Sport
Renditja provizore/ Skënderbeu lë fundin e tabelës, Partizani humbet shansin për kryesimin

U luajtën sot 3 nga ndeshjet e javës së 23-të në Kategorinë Superiore. Skënderbeu surprizoi Partizanin në “Elbasan Arena”, duke e mposhtur me rezultatin 0-1.
Zhgënjim total për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët pas barazimit ndaj Apolonisë, regjistruan një tjetër rezultat negativ, duke iu dhënë shansin rivalëve të Vllaznisë dhe Laçit, që në rast fitore ditën e nesërme të shkëputen.
Ky ishte triumfi i parë i Migen Memellit në drejtimin e korçarëve. Një fitore që ndez shpresën për mbijetesë për skuadrën korçare.
Renditja provizore: