Connect with Us

FORMACIONET/ Conte “ALL-IN” nga minuta e parë, njihuni me rreshtimet e Inter-Atalanta

Seria A

FORMACIONET/ Conte “ALL-IN” nga minuta e parë, njihuni me rreshtimet e Inter-Atalanta

Publikuar

-

Inter dhe Atalanta përballen me njëra  tjetrën në orën 20.45 në kuadër të Serisë A. Trajneri i zikaltërve, Conte dhe ai i bergamaskëve, Gasperini kanë vendosur për titullarët. Perisic tanimë është bërë pjesë e pandashme e formacionit, me kroatin që sërish është mes 11-shes.

Kryesuesit e nisin me Lukakun dhe Lautaron në sulm, me dyshen sulmuese që ka një punë të vështirë sot. Barella  dhe Brozovic qëndrojnë në mesfushë, teksa duhet të lidhin repartet. Në krahun tjetër, Zapata udhëheq ofensivën e miqve, ndërsa Djimisiti në mbrojtje.

FORMACIONET:

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic, Lautaro, Lukaku.

Atalanta: Sportiello, Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, Freuler, De Roon, Gosens; Pessina, Malinovskyi; Zapata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dëshirë e vjetër për Juventusin, PSG cakton çmimin për Mauro Icardin

Publikuar

-

Nga

Në verën e shkuar PSG vendosi të blejë shërbimet e Mauro Icardit pas një sezoni shumë të mirë në huazim nga Interi. Gjithsesi, në këtë sezon argjentinasi nuk ka arritur të zërë vend stabël në formacion.

Ai është një nga më të paguarit te PSG, por një talent si Mosie Kean i ka marrë vendin e titullarit dhe nuk po e lëshon më. Nga Franca bëjnë me dije se Icardi është nxjerrë në merkato.

Ai është dëshira e madhe e Juventusit dhe bardhezinjtë mund ta blejnë për një shifër relativisht të përballueshme. 40 milionë euro mësohet të jetë çmimi i vendosur për Icardin, i cili e ka provuar veten në Serie A me Interin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Darmian bën heroin, Interi fitore mes vuajtjesh ndaj Cagliarit

Publikuar

-

Nga

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Antonio Contes mori fitoren e radhës në kampionat kundër Cagliarit, në shifrat minimale 1-0. Ishte një duel i vështirë për zikaltërit që hasën vështirësi në gjetjen e hapësirave. Në pjesën e parë rastet për shënim ishin të pakta. Në minutën e 69-të ndërkohë De Vrij gjeti shtyllën pas një tentative me kokë.

Gjithsesi goli nuk do të vononte, pasi në minutën e 77-të, gjatë një aksioni të bukur të Hakimit në krahun e djathtë, mbrojtësi maroken shërben në zonë për Darmian, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Me këtë fitore Interi ruan kreun me 74 pikë, 11 më shumë se Milani i vendin të dytë.

FT| INTER-CALGARI 1-0

Darmian 77′

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shumë pranë marrëveshjes, zbulohen detaje të reja në kontratën e Ibrës me Milanin

Publikuar

-

Nga

Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç janë shumë pranë rinovimit të kontratës.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë edhe drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini gjatë një interviste me “Corriere dello Sport” ku tha se janë shumë afër rinovimit.

Sipas të njëjtës të përditshme thuhet se marrëveshja do të arrihet në bazën e 7 milionëve të eurove me bonuse të përfshira siç janë prezencat dhe golat e realizuar.

LEXO TE PLOTE