Connect with Us

“Në Kuvend mos ketë më biznesmenë”/ Meta: Personat me integritet të jenë pjesë e listës

Politikë

“Në Kuvend mos ketë më biznesmenë”/ Meta: Personat me integritet të jenë pjesë e listës

Publikuar

-

“Në Kuvend mos ketë më biznesmenë”/ Meta: Personat me integritet të jenë pjesë e listës

Presidenti Ilir Meta foli nga Korça për zgjedhjet e 25 prillit, teksa iu bëri thirrje krerëve të partive politike që të fusin në lista figura të pastra dhe me integritet.

I pyetur nga gazetarët lidhur me largimin e disa figurave të PS dhe zëvendësimin e tyre me inxhinieren Luljeta Bozo apo shefen e Infektivit, Najada Çomo, Meta u përgjigj se nuk ka asnjë koment, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të përfaqësohen nga ësues e pedagog dhe jo nga biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë parti vetëm kam një lutje, ju lutem sa më shumë pedagoge e pedagogë, sa më shumë të rinj të arsimuar, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e Shqipërisë.

Jo se kam diçka me biznesmenët, por është e rëndësishme të kemi në Kuvend njerëz me integritet. Nuk dua të hyj në emra, s’më intereson asnjë parti. Sa më shumë figura të ndritura dhe me integritet, në mënyrë që gjithë shoqëria të përfaqësohet siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Janë zgjedhje shumë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme, sepse janë kryekushti për integrimin. Do ta kalojmë me hir a me pahir në kuptimin më të mirë të kësaj fjale”, tha Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dezertimet nga LSI/ Pendavinji: PS është e hapur për të gjithë

Publikuar

-

Nga

Dezertimet nga LSI/ Pendavinji: PS është e hapur për të gjithë

Lëvizja Socialiste për Integrim çdo ditë e më shumë po vjen drejt degradimit dhe anëtarët e saj po i bashkohen Partisë Socialiste. Largimi i radhës ka ndodhur në Korçë pak ditë më parë, gjatë vizitës, së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI në Korçë, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Në një intervistë për CNA.al, kandidati i tretë në listën e Korçës  Ilirjan Pendavinji i pyetur nëse LSI po shkon drejt shkrirjes u shpreh se PS është një parti e hapur për të gjithë ata që e duan Shqipërinë.

Hapja e Partisë Socialiste është një procesi vizionar, që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Jo më larg se sa para 1 javë në Partinë Socialiste të bashkisë Maliq, tek Pylli i Fazanëve në një nga perlat e bashkisë Maliq, janë shpërndarë 100 karta anëtarësie, të cilat janë dëshmi e pastër e ftesës, që ne i bëjmë jo vetëm miqve tanë nga partitë e tjera, por edhe të rinjve, grave dhe vajzave si dhe të gjithë profesionistëve të rinj dhe të vjetër që e duan Shqipërinë”, tha Pendavinji.

Sa i takon fenomentit të shit-blerjes së votës, kandidati i PS shtoi se në qarkun e Korçës një gjë e tillë nuk ekziston.

Personalisht mendoj që shitblerja e votës është një fenomen negativ i të shkuarës në qarkun Korçë. Në raste të rralla mund të ekzistojë ende, por asnjëherë një fenomen i jetësuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ilirjan Pendavinji, në fund u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e vendit dhe numrin 12.

Mesazhi im për qytetarët përkon me një apel për të ardhmen.

“Votoni për veten, për stabilitetin e jetës tuaj, për Shqipërinë dhe të ardhmen, votoni për PS, Nr. 12”!

ShqipëriaeArdhmjaJonë

ShqipëriaNukNdalet

SkaKohëPërPushim”, u shpreh Ilirjan Pendavinji për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ilir poshtë, Saliu lart”/ Rama ironizon fushatën e PD dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër ka treguar një bashkëbisedim me një fallxhore, para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ka komentuar edhe me ironi numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit.

Sipas Ramës numri 69 është numri i djallit. Më tej, kryeministri shprehet se kush voton këto numra derrin maç kanë ku ish-kryeministri Sali Berisha është lart dhe Presidenti Iliri Meta është poshtë.

“Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke.

More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po ç’lidhje ka shorti.

Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Saliu lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shit-blerja e votave/ Këllçi: Ja kompania që shpërndan ushqime për fushatën e PS

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati për demokrat i Partisë socialiste, Belind Këlliçi, ka denoncuar një kompani që sipas tij shpërndan ushqime për fushatën e Partisë Socialiste.

Më tej, në një postim në rrjetet sociale Këlliçi ka treguar kompaninë që shpërndan ushqime në këmbim të kontratave nga Rilindja.

“Politika e barkut bosh! Shpigel Glass, kompania që po shpërndan ushqime për fushatën e PS, në këmbim të kontratave nga Rilindja. Me një dorë të japin kafshatën e mjerimit, me tjetrën të vjedhin të ardhmen.”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE