LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flutura Açka në listat e PD/ Shkrimtarja zbulon pse e pranoi ftesën e Bashës, çfarë synon në politikë

8 Mars 2021, 16:34, Politikë CNA
Flutura Açka në listat e PD/ Shkrimtarja zbulon pse e pranoi

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka e cila pritet që të kandidojë në qarkun e Elbasanit nën siglën e PD, ka zbuluar dhe arsyet se pse e pranoi ftesën dhe cfarë synon që të realizojë me kalimin në politikë.

Në një intervistë për ABC neës ajo rrëfen se  ftesën për t?u bërë pjesë e PD-së ia ka bërë vetë Lulzim Basha.

?Për respekt të procedurave nuk mund të flas shumë hollësira. Nuk varet nga dëshira e njërit dhe tjetrit, janë cështje kolegjiale, grupi, varet si vendos partia, partia është e para. Janë gjëra që bëhen më me mençuri, nuk vendos njëri apo tjetri.

Them se kam maturi të mjaftueshme ta bëj këtë hap. Jam në një moshë, stad të jetës që mund të marr vendime të tilla dhe besoj se nuk janë të nxitura. Dhe mund të shërbej. Opozita është afër vokacioneve të mia. Atë projekt që ka lançuar është afër asaj që shkon me dëshirat e mira? tha ajo.

Por cili është objektivi i shkrimtares së njohur nëse zgjidhet deputete? ?Unë kam një, nëse, thjesht ka të bëj me projektet e mira si njeri, nuk ka të bëjë që të jesh patjetër në politikë, projektet mund ti kesh edhe si njeri i letrave.

Kam edhe unë projektet e mia, që nëse bëhet e mundur, që këto gjëra ti rekomandoja si ide. Në të mirë të qytetarëve dhe një gjëje më të përbashkët? përfundoi ajo./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga