Showbizz
Rrëfehet Tea/ Nga historia me Beartin tek marrëdhënia që ka me Andin pas daljes nga emisioni

Tea Trifoni është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të momentit. Ish konkurrentja e “Përputhen” ka qenë mbrëmjen e kaluar e ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ku ka rrëfyer historinë e saj me Beratin si dhe ka treguar se çfarë marrëdhënie ruan sot me Andin Shehin, ish konkurrentin e Përputhen, me të cilin bëri lojën dhe dolën çift nga emisioni.
Ajo është shprehur se historia e dashurisë me Beartin ka nisur që në momentin që ai është larguar nga emisioni dhe për këtë të gjithë e dinin.
“Thonë që çudia më e madhe tri dit zgjat, por kjo e imja zgjati për 3 javë. Historia ime dhe e Beartit nisi pasi ai u largua nga programi dhe të gjithë e dinin këtë gjë, madje dhe vetë produksioni’, thotë Tea.
Ndërsa përsa i përket marrëdhënies që ka sot me Andin ajo është shprehur: “Andi është një mik i mirë i imi, asgjë më shumë. Publiku i gjerë kishte krijuar imazhin e tyre për mua, por unë nuk mund të zgjedh dashurinë e jetës sime në bazë të mendimeve të tyre. Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem”, shprehet më tej Tea./ CNA.al