Connect with Us

Rouhani: Irani i gatshëm të marrë masa menjëherë, nëse SHBA heq sanksionet

Bota

Rouhani: Irani i gatshëm të marrë masa menjëherë, nëse SHBA heq sanksionet

Publikuar

-

Rouhani: Irani i gatshëm të marrë masa menjëherë, nëse SHBA heq sanksionet

Irani ka bërë të ditur se është gati të ndërmarrë hapa për të përmbushur kushtet e parashikuara në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, sapo Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet ekonomike ndaj vendit.

Irani është i gatshëm të ndërmarrë menjëherë masa shpërblyese bazuar tek marrëveshja bërthamore e të përmbushë angazhimet e tij menjëherë sapo të hiqen sanksionet e paligjshme amerikane dhe pasi SHBA-ja të braktisë politikën e kërcënimeve e të presionit“, tha Presidenti iranian Hassan Rouhani më 7 mars.

Zoti Rohani i bëri komentet gjatë një takimi në Teheran me Ministrin e Jashtëm irlandez Simon Coveney, mes përpjekjesh diplomatike për të ringjallur marrëveshjen e rëndësishme bërthamore. Irlanda nuk është palë në marrëveshje, por Dublini ka rolin e lehtësuesit në zbatimin e marrëveshjes.

Zoti Rohani kritikoi vendet evropiane nënshkruese të marrëveshjes, sikurse Britania, Franca dhe Gjermania, për atë që ai tha se ishte mosveprim i tyre në angazhimet ndaj marrëveshjes. Ai tha se Irani “është pala e vetme që ka paguar një çmim për të”.

Presidenti amerikan Joe Biden ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të ringjallur marrëveshjen, por këmbëngul që Irani fillimisht t’u kthehet të gjitha detyrime të tij bërthamore bazuar tek ajo.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët përgatiten për debatin e parë

Ish-Presidenti Donald Trump morri vendim për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja që synonte të kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit nga sanksionet.

Administrata Trump argumentoi se marrëveshja nuk arrinte t’i jepte zgjidhje programit të raketave balistike të Iranit ose mbështetjes nga ana e Teheranit të grupet rajonale që Uashingtoni i konsideron terroristë.

Pas tërheqjes në 2018, Shtetet e Bashkuara vendosën sërish sanksionet ndaj Teheranit. Si përgjigje Irani, gradualisht dhe publikisht braktisi kufijtë e përcaktuara në marrëveshje për zhvillimin e programit të tij bërthamor./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë në Gjakovë/ Humbin jetën tre persona, dyshohet se janë shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona. Sipas mediave kosovare, dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane shkuar ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca , zjarrëfikser , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, thotë zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Shkalla e infeksioneve me COVID-19 në botë drejt rekordeve të reja

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se rastet e reja me COVID-19 po rriten globalisht në nivele shqetësuese. Infeksionet po dyfishohen çdo javë me një ritëm që po i afrohet nivelit më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

OBSH-ja tha se gjatë javës së kaluar u shënuan 541.960 raste të reja.

Në një konferencë virtuale në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet që kishin shmangur deri tani infeksione në shkallë të gjerë, tani po përballen me ritme të larta të përhapjes së sëmundjes.

Ai solli si shembull rastin e Papua Guineas së Re, e cila deri në fillim të këtij viti kishte raportuar më pak se 900 raste me COVID-19 dhe vetëm nëntë vdekje, ndërsa tani ka raportuar më shumë se 9,300 raste dhe 82 vdekje.

Zoti Tedros tha se megjithëse ky është një numër i vogël në krahasim me vendet e tjera, shkalla dramatike e shtimit të infeksioneve të reja e shqetëson OBSH-në për potencialin e një epidemie më të madhe në Papua Guinenë e Re. Ai tha se në fund të muajit të kaluar OBSH-ja filloi shpërndarjen e vaksinave në këtë vend dhe këtë javë kanë mbërritur në vend tre ekipe mjekësore për situatat urgjente nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

LEXO EDHE:  Stalini dhe Hitleri, Putin dhe Xi: Si duhet të sillemi me djemtë e këqij?

LEXO EDHE:  Nxehen keq gjakrat/Retorikë e ashpër SHBA-Koreja e Veriut

Shefi i OBSH-së tha se Papua Guinea e Re është një shembull i shkëlqyer se pse barazia në qasje tek vaksinat është kaq e rëndësishme.

Zoti Tedros tha se ky vend është mbështetur për të siguruar vaksinat tek dhurimi i dozave nga Australia dhe programi COVAX i mbështetur nga OBSH-ja. Deri më sot, COVAX-i ka dërguar rreth 40 milionë doza në më shumë se 100 vende të botës, ose të mjaftueshme për të imunizuar rreth 0.25% të popullsisë globale./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ “Zgjidhja e krizës politike, jo marrëveshje kulisash”

LEXO EDHE:  Joe Biden, angazhim të fortë ndaj NATO-s dhe respekt për aleatët

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE