LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Duka zbulon marrëveshjen me Bashën/ “Do jem i dyti në Durrës, synoj 10 mijë vota”

8 Mars 2021, 20:25, Politikë CNA
Agron Duka zbulon marrëveshjen me Bashën/ “Do jem i dyti në

Kreu i PAA-së, Agron Duka, deklaroi se është dakortësur me Bashën ku tha se do të kandidojë i dyti në qarkun e Durrësit.

Në Syri tv, ai u shpreh se synon të marrë 10 mijë vota në Durrës.

?Jam shprehur që jam dokordësuar me Bashën. Negociatat tona nuk kanë qenë të lehta. Ne do të kishim shumë dëshirë të kandidonim në siglën e PPA por ndryshimet e njëanshme kushtetuese na detyruan që ta rimendojmë dhe dakordësuam atë që kam thënë qe të jem i dyti në listën e Durrësit dhe te kemi përfaqësues në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Pra ne do të tentojmë edhe nëse nuk do nxjerrim në qarqet e tjera. Ky ka qenë dakordësimi midis nesh.

PPA dhe PD kanë parë të arsyeshme atë që kanë thënë. Në Durrës unë tentoj te 10 mijë vota.

Besoj në Fier, Tiranë, teorikisht ta konvertojmë votën tonë në deputet, ne qarqet e tjera më pak.

Fjala e burrave vlen. Nuk ndodh që të dalin 70 me 70.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga