Connect with Us

Vranësira dhe reshje shiu lokale/ Ja si parashikohet të jetë dita e sotme

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu lokale/ Ja si parashikohet të jetë dita e sotme

Publikuar

-

cna sociale

Dita e sotme parashikohet të ketë  mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites.

Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Deti i forcë 1-2 ballë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Selami Xhepa: Skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme

Publikuar

-

Nga

Eksperti i njohur i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se punësimi informal dhe deklarimi i ulët i pagave ka dëmtuar skemën e pensioneve në Shqipëri.

“Përgjatë viteve të tranzicionin qoftë për shkak të punësimit informal, dhe fshehja e të punësuarave për të paguar kontribute si dhe për nën raportimeve pagave që bëhen në ekonomi, sigurisht kjo dëmton jo vetëm financat publike të vendit, por edhe në veçanti skemat e pensioneve në Shqipëri”, tha ai.

Ai u shpreh për Euronews Albania se gjysma e parave që shpërndahen për pensionistët sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor, duke dëshmuar se skemat aktuale nuk janë efektive.

“Kjo është arsyeja, që në mënyrë të vazhdueshme, përveç fondeve që sigurohen nga kontributet, pothuajse gjysmat e parave që shpërndahen për pensionistët janë nga taksat që sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor”, theksoi Xhepa.



Eksperti thotë se skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme, ndërsa këtë e lidh edhe me faktorët demografikë dhe me tkurrjen e tregut të punës.

“Vitin e kaluar qeveria shqiptare ka alokuar 15 miliardë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore për të mbuluar pagesat e pensioneve. Nëse ne vazhdojmë më këto ritme, duke marrë parasysh edhe trendet demokratike të përkeqësuar, që nënkuptojnë një ndryshim të raporteve midis kontribuuesve në sistem dhe përfituesve, pra plakja e popullsisë në vazhdimësi dhe tkurrja e tregut të punës, sigurisht që skema e pensioneve në Shqipëri do thosha është tmerrësisht e paqëndrueshme”, shtoi Xhepa.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  E uruan me mesazh të kopjuar/ Andi Bejtja nuk përmbahet: Na ç… b…..

Sipas tij, reformat që janë bërë vitet e fundit përkatësisht; rritja e moshës së pensioneve dhe shtimi i vlerës së kontributeve nuk kanë arritur dot të përmirësojnë skemën e pensioneve. Bazuar në këto tregues, z. Xhepa thotë se tani është koha të aplikohen reforma të tjera.

“Reformat që janë bërë gjatë viteve të fundit, pra zgjatja e moshës së pensionit, rritja e barrës së kontributeve nuk do të arrijnë dot ta shëndoshin skemën e pensioneve. Nevoja për të menduar për reforma të tjera është më se e nevojshme se kurrë. Me rritjen e pagave dhe pensioneve nuk është punuar në mënyrë serioze”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pensionet e ulëta, 15-17 mijë lekë në muaj janë të pamjaftueshme

Publikuar

-

Nga

Nga data 1 prill, pensionet janë kompensuar me 2.7%, përfshirë atë bazë, social, të pleqërisë dhe të gjithë pagesat që marrin personat me status të veçantë.

Mbi 680 mijë persona përfitojnë një rritje me 390 lekë në muaj pensionin minimal dhe me 780 lekë pensionin maksimal.

Sot një pensionist merr mesatarisht 15 mijë lekë në muaj. Ata thonë se kaq para nuk u mjaftojnë as për nevojat më bazike.

“Ku dalin 150 mijë. Presim pensionin tjetër”, shprehet një i moshuar.

Disa prej tyre ironizojnë me rritjen duke thënë se tani u teprojnë të japin dhe hua.

LEXO EDHE:  “34 mijë mësues janë braktisur”/ Vokshi: Qeveria po u vjedh orët shtesë

LEXO EDHE:  Reportazh- Art në mur/ Njihuni me të riun korçar që po frymëzon të rinjtë me pikturat 3D



“Aq shumë sa është rritur pensioni, saqë vijnë njerëz i japim lekë, i themi na se kemi shumë, na kanë kënaqur”, thotë një pensionist.

Një i moshuar thotë se vetëm për ilaçe shpenzon 10 mijë lekë, pa llogaritur faturat e energjisë elektrike dhe ujin apo ushqimet.

“Po të bësh llogari të gjithë këto të paktën vejnë 30-40 mijë lekë”, thotë i moshuari.

Shumë prej të moshuarve shprehen se u vijnë në ndihmë fëmijët për të përballuar shpenzimet.

“Mua më mban djali, se unë marr ilaçe”, thotë një grua e moshuar./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthesë e papritur e motit/ Temperaturat ulen ndjeshëm

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Moti i qëndrueshëm do të sjellin në orët e para të ditës kthjellime dhe vranësira të pakta përgjatë zonës Lindore.

Ndërsa mesdita dhe orët vijuese i bëjnë vranësirat më të dukshme duke krijuar momente me pika shiu në zonat malore. POR mbrëmja largon gradualisht vranësirat e shumta.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

LEXO EDHE:  PD nis votimin e kandidatëve për deputetë/ Ibsen Elezi thirrje demokratëve: Skandal! Refuzoni procesin

LEXO EDHE:  "Jemi të kënaqur me zgjedhjet"/ Ambasadorja e SHBA: Problemet do trajtohen

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi  Verior – Verilindor duke krijuar ne brigjet e jonit dallgëzim 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE