Connect with Us

“Jeni frikacakë, lërini po***ët”/ Ish-sulmuesi i Partizanit kritika të kuqve pas humbjes ndaj Skënderbeut

Sport

“Jeni frikacakë, lërini po***ët”/ Ish-sulmuesi i Partizanit kritika të kuqve pas humbjes ndaj Skënderbeut

Publikuar

-

Partizani mori një humbje surprizuese ditën e djeshme, teksa të kuqtë u mposhtën në “Elbasan Arena”, nga skuadra e Skënderbeut.

Pas kësaj ndeshjes, kritikat për lojtarët e kuq nuk kanë munguar, teksa ishte një ish-lojtar i Partizanit si Edmond Dosti, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e tij, nuk nguron t’i quajë lojtarët frikacakë, duke thënë më tej se nuk janë asgjë para Partizanit.

“Urime për fitoren Skënderbeut. Edhe mundet të humbasësh nga vendi i fundit në tabelë, por të luash pa personalitet, kjo është e papranueshme, prandaj i bëj thirrje disa lojtarëve t’i lënë mënjanë po****ët mënjanë se pse nuk janë asgjë para Partizanit. Jeni lojtarë frikacakë dhe pa zemër, lojtarë të paprekshëm nuk ka”, shkruan Dosti në postimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Korabi triumfon mes tensionit, Dinamo merr kreun e renditjes

Publikuar

-

Nga

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e grupit A, në Kategorinë e Parë, të vlefshme për “Play Off”.

Dinamo ka rimarrë kryesimin e renditjes, teksa ka mposhtu me rezultatin 2-1 Vorën, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet. Da Silva dhe Xhixhua, i dhanë bluve fitoren me dy golat e tyre, ndërsa për Vorën shënoi Keqa.

Korabi ka mposhtur mes tensionit Burrelin, në një ndeshje të dominuar nga matjanët, por në fund ishin miqtë që morën 3 pikët. Një gol i Paplekajt në minutën e 7-të i dha fitoren Korabit, në një ndeshje shumë të tensionuar, ku vendasit në disa raste pretenduan për penallti.

REZULTATET:

Burreli-Korabi 0-1

Paplekaj 7′

Dinamo-Vora 2-1

Da Silva 26′. Xhixhiua 47/ Keqa 53′

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Totenhem lë nam në Meksikë, humbet rastin me portën e boshatisur

Publikuar

-

Nga

Shumë futbollistë kanë fatin e keq të gabojnë në mënyrë fatale raste të pastra të cilat janë të lehta dhe mjafton të shtyjnë topin në rrjetë. Mirëpo, kur ndodh e kundërta dhe ata bëjnë më të vështirën me një portë të boshatisur duke humbur mundësinë e shënimit, kthehen në viral në rrjetet sociale.

Kjo i ka ndodhur edhe ish-sulmuesit të Totenhem, Vinsent Jansen. Ky i fundit aktivizohet në Meksikë, me ekipin e Monterej dhe në ndeshjen e djeshme të Champions League për Amerikën Veriore dhe Qëndrore shënoi goli në fitoren 3-1 ndaj Atletiko Pantoja.

Megjithatë, ajo që do të mbetet në memorie është një mundësi e humbur me portën e zbrazët, ku holandezi gaboi në mënyrë të pabesueshme duke mos iu besuar syve. Gjithsesi, për fat të mirë ky gabim i sulmuesit nuk ndikoi për keq te ekipi i tij, ndërsa herës tjetër duhet të kujdeset më shumë për shënjestrën e tij.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Tension në përfundim të pjesës së parë, shikoni çfarë ndodh në Burreli-Korabi

Publikuar

-

Nga

Në fundin e pjesës së parë mes Burrelit dhe Korabit, e cila u mbyll me avantazhin e këtyre të fundit 1-0, ka pasur tension mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Gjithçka nis pas një përplase të mesfushori t të Burrelit, Taulant Sefgjinaj dhe sulmuesit të Korabit Xhuliano Skuka. Këta dy lojtarë kanë pasur një përplasje mes tyre pas përfundimit  të pjesës së parë, teksa është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë [për të qetësuar gjakrat.

Megjithatë nuk përfundoi asgjë këtu, pasi tension ka pasur edhe te stafet teknike, teksa trajneri i Korabit, Agm Canaj, ka pasur debate me stafin teknik të Burrelit.

 

LEXO TE PLOTE