LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kush zgjedh të festojë sot, është në lirinë e vet”/  Këlliçi marshim me gratë në Kombinat

8 Mars 2021, 14:07, Politikë CNA
"Kush zgjedh të festojë sot, është në lirinë

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka bërë ditën e sotme një marshim në Kombinat sëbashku me shumë gra dhe nëna.

Gra dhe nëna kanë marshuar me pankarta në duar kundër dhunës dhe diskriminimit ndaj tyre. Përpos tyre, vetë Këlliçi ka shpërndarë trëndafila të kuq si simbol në ditën e 8 marsit, jo vetëm për protestueset por edhe për kalimtaret.

?Qëndroj sot krah zonjave dhe vajzave të Kombinatit, Vaqarrit dhe Unazës së Re për të protestuar për më shumë mundësi të barabarta në arsim, punësim dhe vendimmarrje. Marshuam në rrugët e Kombinatit për të shprehur kundërshtinë tonë ndaj trajtimit jodinjitoz të gruas në shoqërinë shqiptare, nga shteti tek individi. Kush zgjedh të festojë sot është në lirinë e vet, por 8 marsi duhet të na bashkojë të gjithëve në protestë, pa dallime gjinore, për respektimin shtetëror dhe shoqëror të nënave, grave dhe motrave tona?, u shpreh Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga