Politikë
Nesër afati i fundit për listat/ Kim ultimatum partive politike: Kandidatët duhet të jenë të pastër

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dalë me një reagim publik një ditë para afatit të fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve.
Në një mesazh drejtuar partive politike në Shqipëri, Kim u kërkon liderëve që në listë të mos përfshijnë persona me probleme, por figura të pastra.
“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht e qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet shqiptare dhe emërtimet nga Sekretar i Shtetit (referuar personave të futur në listën e zezë).
Shqiptarët më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendime të vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike për shqiptarët.
Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë’ mbyllet mesazhi./CNA.al