Sport
Trajnerët surprizojnë me titullarët, ja formacionet zyrtare të 2 sfidave të Superligës

Kastrioti-Tirana dhe Bylisi-Teuta janë dy duelet e para ta javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Ndeshjet nisin në orën 13:00 dhe tashmë janë mësuar edhe rreshtimet e skuadrave. Kastrioti ka disa mungesa dhe trajneri Ndreu ka vendosur të zhvendosë në mesfushë Silvestër Shkallën, kurse Rami luan në të majtë të prapavijës.
Devid në sulm mbështetet nga Bardhi dhe Rezi. Batha nuk ia ka dalë te Tirana, ndërkohë që as Najdovksi nuk është gati. Titullar luan Gyamfi në mesfushë, ndërkohë që në treshen e qendrës është përfshirë edhe Halili. Në sulm Vayrynen mbështetet nga Seferi.
Në Ballsh vendasit vijnë sërish me ndryshime, teksa rikthehen nga fillimi Ymeralilaj dhe Ntephe. Te Teuta ka një ndryshim, me Plakun titullar për t’i dhënë më shumë fantazi durrsakëve në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar.
BYLIS-TEUTA
BYLISI: Qirko, Hadroj, Janku, Stojanovic, Lorran, Ymeralilaj, Nebihu, Anthony, Ndreca, Mehmetllari. Trajner: Veljko Dovedan
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, E. Vila, Plaku, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
KASTRIOTI-TIRANA
KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Zhivanaj, Çela, Rami, Shkalla, Nuriu, Mehmeti, Bardhi, Rezi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu.
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Toli, Halili, Çelhaka, Gyamfi, Ismajlgeci, Seferi, Vayrynen. Trajner: Orges Shehi