LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

7 Mars 2021, 21:52, Politikë CNA
Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur mbrëmjen e sotme për partinë G99, që lindi nga lëvizja Mjaft.

Veliaj e cilësoi G99-ën si dështim spektakolar, ndërsa tregoi se partinë e quajti G99 pasi ishin 100 veta dhe njëri prej tyre mungoi.

Socialisti deklaroi në emisionin ?Dola te Ola? se për të ia vlen si eksperiencë pavarësisht se provoi dështimin.

?Pata dështim spektakolar. Ishte grupi nismëtar me 100 veta, mungoi njëri.

Për sa kohë flasim, edhe të jetë temë bisede është ok. Po mos e kisha provuar dështimin, besoj se jeta është lart e poshtë. Tani që e mendoj, përveç përqindjen modeste dhe një mandati në Berat. Për mua ishte supereksperiencë. Në ditët e mira të duan të gjithë. Në ditë të këqija njeh shokët.

E dyta, zbulon sa i fortë jetë vetë. O kalon në depresion, ose thua është super eksperiecë. Fitova mijëra miq në gjithë shqipërinë. Ishte listë disa mujore. E di ekzaktësisht kur grupi është i vogël, duhet të bësh qeliza kudo. Duhet shijuar si eksperiencë. Si minimum do krijosh forcën e vetes. Ka të ngjashëm? Ka zogj më të njëjtat pupla thonë amerikanët? Eksperiencë fantastike?, theksoi kryebashkiaku i Tiranës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga