Connect with Us

Basha lista fshehtas dhe vetë si në vitin 2017

Politikë

Basha lista fshehtas dhe vetë si në vitin 2017

Publikuar

-

Basha lista fshehtas dhe vetë si në vitin 2017

Të gjithë ata që shpresojnë se Lulzim Basha do kish ndryshuar, që në vitin 2021, katër vite pas katastrofës elektorale të 2017, do kish kuptuar gabimet dhe do kishte reflektuar në të mirë të Partisë Demokratike, duket një diçka e pashpresë.

Lulzim Basha kreu i Republikës së Re, prej 24 orësh vazhdon të ngelet i mbyllur në zyrë, në shoqërinë e Gaz Bardhit dhe Alfred Rushajt duke përgatitur listat e tij të fshehta të kandidatëve për deputet të cilat pritet të dorëzohen afër mesnate në KQZ.

Ashtu si veproi në 2017 ku vetëm me zyrtarë të tjerë të ngushtë, përgatitën një listë kandidatësh të cilën nuk e meritojnë në një strukturë, sot po vepro sërish. Deri në orët e pasditës Lulzim Basha vazhdon të jetë në selinë e PD-së në shoqërinë e dy personazheve që përmendëm mësipër duke përgatitur listën e kandidatëve për deputet e cila është po ashtu aq sekrete sa katër vitë më parë.

Pra nuk ka asnjë transparencë dhe emra të shpallur deri tani, kjo tregojnë se janë në kundërshtim me gjithça premtoi Lulzim Basha.

Pra premtimi që bëri për të ndryshuar dhe se listat do i zgjidhnin demokratët rezultoi të ishte një mashtrim i radhës . Zhvilloi një garë formale brenda PD-së me kualifikime dhe skualifikime me një komision i cili në fakt rezultoi totalisht një dështim.

Emrat që skualifikoi komisioni përfshirë këtu Tritan Shehun, Ervin Salianjin etj, Lulzim Basha i ka vënë në garë. Pra emra që u refuzuan nga demokratët masivisht, Lulzim Basha i ka vënë në garë  apo të tjerë të cilët u votun e mbështetën, pra nuk patën votë negative, nuk i ka përfshirë fare në listët që pritet të publikohen në mbrëmje.

Vazhdon të jetë i mbyllur, i fshehtë, me frikën e panikun se mos një pjesë e kandidatëve shkojnë dhe garojnë për partitë e tjera, Lulzim Basha po mbush me qoka, gjoba dhe interesa financiare të dyshimta pranë familjarëve të tij listat e kandidatëve për deputetë  të PD-së.

LEXO EDHE:  Humb mandatin për 0.1%/PDIU sulmon ashpër KQZ: Trupë partiake

Kuptohet ata që janë shpallur  me parë dhe kanë marrë premtimin, e ndjejnë vetën të sigurtë por tek-tuk dhe aty do ketë dështime. Ka shumë emra të cilët kanë qenë pretendent, janë mbështetur nga baza e PD-së, por Lulzim Basha i ka vendosur në fund të listët dhe ata kanë filluar masivisht të refuzojnë kandidimin sipas ofertës të bërë nga Luli.

Tashmë pritet që në orët në vijim, Basha të bëjë publike listën e tij, e cila në fakt fatkeqësisht do të jetë më e dobët, më përçarëse, më pak parimore dhe më e pavlerë se kurrë. Ajo e 2017, do të jetë një shkëlqim/lule në krahasim me çorbën që po gatuan sot Lulzim Basha. Atë çorbë të cilën e ka filluar pas pazareve të tij me Edi Ramën dhe sot pritet ta mbyllë duke u bërë gati të qeverisë nesër bashkë me kryeministrin në detyrë, bashkë me Edi Ramën, dhe për këtë arsye ai po krijon një grup parlamentar 100% në kontroll në interesave të tij dhe kundër interesave të demokratëve.

Lista ashtu si në 2017 po mbahet sekrete, po bëhet me dyer të mbyllura çka tregon se dhe ata që kishin pak shpresë se Lulzim Basha do ndryshonte se ju kish dhënë fjalën dhe ju kish kërkuar ndjesë, tani duhet të dalin dhe jo vetëm të bërtasin por të ulërasin kundër mashtruesit serial në krye të Republikës së Re./CNA.al

E vendosi në fund të listës/ Julian Deda refuzon Bashën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për rivotim në 9 qarqet e vendit dhe shton se shanset që KAS ti japë të drejtë janë zero. Më tej, ai u shpreh se vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Në një intervistë për Open, Kume theksoi se duhet ti referohet kodit zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Aktorja më e paguar për 2017-ën

LEXO EDHE:  Basha prezanton kandidatin për Bashkinë e Kukësit

“KAS as ka për t’ju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore”, u shpreh ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Nga

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër/ Aliebeaj shpjegon arsyet

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk shoh rrezik”/ Rama: Jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po i japin Shqipërisë dritën jeshile për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nuk sheh ndonjë rrezik të menjëhershëm për integrimin, pasi theksoi se shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Teksa u pyet nëse vendi jonë ka bërë përparim lidhur me kushtet për integrimin, kreu i qeverisë deklaroi Shqipëria është gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave.

LEXO EDHE:  Basha shkon në Rrogozhinë/Tregtarët dhe fermerët i ankohen: S’kemi marrë asnjë ndihmë

LEXO EDHE:  Basha shkon në Rrogozhinë/Tregtarët dhe fermerët i ankohen: S’kemi marrë asnjë ndihmë

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE