“Ky është prioriteti im”/ Eni Koçi tregon arsyen që po e mban larg muzikës

8 Mars 2021, 13:49, Lifestyle CNA
“Ky është prioriteti im”/ Eni Koçi tregon arsyen

Eni Koçi është padyshim një nga këngëtaret më të pëlqyera të shoëbizit shqiptar. Ajo prej kohësh ka bërë një pauzë në muzikë dhe npër këtë arsye ndjekësit janë kuriozë të dinë nëse këngëtarja ka hequr dorë përfundimisht nga muzika.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Eni ka treguar se muzika është diçka shpirtërore dhe situata aktuale ka ndikuar psikologjinë e gjithsecilit prej nesh. Gjithashtu ajo ka zbuluar se prioriteti i saj për momentin është diplomimi i saj.

?Jo, nuk e kam lënë. Muzika është gjë shumë shpirtërore, nuk është thjesht punë. Situata aktuale ka ndikuar tek secili prej nesh në anën psikologjike dhe mendoj që çdo projekt do qetësinë e duhur për t?u punuar. Gjithashtu këtë vit diplomohem kështu që prioriteti im ka qenë universiteti?, shkruan Eni Koçi në postimin e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga