel i vështirë për zikaltërit që hasën vështirësi në gjetjen e hapësirave. Në pjesën e parë rastet për shënim ishin të pakta. Në minutën e 69-të ndërkohë De Vrij gjeti shtyllën pas një tentative me kokë.

Gjithsesi goli nuk do të vononte, pasi në minutën e 77-të, gjatë një aksioni të bukur të Hakimit në krahun e djathtë, mbrojtësi maroken shërben në zonë për Darmian, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Me këtë fitore Interi ruan kreun me 74 pikë, 11 më shumë se Milani i vendin të dytë.

FT| INTER-CALGARI 1-0

Darmian 77′

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shumë pranë marrëveshjes, zbulohen detaje të reja në kontratën e Ibrës me Milanin

Publikuar

-

Nga

Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç janë shumë pranë rinovimit të kontratës.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë edhe drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini gjatë një interviste me “Corriere dello Sport” ku tha se janë shumë afër rinovimit.

Sipas të njëjtës të përditshme thuhet se marrëveshja do të arrihet në bazën e 7 milionëve të eurove me bonuse të përfshira siç janë prezencat dhe golat e realizuar.

LEXO TE PLOTE