Connect with Us

Ironizon Saimir Kola/ Agron Duka, gjeli i pularisë së Edi Ramës

Politikë

Ironizon Saimir Kola/ Agron Duka, gjeli i pularisë së Edi Ramës

Publikuar

-

Ironizon Saimir Kola/ Agron Duka, gjeli i pularisë së Edi Ramës

Kryeministrit Edi Rama ironizoi sot aleatët e Lulzim Bashës dhe më konkretisht për Agron Dukën, të cilin e quajti gjelin e Partisë Agrare.

Agron Duka, do mbetet në historinë e estradave politike shqiptare, si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912 i cili nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ja justifikon emrin me faktin se vetë jeton me tagjinë e SHQUPIT, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj, vezë, saqë për kotec i shkon vetëm Ministria e Ushqimit”, u shpreh Rama.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe gazetari Saimir Kola. Gazetari thotë se PAA nuk ka qenë asnjëherë në garazhin e Dukës, ndërsa për këtë të fundit deklaron se është në drejtim të partisë sa një mandat qeverisës i Ramës.

Kola ka publikuar një video të disa viteve më parë dhe kujton fjalimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi koalicion me PAA.

Agron Duka, gjeli i pularisë së Edi Ramës

Ajo qe degjova sot te thene nga kryeministri Rama ndaj Agron Dukes me beri te kuptoj se ka nje hall te madh. Fakti qe dikur kam qene prane Agronit me ka dhene nje akses te mire ndaj asaj qe ndodhte ne prapaskenen politike dhe nje nga ato gjera qe ka ndodhur ne kete prapaskene ka qene kjo.

Partia Agrare nuk ka qene asnjehere ne garazhin e Agron Dukes. Madje kjo Parti eshte shume e re per Agronin sa per te qene sic thote Rama, ne garazh. Agroni eshte nen drejtimin e saj prej pak vitesh, sa nje mandat qeverises i Rames dhe ne kaq pak kohe pati nje sukses te madh. Me kujtohet kur po organizonim Kongresin e saj, nje organizim spektakolar. Dhe mbaj mend se si Rama kerkonte patjeter qe Agroni te ishte ne koalicion me Ramen, ose te pakten te futej ne zgjedhje per te justifikuar cmendurine qe pergatiti per te bere zgjedhje pa opoziten. Nuk pushohte Tauant Balla duke kerkuar kete koalicion, madje erdhi ne Kongres dhe e shpalli publikisht oferten e tij per ta Bere Minister Bujqesie Agronin.

Dhe Agroni e refuzoi kete. Nuk la Rama keshilltar te tij dhe disa miq diplomate te huaj pa i sjelle tek selia e PAA per ta arritur kete synim dhe nuk e ia arriti dot, madje edhe mbremjeve vone. Kjo pra shoku Edi nuk ka beje me deshiren e Agronit per t’u bere minister, por ka te beje me fjalen e dhene. Edhe pse Lulzim Basha nuk e renditi Agronin ne listen fituese, edhe pa i garantuar asgje, ai dhe partia e tij mbajti te njejtin qendrim, qendruan me Bashen, me anen e drejte te situates se atehershme. Pra Rama dikur e kerkonte Duken ta kishte si Gjel te pularise se tij, tani paska ndryshuar. Paska gjetur gjela te tjere ose i kane dale pulat rrugeve dhe nuk i mbledh dot, e ndaj i duket se kjo ndodhi per shkak se Agroni nuk pranoi te ishte Gjeli i kesaj pularie”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ironia e Avokatit/ Pesë arsye pse Basha e meriton të jetë President i Rilindjes

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Avokati Altin Goxhaj ka irnizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin thotë se përmbush kushtet për të qënë presidenti i Rilindjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan pesë arsye, që sipas tregojnë se Basha është kandidati më i mirë i Rilindjes.



Pesë arsye pse Basha e meriton të jetë President i Rilindjes:
1. Shkretoi Opozitën dhe mbajti në pushtet Rilindjen minimumi 12 vjet…
2. I Shiti Rilindjes 4 palë zgjedhje (2015-2021), Drejtësinë, 61 Bashki, mbështetje për shitjen e detit Jon Greqisë, etj, etj.
3. Është klysh besnik i Soros.
4. Është i gatshëm të dekretojë vaksinimin nga 10 doza edhe të foshnjave të gjirit, ngritjen e kampeve të përqendrimit, dhe çdo çmenduri tjetër.
5. Rilindja nuk ka kandidat më të mirë.”-shkruan Altin Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ikni, thyeni qafën”/ Demokratët “masakrojnë” Gazin e Lulit: Nuk iu votojmë më

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas përfundimit të seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat ka kundërshtuar vendimin për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Bardhi vijoi deklaratat e tij, duke mos pranuar të komentojë çështje të tjera, pasi sipas tij, “çështja më e rëndësishme sot është që mbledhjet të mos bëhen online”.

Por, ndërkohë një detaj që vihet re gjatë deklaratës së Bardhit, janë komentet e demokratëve.

Deklarata e Bardhit është publikuar live në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, ku demokratët kanë shprehur revoltën e tyre kundër Bashës dhe të zgjedhurve të tij.

LEXO EDHE:  “Disa mjekë e infermierë nuk i treguan prindërve”/ Rama tregon për Sky 24 çfarë i thanë në aeroport

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tallet me Ramën/ “Shkundu pak! Nga ti jam bërë specialist funeralesh për varrime të vrarësh”

Po thyeni more qafen se u bëtë gazi i botës. Shkoni ore te Sali beu. Mblidhuni t’ju bëjë burra se me jet ju nuk bëheni”-shkruan një komentues.



Më tej, një tjetër shkruan “Me kete diksion qe ke ti, ia kalon dhe Erion Braces!

Ti do mbrosh kauzat e këtij popull more buzëqumeshti i Lulushit?”

Gjithashtu një tjetër shkruan “Hani edhe këtë 4 vjetësh, se nuk keni për të marrë kokërr vote më”.

Më poshtë disa nga komentet, e bëra në faqen zyrtare të PD:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kolapsi moral i lidershipit të opozitës”/ Ish-deputeti i PD numëron tradhëtitë e Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj i ka drejtuar kritika të forta kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në një analizë të gjatë, Veliaj shkruan se kriza në të cilën është futur opozita është një krizë lidershipi, morali dhe demokracie.

Më tej, ai shkruan se Partia Demokratike është trajtuar si pronë personale, forca e saj si aset biznesi, votat historike si lëndë e parë për fitime individuale.

“Udhëheqësia përpara se të arrijë rezultate, duhet t’i japi kuptim organizatës, të krijojë modelin dhe frymën ku normat dhe principet t’i mbajnë njerëzit të bashkuar me njëri-tjetrin. Kjo është cenuar ndër vite. Partia Demokratike është trajtuar si pronë personale, forca e saj si aset biznesi, votat historike si lëndë e parë për fitime individuale.”-shkruan Veliaj.

Gjithashtu ai numëron edhe disa nga tradhëtitë e Bashës ndaj demokratëve, që nga Bashkia e Tiranës, e deri në vendimin e fundit, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

“Kultura tinzare e eleminimit të njerëzve me etapa, e përdorimit dhe e flakjes, e personalizimit dhe e shpërfilljes, e mungesës së respektit dhe ndjeshmërisë, ka shkatërruar konceptin e partisë moderne, duke e kthyer në sipërmarrje në funksion të një njeriu. Këtu qëndron shkaku i dështimeve të përsëritura.

Drejtuesit e mirë shquhen për vendime që të nxjerrin fitues. Nuk gabohet në çdo udhëkryq të kohës. Egoja dhe paaftësia nuk krijuan kurrë një lidership ndryshimi. Iku nga bashkia kur duhej të konkuronte dhe të mbante kryeqytetin si fortesë pushteti dhe ekuilibër forcash. Bëri kompromise të fshehta dhe hyri në qeveri para fushate kur duhej të mobilizonte trupat për luftë, duke krijuar iluzione se ishte në sinkron me kundërshtarin.

Dogji mandatet dhe i la të gjitha pushtetet, dezertoi nga beteja vendore dhe u la të gjithë hapësirën lokale socialistëve, kur duhej të shtrinte pushtetin si mjet për të marrë qeverinë.

Nxitoi për eleminuar liderin historik dhe hedhur në erë legjitimitetin politik të së djathtës kur duhej të bënte luftën morale me të majtën për integritetin e procesit zgjedhor. Një anije pa busull dhe pa kapiten, që vërtitet pa një projeksion të qartë nuk arrin kurrë në destinacion.”-shkruan Astrit Veliaj.



Sipas ish-deputetit demokrat, mefshtësia dhe dobësitë e karakterit e groposën politikisht kryetarin në ikje. Kundërshtarët e bënë objekt talljesh, opinioni nuk e mori kurrë seriozisht, ai vetë nuk pati kurrë forcën t’i vinte pikat mbi i.

“U bë me stilin e tij karakteristik objekti kryesor i memeve dhe i emisioneve humoristike. Trashte zërin dhe dilte si këndez i parritur, i këndonte himnin dhe në vend të patriotizmit reflektonte donkishotizmin, mblidhte dhe shumëzonte duke vënë në pikëpyetje edhe shkollën, që ndër vite iu shit si aset kombëtar.

LEXO EDHE:  Video- “Do kufizoj mandatin e kryeministrit”/ Mashtrimi i Bashës për të qëndruar 12 vjet në opozitë

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tallet me Ramën/ “Shkundu pak! Nga ti jam bërë specialist funeralesh për varrime të vrarësh”

Nuk i shkoi kurrë kostumi i liderit, ngjante më shumë me dordolecët që u mungon autenticiteti. Imitonte, por nuk u bë kurrë një origjinalitet.

Asnjëherë frymëzues dhe i besueshëm. Figurant me shkëlqim të rremë. Atë që premtonte kurrë nuk e realizonte. Përçarës i paprinciptë i organizatës, demokrat fals që me buzëqeshje fshihte dredhinë e radhës.

Janë harruar postet e larta që partia i dha për ta pasur si lider të ardhmes dhe kudo pyet e kujtojnë si njeri i fjetur, hileqar dhe oportunist, premtues spekullant dhe shkelës marrëveshjesh, gënjeshtar e i pazoti të krijojë identitet politik, masë amorfe, që u ngjitet të fortëve të politikës për të kapur çfarë do, i gatshëm të kërcejë në prehrin e kujdo që i afron një pazar më të mirë.

Në 8 vite Partia Demokratike humbi tiparet e një partie konservatore, u zhbë konkurrenca e lirë dhe e ndershme e njerëzve, humbi vërtetësia dhe lulëzuan kulisat, u larguan personazhet markante dhe çdo njeri me potencial publik. Mendësia e kreut u përhap si epidemi dhe manovrat meskine u instaluan aty ku gjetën terren.

Ky kryetar nuk arriti kurrë t’i japi tipar të respektueshëm lidershipit politik të opozitës, nuk u ngjit kurrë në përmasat kombëtare të partisë që trashëgoi. Mbeti një drejtues në letra, por nuk u bë kurrë lideri i zemrave dhe mëndjeve të njerëzve.

Jo më kot. Një njeri që harxhon kaq shumë energji për t’ia hedhur të tjerëve nuk mund të bëhet kurrë lider.

Do vinte dhe kjo ditë kur kriza e lidershipit do aktivizonte mekanizmin demokratik të antarësisë, ku do i mësohet kreut nga vegjëlia se të drejtosh duhet të kesh karakter, fjalë e besnikëri, forcë shembulli dhe integritet, rezistencë për të mbajtur presionin dhe jo të shesësh historinë e familjes politike për karrierë dhe përfitime personale.”-përfundon Astrit Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE