LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat anticovid/ Policia gjobit 2488 qytetarë dhe 4 subjekte

8 Mars 2021, 11:24, Aktualitet CNA
Masat anticovid/ Policia gjobit 2488 qytetarë dhe 4 subjekte

Policia e Shtetit vijon kontrollet  në të gjithë vendin në ambientet e hapura dhe të mbyllura për zbatimin dhe parandalimin e masave anticovid.

Gjatë fundjavës, janë gjobitur, 2511 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2488 prej tyre për janë ndëshkuar me 3000 lekë për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Policia Rrugore ka ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 304 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë gjobitura 4 subjekte me 1.000.000 lekë që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Në harkun kohor të 24 orëve në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 19 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga